VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

N'DERË TË KULLËS THËRRET NJË ZË
Nga HASAN dhe LAJDE BLAKAJ
Kushtuar ZEQIR LUSHAJT

E Premte, 01.30.2015, 05:11pm (GMT1)


Por si fllad që sjell pranvera
Por si këngë që këndon bilbili
Shokë malësor nga dherat tjera
I pret në sofër Bacë Zeqiri

E din Zeqa ç´është kurbeti
Jetoj vet në Amerikë
Kur t´vjen vëllai, nga përtej deti
N´jetë më e lumtura, është kjo ditë.

Buza të dridhet nga gëzimi
Shtrëngon fort vëllain n´krahror
Sytë t´përloten nga mallëngjimi
Kur takon trungun arbëror

Mirë se erdhët ju të uruar
Thotë Zeqiri ky burrë i Grisë
Fjalë të ëmbla e pa pretuar
I futë xhezvet n´oxhak të shtëpisë

Një urim me i gotë raki
Kështu gjithmonë ka pasë lezet
Për t´gjithë ju e për Shqipëri
T´urojmë bashkë e më shëndet

Nuk t´pashë kurrë e as s´të takova
Shkrimet tuaja lexojmë n´largësi
Vargje të dashura nga ju lexova
Më fjalë të ëmbla e më plot ndjesi

Mos u shofsha pa u taku
Një ditë vere nxehtë më diell
Mos o zot ty më të harru
T`rrimë pranë Drinit nen t´katërtin qiell

Kemi vite që jemi në mërgim
Kam frik shumë, që nuk dimë më të pritë
Më mirë, t´na pres baba im
Ndoshta shpëtojmë, pa u koritë.
 
Te Ura e XH. Uashingtonit NJ & NY. (Foto: Ejona Vatoci-Nela)



Stockholm 27. Janar 2014
---------------------------------------
-Marrë nga ZSH-ja, 29 Janar 2015

HASAN dhe LAJDE BLAKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.