VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

25 VJETORI I DEMOSTRATËS SË PARË ANTIKOMUNISTE NË SHKODËR
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Mërkurë, 01.14.2015, 09:33am (GMT1)



14 JANAR 1990 2015


14 JANAR...

â– Profesor Petro Fundo ka thanë për tiranin Enver Hoxha:

"Diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes!"

Kjo foto duhet të na zgjojë edhe natën për të na rikujtue atë tirani të pashoqe që ka
sundue dhe po vazhdon me robnue një Popull në Europë, që luftën për Liri asnjëherë
nuk e ka pushue por, edhe ka derdhë gjak ma shumë se asnjë shtet tjetër.

â– Ngjarjet e fundit të vitit 1989 në Rumani, ishin sinjali i zgjimit të pritshem në Shkoder!

Maska e hipokrizisë së Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, mbas prishjes marrveshjes
me Shtrausin e Gjermanisë tue kalue në prehen të Onekerit Gjermanisë Lindore, dhe të
gjitha perpjekjet e mëshefta me blokun komunist si dhe vendet islamike, kishin krijue
tek Shqiptarët bindjen se thanja e Don Lazer Shantojës në Janarin e vitit 1945, asht e
padiskutueshme që: "Të gjithë komunistët janë tradhëtarë!"

â– Vransinat e zakonshme të Janarit në Shkoder, nuk do të munden me pengue rrezet e
një "dielli" që kishte perëndue prej 46 vjetësh në Shqipninë e Gjergj Kastriotit. Rinia e
Shkodres Martire kishte vendosë me u vetsakrifikue për Liri dhe Demokraci, por në një
kah gati të harruem prej vitit 1945, kur kasapët e Jaltës e lane nën robninë komuniste të
shovenistëve sllav të Titos, me sherbëtorin e tij anadollak Enver Hoxha. Ishte pikërisht
kahu i Atyne Martirëve që thirrën që në 1911 në Deçiq, përkrah Dedë Gjo' Lulit të Hotit:

"Duem një Shqipni të Bashkueme!"... "E duem Shqipninë si gjithë Europa!"...

â– Ishte data 14 Janar 1990, kur Sheshi i Deshmorëve në qendren e qytetit Shkodres kishte që në orët e para të mengjesit disa mija vetë të rijë rreth monumentit të tiranit Stalin.

Fatkeqësisht, Partia e Punës e Ramiz Alisë, një fanatiku anadollak i pashoq, dhe pikrisht sëpse ishte i tillë pasoi Enver Hoxhën, me anën e sigurimit të shtetit kishte mërrijtë me shmangë nga kjo Protestë në heshtje, një zonë të madhe të qytetit ku perfshihej Parruca, Xhabijej, Perashi dhe Dudasi. Komunistët atje i kishin dhanë Protestës ngjyrë fetare.

Ata persona që mendoheshin organizatorë të Protestës një natë përpara u arrestuen nga vetë kriminelët zevendësministri i mbrendshëm Zylyftar Ramizi, dhe kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodres Çapajev Taçi, që vazhdonn me "zbatue" ligjin. U arrestuen shumë të rijë nder të cilët kujtoj: Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Nikolin Thana, Tonin Dema, Flamur Elbasani, Nikolin Pergjini, Klaudio
Daka, që mbasi u derguen në Tiranë ku, u masakruen barbarisht në hetuesi atje, me
urdhen të vetë ministrit mbrendshëm Simon Stefani, edhe u dënuen me shumë vite burg.

â– Në këte Demostratë të vertetë antikomuniste Ramiz Alia, u mundue me i dhanë edhe
botës së jashtme idenë e një organizimi nga Kleri Katolik që porsa ishte lirue nga burgu,
tue u mundue me fajsue edhe dy klerikët Don Simon Jubani, i njohun si antikomunist i
pathyeshem në burgun e Burrelit, si dhe Don Zef Simoni, i liruem nga burgu i Spaçit, ku
vite perpara e ekzekutuen katër Heroj në Revolten e atij kampi shfarosje. Kur tek Don
Simoni ka shkue një natë para Ndrekë Bazhdari me i kerkue me shkue në Demostratë,
Don Simoni i ka thanë: "Jo, mue nuk më lejohet që të vij se jam klerik dhe me që
demostrata apo protesta ka karakter politik unë nuk mund të marrë pjesë. Po të ishte se
do të protestojmë për lejimin e fesë, hapjen e kishave e objekteve të kultit, unë vij i pari
me Ju, dhe nuk kam asnji kundershtim". (Dishmi gojore nga Don S. Jubani)

Sigurisht, u bane dhe arrestime tjera si vllaznit Haxhi, Kol Margjini, Paulin Palushi, Mati
Prennushi, Leonard Kalaj, etj., që fatkeqësisht me emnat e tyne nuk mungojnë edhe
shumë emna vajzash të reja, që nuk po kujtohen nga askush per Heroizmin e Tyne:

"Pjesmarrës në Demostraten e Parë Antikomuniste me 14 Janar 1990, në Shkoder!"

â– Masat e sigurimit shtetit ishin ma ekstremet. Sjellja e forcave speciale dhe vendosja
e armëve goditëse nder tarracat e turizmit, PTT, Sahatit Inglizit, etj., pesë ambulancat
e mbushuna me armatime para turizmit (që i kam pa vetë me sy), apo forcat tjera në
rrethina të Shkodres të gatëshme per kasaphanë, tregojnë etjen per hakmarrje që ishte
e brumosun me një urrejtje të pashoqe 46 vjeçare, që në Janarin e Vitit 1945 me Prekë
Calin, e që vazhdoi me zhdukjen e Demokratit Parë Shqiptar Mark Çuni, kur thëmeloi
Organizatën e Parë Antikomuniste "Bashkimi Shqiptar" në Shkoder në Maji 1945.

â– Demostrata e Janarit 1990 ishte vertetë Antikomuniste, sëpse në gjiun e saj ajo nuk pat "pulëbardha"... që nga fundi i vitit ato u vishën me "pardysytë e bardha".

â– Që Ajo ishte e tillë e verteton edhe qendrimi i turpëshem ndaj Heroit të Pavdekshëm e
Shkodranit Rin Monajka, i cili nuk ka asnjë shenjë kujtimi tash 25 vjetë në Shkoder!

â– Shkodranët nuk duhet të presin nderime dhe kujtime nga masakruesit e Tyne!

â– Historianët le të mos e shkruejnë kurrë një rresht për këte Demostratë Historike, mbasi
edhe kjo asht në Nderin dhe Lavdinë e Rozafës Antikomuniste e Liridashëse!

â– Shkoder! Kurrë mos e harro thirrjen: "E duem Shqipninë si gjithë Europa!"

â– Historia e Shkodres Antikomuniste e shkrueme me Gjak Herojsh, asht e Perjetëshme
dhe e Lavdishme nder shekuj të shekujve! Lavdi Herojve të Saj!

Melbourne, 13 Janar 2015.
FRITZ RADOVANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.