VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKTORI SHQIPTAR - ANGLEZ NË PERANDORINË OSMANE

E Djelë, 01.18.2015, 10:01am (GMT1)

   
Në videot e publikuara në kanalin "youtube" ruhen kujtimet e tij për një periudhë "të çoroditur" të karrierës. Aty shihet tek sfidonte gravitetin, duke u rrotulluar në kokë. Ruhen edhe lëvizjet me karrige, të shoqëruara nën tingujt e muzikës.

Kapitulli i tij si valltar i "break dance", tashmë është mbyllur, për t'i lënë rendin një tjetri ku ai shpërfaq një anë të tij më të pjekur dhe nuk i kërkon angazhim të madh fizik.

"Grupi funksionon nganjëherë, por jemi vjetruar pak", thotë valltari e aktori Bashkim Topojani (39), me një dozë nostalgjie për grupin e tij të vallëzimit "Namur Break Sensation", me të cilin në Belgjikë ka bërë emër duke performuar "break dance" në shfaqje të ndryshme eksperimentale teatrore.

Aktori me origjinë nga Shkupi, së fundi i është bashkuar kastës së serialit turk "Filinta", që është duke u transmetuar në kanalin e njohur televiziv turk "TRT 1". Në një bisedë për "Kohën Ditore", Topojani rrëfen sesi jeta e tij kishte marrë kthesë para 15 vitesh kur vendosi t'i përkushtohej aktrimit.

Kapërcimi nga "break dance" në film

Bashkim Topojani u lind në Belgjikë më 1976 nga prindërit shqiptarë që kishin ikur nga Shkupi në kërkim të një jete më të mirë...
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.