VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HARRESANga GRIGOR NOSI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HARRESA
Nga GRIGOR NOSI

E Shtunë, 01.10.2015, 10:01am (GMT+1)



Harresa
 

Nuk do të shkruaja për atë kohë të zezë, sepse tashmë arkitektët e Holokaustit Kuq jo vetëm që nuk u dënuan, por me mburrje drejtojnë jetën politike të vendit. Duke lexuar një shkrim për jetën e disidentit Klement Islami, thellë në shpirt më zgjoi zëri vajtues i një vajze të re nga Durrësi që më lutej, "Doktor do të ma prisni këmbën? Të lutem doktor shëromë se jam vajzë e re"!
Ishte viti 1977, kur unë u caktova të punoj në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit si mjek stazhjer. Spitali Kirurgjik sapo ishte ndërtuar dhe pranë tij ndodhej Spitali Psikiatrik i Elbasanit. Dy ndërtesat e mëdha ndaheshin nga njëra-tjetra me një hendek të cekët dhe aty-këtu me gardh të shembur për tokë. Për Spitalin Psikiatrik flitej nën zë se shërbente edhe si vend izolimi për individe të veçantë, kundërshtarë të regjimit. Fjalët kishin qarkulluar se mjekë të përzgjedhur nga sigurimi i shtetit abuzonin me dashje me këta pacientë që fati i kishte mbyllur pa dëshirën e tyre atje në atë ferr.
"Si ju quajnë"? e pyeta vajzën e re që qante me dënesë nga dhimbja. Me një zë, i cili dilte i fragmentuar dhe ngashërues më tha, "Zana, Zana Dhroso". "Shtrije këmbën"! i thashë dhe fillova t'i prek gjurin e fryrë dhe të skuqur nga infeksioni. Sa herë që unë takoja në të, vajza kafshonte fort buzët e thara dhe të coptuara në mes nga medikamentet e shumta që kishte marrë. "Do të durosh pak"! i thashë dhe pasi i injektova anastezinë lokale e hapa plagën dhe futa fitilat për të kulluar infeksionin masiv që ishte mbledhur rreth gjurit. Kur mbarova së pastruari plagën masive një zë i mekur dhe lutës me tha, "Doktor do të ma prisni këmbën?... Të lutem mos ma prisni... jam vazë e re. Është e dyta herë që më bëjnë apses". "Jo", i thashë "do të shërohesh". Duart e brishta me gishtat elegantë e të gjatë shtrënguan fort duart e mija në shenjë mirënjohje.
Mjekët e vjetër e dinin se çfarë e shkaktonte atë lloj apsesi masiz edhe unë e kisha dëgjuar që pacientëve të sjellur me vendim gjyqi i injektonin rrëshirë pishe me qellim që t'i paralizonin dhe kështu të mos kishin mundësi të largoheshin nga spitali burg. Mua nuk më ishte dhënë rasti të shikoja nga afër apo të kuroja një të tillë, keshtu i trazuar thellë në shpirt ia tregova babait, doktor Stiliano Nosit, i cili ma pohoji me dhimbje. Ai e njihte babanë e Zanës, doktor Dhroson e më këshilloi të kujdesesha në veçanti për të dhe unë ashtu bëra, e kurova edhe pasi ajo u kthye në Spitalin Psikiatrik.
Ndërsa po kaloja shtegun që ndante dy spitalet për të bërë viziten e radhës ndesha me Zanën dhe babanë e saj të ulur në stolin e vetëm që ndodhej me pamje nga udha. Doktor Dhroso, një burrë fisnik i thyer nga mosha dhe dhimbja për të bijën, me zë të butë e lutës me mbuloi me urata për kujdesin që kisha treguar ndaj vajzës tij. Sytë i përloteshin herë pas here ndërsa fërkonte duart e Zanës që dridheshin pa kontroll. Impresioni i dy fatkeqëve më shtyu të mësoj përse e kishin mbyllur në atë spital burg vajzën e re nga Durrësi.
***
Në gjimnaz kishte ndodhur një njgjarje që nuk ishte dëgjuar më pare në Durrës. Një nxënëse kishte hequr nga muri portretin e përbindëshit E. Hoxha dhe e kishte përplasur në çimenton e klasës duke e bërë copë-copë në prani të nxënësve. Vajza heroinë, që postkomunizmi e ka lënë në harresë ishte Zana Dhroso ...
--

Amnesia

By Grigor Nosi

 

