VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NOCIONI 'ISLAMI TRADICIONAL'Nga OSMAN MUSLIU

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NOCIONI 'ISLAMI TRADICIONAL'
Nga OSMAN MUSLIU

E Mërkurë, 01.07.2015, 10:40am (GMT+1)



Islami tradicional është një term që kohëve te fundit aq shumë është duke u përdorur saqë tek një pjesë e opinionit është formuar një hamendje se çka në të vërtetë është Islam tradicional. Si një njeri që vazhdimisht kam bërë thirrje në praktikimin e Islamit tradicional ndjej nevojën që për opinionin edhe njëherë të shpjegoj me gjerësisht atë se çka unë në fakt kuptoj me nocionin "Islam tradicional". Për arsye se, disa në njërën anë, të cilët mundohen të na shesin mend e të na tregojnë se Islami është një, e s`ka diçka që quhet tradicional, ndërsa në anën tjetër ka disa të tjerë të cilët ketë term e përdorin për arritjen e interesave dhe qëllimeve të tyre, vetëm atëherë kur atyre u hyn në punë për ruajtjen pozicioneve të tyre udhëheqëse karshi rrymave ideologjike të huaja fetare, të instaluara së fundi në vendin tonë. Mirëpo, unë do të vazhdojë të mbrojë një qëndrim, të cilin e kam praktikuar gjatë jetës sime sipas modelit të prijësve të mi fetar dhe atdhetar, prandaj, edhe dua te them se jam përgjegjës vetëm për atë se çka them dhe jo për atë se çka kuptojnë apo donë të kuptojnë të tjerët me fjalët e mia.

Ne si mysliman besojmë se Islami si fe është një mesazh i shpallur nga Zoti tek njerëzit përmes të dërguarve të Tij, për t`i nxjerr nga errësira në dritë dhe për t`i udhëzuar për një jetë të lumtur si ne këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Kështu që sipas besimit tonë, Islami është fe e cila ekziston që nga njeriu i parë e do të vazhdoje deri në Ditën e Kiametit. Pra ata që besojnë se, Islami është fe që fillon me Muhammedin a.s e kanë kuptuar ne menyre te manget kete fe. Sepse kjo fe fillon me krijimin e Ademit a.s dhe është kompletuar apo plotësuar me ardhjen e Muhammedit a.s. Ndërsa pas ardhjes se Muhammedit a.s ne jemi të thirrur që t`a pasojmë librin e shpallur Kur`anin si dhe rrugën dhe mësimet e Tij. Nëse e shohim nga kjo perspektive, atëherë mund te themi se Islami është një fe, e cila ka një vazhdueshmëri dhe proces të zhvillimit, që nga njeriu i parë e deri tek ai i fundit. Pra është një fe tradicionale për njerëzimin.

Gjithashtu edhe brenda historisë së fesë Islame që i është shpallur Muhammedit a.s, shohim se është një ecuri dhe proces konstant që ka vazhduar me shekuj të tërë. Prej kohës së sahabeve ( shokëve të Pejgamberit a.s) e deri tek ditët tona është një vazhdueshmëri, e cila e ka përcjell këtë fe. Feja Islame ka ardhur deri në ditët tona përmes dijetarëve dhe mësimeve të tyre që i kanë përcjell tek gjeneratat, me munde e me sakrifica. Këta dijetare e këto mësime vazhdojnë te vijnë tek ne prej kohës së shokëve të Pejgamberit a.s, pastaj tek imamët e mëdhenj ( themeluesit e 4 shkollave juridike islame: Ä°mam Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu dhe Ahmed bin Hanbeli) dhe dijetarëve të tjerë të cilët pasuan rrugën e tyre. Ne kete menyre Ummeti i Muhammedit a.s u bashkua ne nje besim dhe praktike permes shkollave te ndryshme brenda vetes. Pra edhe pse kishte dallime ne mes shkollave, ato ishin dallime dytesore dhe jo ndikuese ne prishjen e unitetit te muslimaneve. Ngase edhe vet Pejgamberi a.s kishte keshilluar ummetin e tij se "ndryshimi i mendimeve ne ummetin tim eshte begati". Kështu ka vazhduar dijetar pas dijetari, gjeneratë pas gjenerate deri tek ditët tona. Kjo rruge neper librat dhe literaturen Islame njihet me emrin "˜Ehli Sunnet' ose thene ndryshe pasuesit e Sunnetit apo tradites se Pejgamberit a.s. Rruge kjo e cila bazohet ne Kur'anin dhe Sunnetin e Pejgamberit a.s dhe ndjek mesimet e dijetareve te cilet na mesuan per keto baza ne menyre te perpikte.

