VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DO TË LINDË NË SHQIPËRI NJË TJETËR DIPLOMAT SI ISMAIL QEMALI?!Studim nga VILHELME HAXHIRAJ

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 03:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
A DO TË LINDË NË SHQIPËRI NJË TJETËR DIPLOMAT SI ISMAIL QEMALI?!
Studim nga VILHELME HAXHIRAJ

E Shtunë, 01.24.2015, 09:49am (GMT+1)


                                               " -Prej nga je ti more burrë?                
                                                  -Unë jam nga Shqipëria...
                                                    Sazan dhe Karaburun
                                                    Janë vatanet e mia...
                                                    Do t'i marrë se s' është punë,
                                                    Ã«shtë e jona Shqipëria..."

                                                                                Rrapo Meto
 
      Shpirti atdhetar dhe ëndrra e Rrapo Metos, do ta gjente përgjigjen në diplomacinë e Ismail Qemalit. Pozita gjeografike e Shqipërisë, nga Danubi në Gjirin e Artës, nga Vardari  deri në brigjet e deteve Adriatik e Jon; kushtet fiziko-gjeografike:(male, alternuar me fusha, ultësira e kodra), ndikuan në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi e tabanit kombëtar, si dhe faktorë që ndihmuan për Pavarësinë kombëtare.

     *Për realizimin e saj, I. Qemali shfytëzoi bashkëjetesën e tri besimeve fetare, gjë që ka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve.

Pas vdekjes së Skënderbeut, *krijimi i principateve, grindjet mes tyre s' i dhanë kurrë Shqipërisë nocionin e kombit, se ishte nën sundimin osman. I. Qemali me diplomacinë e tij, evitoi përçarjet mes shqiptarëve, duke vënë në plan të parë çështjen kombëtare. Vrasja e gjyshit të Ismail Qemalit tradhtisht nga sulltani, e kushtëzonte diplomatin për të qënë shumë i matur në kërkesat ndaj Portës së Lartë. Ndaj fillimisht ishte për Autonominë e Shqipërisë.

      *Kultura e gjerë, njohja e disa gjuhëve, e lejuan atë të bëjë karrierë politike. Duke qenë përkthyes i zoti, emërohet qysh i ri, Guvernator i Varnës (Bullgari). Këtë post e përdori për njohjen e çështjes kombëtare. Aty priti Perandorin Franc Jozefi. Pas internimit në Azi të Vogël, u emërua Kryetar i Komisionit N/kombëtar në Danub. Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, vende që i shfrytëzoi për çështjen kombëtare. Analiza e tij mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, nuk u vlerësua nga sulltani. Ndaj Porta e Lartë pësoi disfatë. Por pasojat ranë mbi shtetet evropiane që ishin nën sundimin e Turqisë. Kjo analizë social-politike e I. Qemalit, u bë një përvojë paraprake për Pavarësinë Kombëtare. *I. Qemali refuzoi postin e Ministrit të Jashtëm dhe atij Shëtitës, për shkak të aktualitetit të Turqisë. Dinte se këto poste e dëmtonin çështjen shqiptare. *Njohja me rrethet përparimtare të Europës dhe personalitetet e shquara politike të kohës, e favorizonin për të bërë prezent problemin kombëtar në opinion botëror. Pas Mit'hat Pashës *Kryetar i Partisë liberale turke u bë I. Qemali. Në një intervistë në Giornale d'Italia) më 23 qershor 1909, Ismail Qemali thekson: "Liberalët e Europës Perëndimore ngjajnë me trashëgimtarët e një pasurie të madhe, që shqetësohen për t'u kënaqur me të ardhurat e grumbulluara nga pararendësit e tyre. Nëse në Perëndim liberalizmi është etiketë e një partie për të marrë pushtetin; në Lindje mjafton mendimi liberal që të ngjallen dyshime të cilat sjellin të këqija të mëdha." Kjo analizë i vlente për të nesërmen e afërt të vendit dhe ishte një tregues afirmimi diplomatik i tij.

       Ardhjen e turqëve të rinj ai e quan anarki të rëndë që vjen nga lart dhe që është më e rrezikshme dhe më e dëmshme se ajo që vjen nga poshtë. Ndërsa komitetin "Bashkim e Përparim" të xhonturqve e quan shtet brenda shtetit, që imponon vullnetin e tij, shtyp liritë e njeriut dhe i kundërvihet kushtetutës. Politika e tyre e detyroi atë të ndërtojë platformën e qeverisjes së Shqipërisë. Kushtetuta s'është qëllimi, por mjeti për zhvillim dhe përparim."- thekson Ismail Qemali.

