E Premte, 03.29.2024, 06:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
JANAR 1945 FILLOI GJENOCIDI KOMUNIST KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTAR
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Shtunë, 01.31.2015, 09:27am (GMT+1)



70 Vjet...

Eleminimi i forcave politike Atdhetare dhe ndihmesa e madhe e Aleatëve me sterlina, ushqime, armatime dhe veshmbathje e partizanëve "çlirimtarë e vëllezër" shqiptarë e jugosllavë, bijë të Stalinit, të diktatorit ma të madh të të gjithë shekujve, hapë edhe fleten e re të një tragjedije të pashembullt në Historinë e Popullit Shqiptar.

I vetmi shtet në Europë Shqipnia e Gjergj Kastriotit, "harrohet" me dashje dhe lehet nën thundren e robnisë së shovenistëve sllavo komuniste të Titos, me një çoban anadollak të edukuem në parcelat e imoralitetit francez, por injorant, vrasës e katil: Enver Hoxha.
Nga 1943 Shqipnia e Jugut e zhytun në Luften civile vllavrasëse "Nacional çlirimtare", fatkeqsisht, kishte humbë nga tradhëtia e komunistëve inteligjencën Atdhetare që ishte formue në Europën Perëndimore, ku një besim i tepruem tek premtimet amerikane dhe anglo franceze, e drejtuen até në shfarosjen e plotë dhe të pashpresa rilindje.

Zhvillimin e ngjarjeve në Veri, ku forcat gjermane ishin përqendrue per me u largue nga Shqipnia përfundimisht, e shpjegon saktë Atdhetari Kolë Mirakaj, në librin e vet historik "Vetvrasja e një Kombi", ku, me dokumenta verteton deshtimin e përpjekjeve angleze me krijue po atë vllavrasje, me të cilën bashkë me komunista kishin shpartallue Jugun.
Mungesa e madhe e armatimeve, detyron Atdhetarët e Veriut me ju veshë shpellave.
Malësori i Veriut kishte shekuj që e njihte shovenizmin sllav! Ai e pranonte vdekjen dhe vetvrasjen shumë ma lehtë se robninë sllave dhe komunizmin bolshevik të Stalinit, apo veglave të tij Titos dhe Enver Hoxhës. Qendresa e Tyne kjoftë edhe me gjoks të çveshun per me pritë plumbat vrasës, ishte një vdekje e Tyne ma me nder, se robnia e anmikut që do ti merrte jeten por, edhe me turp. Këte e vertetoi edhe Historia 70 vjeçare e robnisë.

Ky Ideal i pathyeshem nder shekuj nder Malet tona, ku, "Atdheu dhe Feja" merreshin me qumështin e Nanës, dhe brumoseshin në ndergjegjen e Tyne me ujin e paster të një burimi të perbashkët, që ishte edukata Atdhetare e fetare e Klerit Katolik Shqiptar, që në të gjitha rrethanat e Tyne historike asht ngritë në mengjes, ka shperla fëtyren tek prroni, ka pijë filxhanin me qumeshtin e lopës, ka ngranë bukën me djathë e qepë nder sofrat rrumbullake, gatue nga stajanicat, dhe ka ra me fjetë në kashtë me grazhdin e bagëtive tek koka, por, kur natën kanë leh qentë se dikush ua ka prekë portaren, kanë rrokë armet dhe pa pikë frike të lidhun besa besë, kanë derdhë edhe piken e fundit të gjakut per Lirinë e Atyne Trojeve që nder shekuj nuk njohën marre e tradhëti.