Sot ata te cilët dalin kundër Islamit tradicional apo kësaj vije të vazhdueshme për 14 shekuj, i shohim se brenda historisë se madhërishme te Islamit, i përmendin gjithsej vetëm 3 apo 4 dijetar. Një të shekullit të kaluar, një tjetër të shekullit 18-të e që e quajnë reformatore, një tjetër në shekullin 12 dhe kështu e plotësojnë atë ideologji të tyre të cilën e konsiderojnë " shpëtimtare" për myslimanët.
Kohëve të fundit, e sidomos pas luftës jemi dëshmitarë të ardhjes së shumë shoqatave "humanitare", të cilat përmes aktiviteteve të tyre shpërndajnë edhe ideologjitë e tyre si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, pa ndonjë dallim të theksuar. Ajo që më se shumti më ka shtyre të shprehem kundër këtyre aktiviteteve duke thëne se duhet t`a mbrojmë Islamin tradicional, kane qenë pikërisht këto përpjekje të vendeve të ndryshme për t`a ndryshuar atë vijën e praktikumit të Islamit, të cilën e kemi pasur për shekuj me radhë. Lufta mes Arabisë Saudite dhe Iranit për interesat e tyre në Lindjen e Mesme, po e shohim se deri në çfarë mase të dëmeve ka arritur. Se sa është e interesuar Arabia Saudite për Islam e në shërbim të tij, e kemi parë si ne qëndrimin e saj në Egjipt si ne Siri, duke financuar njerëz puçistë dhe organizata terroriste. Besoj se për këtë nuk ka shumë nevojë për fjalë. Gjithashtu, edhe ata te cilët e quajnë veten botë demokratike ende po qëndron më shumë si shikues përballe këtyre padrejtësive që zhvillohen atje se sa që po merr hapa konkret e të duhur.
E njëjta vlen edhe për Iranin i cili vetëm pse një kriminel si Beshar Esadi është i të njëjtit sekt me atë të Iranit është në gjendje t`a mbroj dhe përkrah në gjenocidin që po zhvillon mbi popullin e pafajshëm sirian. Këto lojëra interesi të cilat zhvillohen atje, janë duke u munduar të barten tek ne në Ballkan. Ngase siq po shohet disa shoqata Iraniane mbajne aktivitete ne Kosove dhe mundohen qe rinine tone ta drejtojne nga interesat dhe ideologjite e tyre. Une si imam e ndiej te nevojshme qe popullin dhe xhematin tone ta paralajmeroj per veprime dhe aktivitete qe i cilesoj si te rrezikshme per shoqerine tone. Ndoshta tash per tash keto aktivitete mund te duket si te parendesishme dhe jo te rrezikshme por ne nje afat me te gjate kam frike se Kosova mund te shendrrohet ne nje Irak te vogel.! Ne njeren ane gjithmone kam terhequr verejtjen kunder vehabizmit dhe rrezikut qe mund te na kanos si shoqeri, por ne anen tjeter asesi nuk mund ta neglizhojme edhe rrezikun tjeter te instalimit te ideologjise Iraniane tek ne. Sa eshte i rrezikshem vehabizmi po aq e rrezikshme eshte edhe kjo ideologji. Per arsye se asnjera prej ketyre nuk eshte vendore dhe nuk e dijme se çka do na sjellin ne te ardhmen. Madje ne nje afat me te gjate mund te na shpjere ne nje vllavrasje e qe nuk e deshirojme nje gje te tille.