      Kur Sulltani e emëroi Guvernator në Tripolitani, ai nuhati rrezikun, kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë. U mirëprit nga mbreti Georg I i Greqisë dhe nga shqiptarët me banim aty. Adjutanti i mbretit grek, me origjinë të vonët shqiptare i tha:

"Bëni ç'është e mundur Ismail Bej, për të krijuar një Shqipëri të lirë!".

 Menjëherë ai nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës. Si shtysë i shërbeu ftesa e bërë nga shqiptarët e Australisë (në Athinë).

     Udhëtimin e nisi me vende ku çështja shqiptare njihej mirë,me Romën, Kalabrinë e Siçilinë. Si diplomat i hollë, gjatë qëndrimit në Itali, shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Itali për influencën në Shqipëri, e cila kishte dalje strategjike në Adriatik. Kujtojmë pretendimet e tyre për Triesten, e cila pak vite më vonë u bë shkak i luftës së Parë Botërore. Ismail Qemali zvogëloi a frenoi në një farë mënyre përpjekjet për epërsi ndaj Shqipërisë si: të Austrisë, Greqisë, Italisë e Serbisë. Me shkathtësinë e tij, ai shfrytëzoi situatat politike mes shteteve evropiane dhe secilit në veçanti. I. Qemali vlerësonte shtypin,ndaj shkoi në Gjenevë, Bruksel. U takua me Faik Konicën për të reklamuar çështjen kombëtare në gazetën shqiptare "Albania" e drejtuar nga ai.

     Dalja e gazetës së tij, "Shpëtimi i Shqipërisë", në gjuhë shqipe, greke dhe turke, u përdor për të ringjallur ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë. Shfrytëzoi vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisë dhe shkoi në Londër për ngushëllim, ku u takua me personalitete të politikës botërore.Prej Londrës shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Aty nuhati intrigën e Mehmet Ali Pashës, i cili kishte hapur opinionin sikur P.e Lartë i kishte ofruar fronin e Shqipërisë dhe I. Qemali gjoja s'e kishte pranuar për hir të miqësisë me sulltanin. E  kishte fjalën se stërgjyshi i I. Qemalit, Sinan Pashai, dhëndërr i sulltanit, i dërguar në Kaninë për nënshtrimin dhe islamizimin e Kaninës, Kurveleshit dhe Himarës, në shek XVI, kohë që përkon me zanafillën e familjes Qemali.

  Menjëherë Ismail Beu e përgënjeshtroi këtë lajm, por sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë. P. Osmane e shkërrmoqur, po kalonte çaste të vështira për shkak të kryengritjeve, sidomos në Ballkan, të cilat ai diti t'i shfrytëzojë me mençuri. Sinjalin e parë e dha Maqedonia, e cila kërkonte shkëputje nga Turqia.Ndërkohë në Paris u mblodhën në një kuvend turqit e rinj. Mes 40 delegatëve ishte dhe I. Qemali.Aty u vendos që të hartohej një proklamatë, drejtuar Fuqive të Mëdha për të garantuar reformat, që duhet të ishin zbatuar pas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit 1878, që e copëzonin Shqipërinë.

  * I. Qemali shfytëzoi ndarjen e turqve të rinj më 1908 në 2 grupe, ku pakica e kuvendit drejtoi lëvizjen revolucionare, me synim: vendosjen e regjimit kushtetues dhe programit qeverisës me Komitetin "Bashkim e Përparim". Për I. Qemalin shpallja e kushtetutës do të ishte faza e parë për Autonomi.

*Përvoja diplomatike dhe vizitat nëpër oborret e Europës, bën që ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, të cilat për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia (armiq shekullor dhe njëra gjendej te pragu, kurse tjetra te gardhi i shtëpisë).* Puna me shtypin dhe bisedimet me qarqet e lëvizjes përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht dhe me shqiptarët jashtë vendit, bënë të ndryshonte opinioni i Europës për shqiptarët, të cilët i konsideronin pa ideale kombëtare.