Prandej, Ky Kler Katolik Atdhetar Shqiptar, pengesa kryesore e pathyeshme  e robnisë sllavo komuniste, dhe ushqyes i gjakut Atdhetar nder Male, duhej shfarosë nga faqja e dheut, duhej fshi nga Historia, duhej tjetersue Gjuha e Tyne me të cilen i këndonte me "Lahuten e Malësis" Atdheut, duhej çarmatosë Shkolla e Tyne dhe shburrnue, me një ideologji sllavo komuniste e marksiste nga eksperienca staliniste, duhej që të shkëputej me çdo kusht nga Vatikani dhe per rrjedhojë nga qytetnimi Europjan, duhej shpartallue Bujaria, Besa dhe Burrnia... Dhe, mbasi të shfarosej do të formohej "njeriu ynë i ri"!

Ky ishte piksynimi serbokomunist që me 29 nandor 1944, diten e robnisë së Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, kur në kompanjelin e Fretenëve të vitit 1913, së Shkodres së pushtueme rreth orës 6 në mengjes, vendosën Flamurin e Shqipnisë me "yllin e kuq"...
Robnia komuniste serbe e "druzhe" Titos, vuni thundren e saj edhe njëherë në Shkoder!
Por këte herë Esad Pasha i Ri, bashkë me Shkodren...shiti gjithë Shqipninë me Troje!
Në Janarin e viti 1945, nën kujdesin e specialistëve jugosllavë filloi edhe shfarosja!
Vrasjet e Malësorëve të Kullave Historike të Veriut, zhdukja e inteligjencës Atdhetare dhe arrestimet, torturat, burgosjet dhe vrasjet në masë të Klerit Katolik Shqiptar, hapin frontin e një Gjenocidi komunist të pashembulltë në Historinë e Popullit Shqiptar.
Në 15 Janarin e vitit 1945, arrestohet i Pari Klerik Katolik Shqiptar, Françeskani Atdhetar i Dukagjinit, Trimi i Pathyeshem At Gegë Lumaj O.F.M.(15 Tetor 1904 18 nandor 1990) Malësor me kulturë Perëndimore, teolog, letrar dhe piktor i Akademisë në Siena Itali.

Pak ditë mbas arrestimit At Gegës, në Kelmend forcat ushtarake shqiptarë e jugosllavë që kishin shkue me tradhëti nga rruga e Hotit, me vra Prekë Calin, vrasin 118 Burra të Malësisë, trupat e të cilëve i hudhin nder prroje e prroska dhe as sot, nuk publikohen ende Emnat e Tyne, edhe pse disa herë kam shkrue per këte veper terroriste.
Ato ditë atje arrestohet edhe At Dioniz Maka, një nga Klerikët ma të njohun në Male.
Me datën 26 Janar 1945, arrestohet Don Lazer Shantoja... Me datën 2 Shkurt 1945 vritet pa gjyq miku i Don Lazrit, që e kishte mbajtë në shtëpi Kol Nuri Sheldija, dhe po aty u arrestue edhe Don Ndre Zadeja. Në Shkoder arrestohet Famullitari i Shkodres Don Mikel Koliqi, At Jak Gardini, xhakoni Gjergj Vata dhe një grup i madh antikomunistësh.

Me 4 Shkurt 1945, në Traboin të Hotit, vrasin tradhëtisht At Leonard Tagaj, 35 vjeç.  
At Gega dallohej si trim. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemve me At Dionizin, At Jak Gardin S.J., xhakonin Gjergj Vata dhe Hajdar Ujka, Ymer Tahiri, Kol Vjerdha, Halit Kazazi, Preng Deda, Haki Aqifi, Adem Haxhi Zeka, Fadil Nuh Preza, Shaqir Jonuz Meta, Nush Barbullushi, Luigj Mikeli, Mark Kadeli, shumica nga fshatrat e rrethit të Shkodres. Per atë gjyq të montuem asht At Dioniz Maka i pari që më tregonte nga viti 1994, se gjyqi po zhvillohej i rrebtë mbasi mendohëj nga Sigurimi me hjedhë "thëmelët" e një "Partisë Demokristjane", që as nuk i kishin ndigjue zanin se asht formue në Shqipni. Flitëj për vitët 1943-44. At Gega vazhdonte me mohue para gjyqit akuzat fallse në drejtim të tij. At Gardini, në krahun tjetër nuk pranonte se ka ardhë në Shqipni për qëllime spijunazhi ndërsa, At Dionizi, qëndronte në të tijën, se nuk asht marrë kurrë me politikë. Njëfarë Nuri Llazanit, agjent i Sigurimit komunist akuzon At Gegën, se, ky i kishte ndjekë me kalë kur ai ishte kenë me një grup partizanësh... At Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te, mbasi ishte i sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Jo vetëm, që Nuriu ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkon nga trupi gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemëve, të marrin dënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe, i thotë pa frikë: "Po më vjen marre mue sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!". Fadil Kapisyzi, një tjetër agjent sigurimi që do të dëshmonte për At Dionizin, e zbutë "dëshminë" e tij, tue pasë frikë se edhe ai po merr një përgjegje si Nuriu, prej At Dionizit. Kjo thanje e At Gegës, më tregonte At Dionizi, u ba shkak që na me marrë dënime të lehta, mbasi fjala e At Gegës mori dheun.