Kjo është edhe arsye pse gjithmonë isha kundër këtyre interesave të ndryshme, që më se paku janë në dobinë tonë. Prandaj edhe sot jam kundër çdo lëvizje apo ideologjie, e cila është e financuar nga qarqe të caktuara, e që mundohen të na instalohen në vendet tona dhe të na shkaktojnë probleme në jetën tonë fetare. Dihet mirëfilli për financimin e disa njerëzve madje edhe prijësve fetar, si nga ana e Arabisë Saudite ashtu edhe nga ana e Iranit. Njëra duke u munduar ta përhapë ideologjinë e saj vehabiste e tjetra me ambicie te përhapjes së ideologjise Iraniane në trojet tona. Asnjëra prej këtyre nuk është e dobishme për ne, dhe secilën prej tyre do t`a mohojë deri ne fund, sepse besojë thellësisht, por edhe koha do të tregojë se asnjëra e as tjetra nuk janë për të mirën e popullit dhe fesë së cilës ne i besojmë kaq shumë shekuj me radhë.

Një faktor ndoshta edhe kryesore qe ka ndikuar ne rritjen e ndikimit te këtyrelëvizjeve dhe organizatave është edhe fakti se krerët e Bashkësisë Islame nuk kane pasur një plan te duhur për parandalimin e këtyre dukurive. Pike se pari ata nuk kane plane dhe projekte për organizimin e jetës fetare ne Kosove. Sot kreu i BIK-ut nuk është ne gjendje qe ne disa periudha kohore te mbaje se paku disa seminare për trajnim apovetëdijesimin e imamëve apo punëtoreve te tij. Mos te përmendimpër problemet e tjera siç e kemi edukimin e rinise sonë, parandalimin e dukurive negative morale, diskriminim i femrës shqiptare qe ajo trashëgon prone te prindi dhe te bashkëshorti mehrin qe 14 shekuj sipas Kuranit,ndërsa besimtaret tanë nuk ua njohin ketë te drejt Kuranore.Gjithashtu pengimin e vajzave qe te shkojnë ne shkollë apo punë shtetërore për shkak te shamisë etj. Këto gjera as qe vijnë ne shprehje te ketëdiçka konkrete për zgjidhjen këtyre problemeve te shoqërisësonë. Këtafaktorë kane ndikuar qe te kenëhapësirenjerëz dhe shoqata qe nuk ua dimëqëllimet dhe te instalojnë mendime te dëmshmetek rinia shqiptare. Madje e dimë edhe bashkëpunimin qe ka myftiu me disa prej imamëve vehabiste dhe sjellja e tyre ne pozita vendimmarrëse brenda Bashkësisë Islame. Gjithashtu edhe parregullsitë dhe dallaveret qe ekzistojnë tek krerët e BIK-ut ka bere qe ata te mos kenënjëqëndrim dhe ti kenëkërkesat e tyre te qarta përmbrojtjen e te drejtavete muslimaneve tek politikanet apo udhëheqësit e vendit. Mirëpo jo nga emisionet televizive por me nje këmbëngulje ashtu siç i ka hije njëudhëheqësi fetare te një shteti me shumice muslimane. Pasiqe siçthotë edhe populli se kur ta zënë bishtin me dere nuk mund te lëvizesh ashtu siçdëshiron.