       Turqit e Rinj për zhdukjen e kombësive të pushtuara nisën me shqiptarët. Me forcë dhe dredhi, kujtuan se do t'i detyronin ata të hiqnin dorë nga autonomia. Katër ekspeditat e tyre ndikuan mjaft fuqishëm në rritjen e ndjenjës kombëtare. *Hartimi i Memorandumit të Gërçës nga I. Qemali dhe Hasan Prishtina, me 12 kërkesa, sipas të cilave të 4 vilajetet shqiptare të kishin autonomi administrative, për çastin, nën vartësinë e Xhonturqëve, pati rëndësi: nisën kryengritjet në veri të vendit dhe kryengritjet e përgjithëshme 1909-1911.aaaaaaaa* I. Qemalit si largpamës dhe vazhdues i programit të Rilindasëve, realizimi i të cilit kërkonte mbështetjen e ndërkombëtarëve për këto çështje:
1- Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të Perandorisë.
2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare.
3-  Hapja e shkollave shqipe dhe shpërndadja e librave në gjuhë amtare në çdo trevë ku flitet shqip..
4- Gjuhë zyrtare të ishte shqipja.
5-Të krijohej policia, postë telegrafa, marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë. Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike, si ide përparimtare për kohën ,se pushteti identifikohej me fuqinë politike dhe ushtarake. Ai, si diplomat i hollë, kërkoi organizimin e shtetit me frymë europiane, se Shqipëria në shekuj ka qënë lidhur ngushtë me Perëndimin. Me mençuri kërkoi të bindej populli për mbështetjen e ndërkombëtarëve, sepse shqiptarët e quanin "mbrojtëse të Shqipërisë" nga Porta Osmane. Shfrytëzoi dobësinë e Turqisë. Në Nicë të Francës më 19- 2-1912 ai doli me idenë e Pavarësisë. Ambasadori italian Tommasso Tittoni njofton se në Nicë po mbahet një kongres sekret, me praninë e I. Qemalit. Ai shprehet:
"Një fis që kërcënohet nga serbët e grekët, është fis i vjetër ilir i shqiptarëve, që ruan e do të ruajë traditën dhe identitetin e lashtë kombëtar".

      Ministri i jashtëm austro- hungarez, Berchtold, e mbështeti lëvizjen shqiptare për Pavarësi. Për formën e regjimit, Pavarësi apo Autonomi, I. Qemali më 5 Nëntor 1912 u takua me shqiptarët e Bukureshtit të cilët dolën me një Rezolutë. Por kjo varej nga Fuqitë e Mëdha. I. Qemali para se të niste maratonën nëpër oborret e Evropës, përdori paanshmërinë ndaj veriut dhe jugut. Përsëri përdori diplomaci për bashkimin kombëtar:
"Dua nja dy djem të mirë,
që merren me tregti, 
 të jenë trima dhe të zgjuar,
që të mos ua hedh njeri.
Dhe po qe se vdes andej,
të më bjenë në Shqipëri...",
 dhe ai jo më kot, kërkoi një nga jugu, Sulo Jemin Isuf Beu nga Çeprati i Vlorës (person i mohuar) dhe Isa Boletinin nga Mitrovica e Kosovës.

      Në Vjenë, u takua me Berchtold dhe ambasadorin Avarna. I duhej mbështetja e tyre për Pavarësinë e Kombit. Përdori median. Më 20-11-1912 nga Trieste në anijen Borun, me drejtim në Shqipëri, jep intervistën e tij : "Il Piccolo":"Një gjë fare të vogël, që ne e dëshirojmë me gjithë zemër, Shpalljen e Pavarësisë së Atdheut. Duam t'i paraqesim Europës faktin e kryer. Do të ndërtojmë një qeveri provizore, kryetar i së cilës me siguri do të jem unë...Na takon kjo e drejtë, se kemi shekuj që luftojmë dhe ishim të parët që u ngritëm kundër P.Osmane. Është e drejtë që aspiratat tona të realizohen."

      Ai thekson se Pavarësia kombëtare është e drejta legjitime e çdo populli. Ndërkohë që udhëton drejt qytetit të lindjes, që siç e përshkruan konsulli i Vlorës, de Facendis: "Vlora është në gjëndje kaosi dhe mjerimi, që as vetë ata s'dinë se ç'duan. Në Vlorë ka 2 tendenca: I- Syrja Bej Vlora që kërkon ndihmën e Austrisë për pushtimin e Shqipërisë dhe II- I. Qemali kërkon Pavarësinë e Atdheut. Ismail Qemalin e shoqëronin fisnikët: Luigj Gurakuqi, Pandeli Cali, Kristo Meksi, Dhimitër Berati, Qazim Kurti, Abdi dhe Refik Toptani etje. E priti gjithë paria e Vlorës, Kaninës, tek të cilët gjeti mbështetjen morale, luftarake dhe ekonomike. E priti gjithë Labëria, përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.

       Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë, kurse I. Qemali, si patriot e i mençur me flamurin e qëndisur dorë më dorë nga zonjat e Vlorës, dorëzuar nga Marigo Pozio, shpalli Pavarësinë Kombëtare. Një gazetë rumune, më 1-12-1912 botoi përshëndetjen e Ministrit të Brendshëm rumun Take Jonesku:" Shqipëria, shteti më i vjetër i Ballkanit, vendasit aty kanë banuar para botës helene, para pushtimit romak , pushtimit sllav, pas 500 vjetësh zgjohet, ku muslimanë e të krishterë të vëllazëruar, ruajnë ndërgjegjen kombëtare. Rumania mbështet nxehtësisht Shqipërinë, e cila e fundit fitoi lirinë në Ballkan:"
         Ministri i jashtëm i Serbisë, Pasiç, boton se nuk e njeh Pavarësinë e Shqipërisë, madje kërkonte aneksimin e një pjese të madhe të saj. Gazeta "Times" Britania e Madhe njeh Pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.

Gazeta itaiane "Il Giorno" më 2 dhjetor shkruan: "Shqiponja e zezë në fushë të kuqe valëvitet. Austria dhe Italia e mbështetën Pavarësinë me parimin "Shqipëria e shqipëtarëve"  dhe "Ballkani i ballkanasve".

 Për copëtimin e Shqipërisë u bashkua Mali i Zi dhe Greqia, të cilët edhe pse luftuan për liri kundër Turqisë, ishin gati të zhduknin një shtet ballkanik duke e ndarë, duke shpifur ndaj shqiptarëve, si popullsi amorfe, gjysmë e egër, politikisht inerte dhe pa asnjë të kaluar të denjë. Kurse konsulli italian në Vlorë, de Facendis, i ngazëllyer njofton Ministrinë e Jashtme Italiane, më 6/12/1912 : "Isha pesimist për të ardhmen e tyre, por tani them se shqiptarët duhen ndihmuar, pa dëmtuar drejtësinë, i bëhet nder njerëzimit."
       
Stambolli e kaloi pa komente shpalljen e Pavarësisë, por deklaroi se  donin Autonominë dhe jo Pavarësinë e saj. Me gjithë ndonjë hije dyshimi për I. Qemalin, ai ngelet një figurë e madhe diplomatike që diti të shfrytëzojë grindjet mes shteteve, dobësimin e P. Osmane, që me vullnet të mirë, si atdhedashës, mundësoi krijimin e shtetit të parë të lirë. Shqipëria, nën një pushtim 500 vjet, kishte një ekonomi të shkatërruar, që s'lejonte zbatimin e reformave të rëndësishme për rimëkëmbjen e saj. Kjo bëri që qeveria e Vlorës të ketë jetë të shkurtër.

 Gjithsesi nderim dhe mirënjohje për gjithë ata atdhetarë që nën urtësinë dhe diplomacinë e Ismail Qemalit, të udhëhequr nga shqiptarizmi, shpallën Pavarësinë Kombëtare më 28 Nëntor 1912.
VILHELME HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUNËMËDHENJTË E ROGANËSEsé nga RRUSTEM GECI (01.22.2015)
LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994Nga AGIM GASHI (01.21.2015)
JA HISTORIA E SHQIPTARIT QË U MARTUA ME VAJZËN E KAPOS SË MAFIES ITALIANE NË NJU JORK (01.20.2015)
SHQIPËRIA MË 1957 - FOTOGALERI (01.19.2015)
AKTORI SHQIPTAR - ANGLEZ NË PERANDORINË OSMANE (01.18.2015)
HAPJA E DOSJEVE PA LUSTRACION - VETËM DEMAGOGJI KOMUNISTENga BESIM NDREGJONI (01.17.2015)
FLET GURO ZENELI NJERIU I AFËRT I RAMIZ ALIZË - JA PSE RAMIZI CAKTOI BERISHËN DHE XHELIL GJONIN PËR TË KONTROLLUAR LËVIZJEN DEMOKRATIKE, KUSH ISHTE KATËRSHJA KINEZE NË TIRANË DHE LETRA E GORBAÇOVIT (01.16.2015)
NJË DITË ME ABAS KUPINNga JULIAN AMERY (01.15.2015)
25 VJETORI I DEMOSTRATËS SË PARË ANTIKOMUNISTE NË SHKODËRNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.14.2015)
JETA PARA VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]