I would not choose to write on dark, communist, times, as long as the architects of the Red Holocaust are not yet punished. Moreover, they arrogantly run the country's politics today. But, as I was reading an article on the life of dissident Klement Islami, the lamenting voice of a young lady from Durres came from deep inside my soul and woke me up from this mindset. She was pleading, "Doctor, will you have to amputate my leg? Please doctor, heal me! I am still young!"  
It was 1977, and I was assigned to work at the General Surgery Hospital in Elbasan, Albania as a medical practitioner. The hospital was recently built, and it neighbored the Elbasan Psychiatric Hospital. A shallow ditch and a partially collapsed fence divided the two, huge, buildings. People spoke of the hospital with a secretive undertone and referred to it as a place of isolation for selected individuals, enemies of the regime. The word was out that the State Security had cherry-picked doctors to intentionally abuse the patients who were incarcerated in that Hell against their will.
"What is your name?" I asked the young lady who was uncontrollably crying in pain. In a broken voice, she somberly said, "Zana, Zana Dhroso." "Stretch out your leg," I told her, and I began to probe her red, swollen, and infected knee. Each time I touched it, she bit her lips, dry and split down the middle due to the various medications she was taking. "Stay strong," I said. After I injected a local anesthesia, I opened the wound and pressed gauze onto it to drain the massive infection, which had spread all over her knee. Just as I finished cleaning the huge wound, a weak voice pleaded, "Doctor, are you going to amputate my leg? Please, do not cut it off! I am young! It's the second time I have had abscessed wounds." "No," I told her. "Your leg will heal." Her fragile, long, elegant, fingers tightened around my hands as a sign of gratitude.
The senior doctors knew what caused those huge abscessed wounds. I heard that patients brought to the hospital on court order, were injected with pine resin. The injection aimed to paralyze them and ensure they were unable to flee from the prison hospital. I had not previously received the chance to see a case up close or to treat it. I was then, deeply troubled, and I told my father Doctor Stiliano Nosi. He sadly confirmed the practice. He was also an acquaintance of Zana's father, Doctor Dhroso. My father advised me to especially care for her, and I did. I treated her even after she was sent back to the Psychiatric Hospital.
One day on my hospital rounds, I crossed the path separating the two hospitals, and I saw Zana and her father sitting on the only bench facing the street. Doctor Dhroso, a nobleman worn down by age and agony for his daughter, addressed me in a soft, pleading voice. He showered me with blessings to show his gratitude for his daughter's medical treatment. His eyes frequently welled up while he patted Zana's hands that were shaking uncontrollably. Moved by the image the two, poor creatures left on me, I searched to find out why the young lady from Durres was incarcerated in a psychiatric hospital.
***
At a high school in the city of Durres, a brave act occurred that was never heard before. A female student took down the portrait of the monstrous, communist, dictator Enver Hoxha, and she threw it onto the cement floor. The picture broke into pieces in front of all students. The heroic, young, lady, forgotten by the Post-Communist era, was Zana Dhroso.

Translated from The Albanian by Hilda Xhepa
Edited by Rebekah Roberts

GRIGOR NOSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
XHELIL GJONI - BERISHA, AZEMI E PASHKO SHKATËRRUAN ËNDËRRAT E STUDENTËVE, RAMIZI PUNOI ME TA (01.09.2015)
ROBERT QAFZEZI - U GODIT ZEMRA E PARISIT, M'U VRANË SHOKËT DHE MIQTË Artisti shqiptar që jeton prej 25 vitesh në Francë rrëfen ditën e tragjedisë. Simbolika e lagjes 11 dhe lidhjet me karikaturistët (01.08.2015)
HAPJA E DOSJEVE DO TË QETËSONTE SHUMË SHPIRTRANga ARTUR ZHEJI (01.07.2015)
NOCIONI 'ISLAMI TRADICIONAL'Nga OSMAN MUSLIU (01.07.2015)
Le Journal de Dimanche - SHQIPËRIA NË NJË UDHËKRYQ HISTORIK, 1913 (01.06.2015)
REZISTENCA E KASTERCIT KUNDËR HORDHIVE SERBE NË JANAR TË VITIT 1913Nga FADIL BYTYÇI (01.05.2015)
ELVI SIDHERI INTERVISTON FRITZ RADOVANIN (01.04.2015)
LETRA E INFERMIERS BETI DREJTUAR EDI RAMËS (01.02.2015)
NUMËR FESTIV I GAZETËS 'NIKAJ-MËRTUR'Nga MURAT GECAJ (01.02.2015)
SOPRANOJA MITROVICARE ME TË CILËN MBURRET OPERA GJERMANE (01.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]