Ne duhet ta mbrojmë praktikumin e Islamit tonë tradicional, por në të njëjtën kohë ketë qëndrim mendoj se duhet t`a kemi edhe ne sferat tjera të jetës tonë. Si popull të vazhdojmë t`i mbrojmë edhe vlerat tona kulturore dhe kombëtare. Aq sa duhet të jemi për Islamin tradicional po aq duhet të jemi edhe për një politike tradicionale. Një politik e cila ka prioritet mbrojtjen e vlerave të popullit, që punon për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe morale të popullit, dhe jo një politikë e cila e ka mendjen vetëm tek mbushja e xhepave në kurriz të tjerëve.

Disa politikan për t`i mbuluar gabimet dhe maskarallëqet e veta, shpeshherë e përdorin edhe termin Islam tradicional, sipas tekave dhe dëshirave të tyre.

Mendojë se është dyfytyrësi nëse në njërën anë thërret për Islam tradicional, ndërsa në anën tjetër ke një politik që është e mbushur me korrupsion dhe padrejtësi. Si qytetare i Kosovës do të doja të kemi një politik, e cila ka një qëndrim të përhershëm në favor të popullit të saj, dhe jo të jetë gjithmonë servile e të tjerëve. Një politike e cila me vlerat dhe kulturën e popullit te vet krenohet dhe nuk ka aspak turp te tregon se është i tillë. Nëse dikush prej politikaneve dëshiron që të flas për Islam tradicional atëherë duhet te mendoje mire këto pika dhe pastaj te merr guximin te flas diçka rreth Islamit.

Gjithashtu edhe sferat e tjera te jetës duhet te kthehen në vlerat tona fetare e kombëtare. Si arti, muzika etj. Sot jetojmë në një Kosove ku arti dhe muzika janë shndërruar në një sferë ku shfryhen epshet shtazarake të njerëzve dhe me se paku prodhohet art. Sot muzika është kthyer një gjë e cila nuk dëgjohet por shikohet! Kemi një "art" i cili i ka humbur të gjitha vlerat morale dhe njerëzore. Mjafton ta shikosh një skeç humoristi apo emision televiziv dhe t`a shohësh se a promovohet arti dhe vetëdijesimi i shoqërisë apo zhveshja shtazarake dhe imoraliteti. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e edukimit, spitalet dhe te gjitha sferat e tjera që iu bien ndërmend.

Te gjithë këta faktorë ne te gjitha sferat e jetës kane bërë qe ne si popull të largohemi nga vlerat tona edhe fetare edhe kombëtare, dhe tashme jemi ne një krizë të thellë si ekonomike ashtu edhe morale. Bëjë thirrje qe ti kthehemi vlerave tona dhe te largohemi nga këto devijime qe po na shkaktojnë dëme si popull. Tribuna
OSMAN MUSLIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Le Journal de Dimanche - SHQIPËRIA NË NJË UDHËKRYQ HISTORIK, 1913 (01.06.2015)
REZISTENCA E KASTERCIT KUNDËR HORDHIVE SERBE NË JANAR TË VITIT 1913Nga FADIL BYTYÇI (01.05.2015)
ELVI SIDHERI INTERVISTON FRITZ RADOVANIN (01.04.2015)
LETRA E INFERMIERS BETI DREJTUAR EDI RAMËS (01.02.2015)
NUMËR FESTIV I GAZETËS 'NIKAJ-MËRTUR'Nga MURAT GECAJ (01.02.2015)
SOPRANOJA MITROVICARE ME TË CILËN MBURRET OPERA GJERMANE (01.01.2015)
ARTISTËT QË U NDANË NGA JETA MË 2014 (12.30.2014)
ME KË TË QESHIM, ME VETEN APO ME POLITIKANËT TANË!Nga LEKË MIRAKAJ, New York (12.27.2014)
'BILD' SHPALL SHKODRAN MUSTAFIN FITUES TË VITIT 2014! (12.26.2014)
FLAMURI SHQIPTAR SI TEME NE DISA VEPRA TE RILINDJES EVROPIANE…Nga ILIR SECI (12.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]