VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA MË 1957 - FOTOGALERI

E Hënë, 01.19.2015, 09:32am (GMT1)



Koleksioni Fiedler përbëhet nga një korpus prej 730 fotografish (484 fotonegative me ngjyra dhe 246 bardh-e-zi), në pjesën më të madhe të shkrepura me marken e filmave Agfacolor, dhe me Agfa Isopan F/Rapid.

Koleksioni është pjesë e bibliotekës për albanologjinë dhe sllavistikën në Ballkan në shtëpinë e profesor Wilfried Fiedler në Meißen (Saksoni).

I paketuar në 5 kuti druri për filma, ai qëndroi prej kohësh pa rënë në sy poshtë raftit të librave.

Ky koleksion është plotësuar me një përzgjedhje nga koleksioni Stockmann (292 fotonegative marr nga Muzeu Shtetërorë i Berlinit: Trashëgimia Kulturore Prusiane, Fonogram Arkivi, Ident. Nr. VII N 2).

Ky fond i fundit përmban fotografi nga të dy, Erich Stockmann dhe Wilfried Fiedler.

I gjithë fondi personal fotografik i tre qëndrimeve të para të Wilfried Fiedler-it në Shqipëri: në nëntor-janar 1956-57; në maj-gusht 1957 dhe edhe njëherë në verë të vitit 1959, përbën një ditar intim udhëtimesh dhe një magjepsje personale, por njëkohësisht edhe një burim historik të vlefshëm.

Kjo na mundëson ne, që pas më shumë se 50 vjetësh të shohim të mrekulluar Shqipërinë rurale në fillimet e sundimit komunist.

Pazari i vjetër në Tiranë

Pranë Pogradecit


Një grua me xhubletë në veri

Të rinj në Koplik

Fshatarë në Divjakë

Gjirokastra


Një fshatar në Kavajë

Një hoxhë në Krujë

Një i ri i bie çiftelisë

Një lypës në Tiranë

Pamje nga Xarra, Sarandë

Shtëpi tradicionale në Mallakastër

Wilfried në Sarandë më 1957

Wilfried Fiedler sot
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.