Kur arrëstohet prap At Gega, në vitin 1967 me "Revolucionin Kultural", prap akuzohët për "Partinë Demokristjane". Ai deklaron në hetuesi dhe në gjyq: "U kam thanë edhe disa shokëve të mij që kanë mendue se nuk asht keq me pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi me vendët e Evropës Perëndimore nëpërmjet të kësaj partie, duhët me pasë shumë kujdes dhe mos me e formue kurrë këtë parti, mbasi barra ka me i ra Klerit Katolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin pa kenë kurrkund partia, po, ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju kështu, edhe po na qitni fare!?" (Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë).

Arrestohet më 17 janar 1945, lirohet në mars 1962.

Arrestohet në vitin 1967 dhe lirohet në vitin 1977.

Ka vdekë në vitin 1990, i rrëthuem nga dashunija e pakufi e kushrinjëve të Tij, ndër malët e egra e shumë të dashtuna të Alpëve, në Planin e naltë të Dukagjinit, prej të cilit fshat piktoresk, At Gega trashigoi karakterin e fortë burrnor e trim të Tij.

27 vjetë burg, tortura, hetuesi dhe masakra mbi Trupin e Tij, nder kampe shfarosje...
Vetem, pse ishte Klerik Katolik Shqiptar Atdhetar... Prandej, edhe me Emnin e Tij, plot 70 vjetë perpara At Gegë Lumaj O.F.M., filloi i Pari Gjenocidin komunst në Shqipni!

Melbourne, Janar 2015.

FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
N'DERË TË KULLËS THËRRET NJË ZËNga HASAN dhe LAJDE BLAKAJKushtuar ZEQIR LUSHAJT (01.30.2015)
MIRUSH KABASHI NË GJENEVË - LUAN 'ZOTI IBRAHIM DHE LULET E KURANIT' (01.29.2015)
GJUHA SHQIPE - NË DEGËN E PEMËS GJUHËSORE BOTËRORE (01.26.2015)
Gaqo Çako sot mbush 80 vjeçNJË ÇIFT OPERISTIK SI GAQO DHE LUIZA ÇAKO (01.24.2015)
BASHKIM SHEHU RRËFEN SEKRETIN E SUPERDEGËS SË SIGURIMIT NË TIRANË (01.24.2015)
A DO TË LINDË NË SHQIPËRI NJË TJETËR DIPLOMAT SI ISMAIL QEMALI?!Studim nga VILHELME HAXHIRAJ (01.24.2015)
PUNËMËDHENJTË E ROGANËSEsé nga RRUSTEM GECI (01.22.2015)
LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994Nga AGIM GASHI (01.21.2015)
JA HISTORIA E SHQIPTARIT QË U MARTUA ME VAJZËN E KAPOS SË MAFIES ITALIANE NË NJU JORK (01.20.2015)
SHQIPËRIA MË 1957 - FOTOGALERI (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]