VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UNIKOMB-i, PËRÇUES I UNITETIT NDËR MËRGIMTARË!Në Susegana (TV-Itali) shënohet katër vjetori i themelimit të UNIKOMB-it Fotoreportazh nga FLORIM ZEQA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
UNIKOMB-i, PËRÇUES I UNITETIT NDËR MËRGIMTARË!
Në Susegana (TV-Itali) shënohet katër vjetori i themelimit të UNIKOMB-it
Fotoreportazh nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 02.02.2015, 08:34am (GMT+1)


Organizuar nga kryesia e UNIKOMB-it, dega në Itali, në lokalin "Osteria alla rottonda" në Suseganë u shënua katër vjetori i themelimit të UNIKOMB-it.

Tubimin e hapi zoti Selim Musaj, kryetar nderi i UNIKOMB-it, pas përshendetjes së zakonshme drejtuar pjesmarrësve në këtë aktivitet, fjalën e tij e vazhdoi me historikun katërvjeqar të kësaj organizate.

Katër vite më parë në Mareno di Piave, me pjesmarrjen e 80 aktivistëve dhe veprimtarëve themeluam UNIKOMB-in. Përgjatë këtyre viteve kjo organizatë aktivitetin e vetë e ka shtrirë në disa shtete europiane.

UNIKOMB-i si organizatë jashtpartiake që është, qëllim parësorë ka unifikimin e të gjithë shqiptarëve pa ngjyrime partiake, fetare apo rajonale drejtë qëllimeve dhe objektivave tona kombëtare për një shtet të vetëm me emrin Shqipëri.

Këtu në nivel shtetëror (Itali) UNIKOMB-i ka bashkëpunim të shkëlqyer me disa shoqata, me të cilat kemi pasur organizime të përbashkëta të përvjetorëve të pavarësisë së dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Në muajn prill të vitit të kaluar organizoj akademi përkujtimore për atdhetarin dhe politikologun shqiptar Ukshin Hotin.

Më pas fjalën e mori zëdhënësja e UNIKOMB-it, zonja Erida Çela Perlela, e cila në pika të shkurtëra përshkroi aktivitetet, sukseset dhe vështirësit e punës katërvjeqare. Ne nga fillimi, më tepër i kemi kushtuar kujdes përmbajtjsës se sa formës,...thënë ndryshe përqendrimi i punës tonë ka qenë tek thelbi i problemit, tek ai coptimit të trojeve shqiptare njëqind vite më parë.

Në këtë prizëm, me 20 korrik 2013 në Milano me pjesëmarrjen e 30 shoqatave shqiptare në Itali organizuam tubimin protestues me moton "Shqipëria 100 vjet komb i ndarë" ("Albania 100 anni di nazione divisa",..."Il Trattato di Londra 1913"), për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan.

Qëllimi ynë nuk është bërja e ngjarjeve spektakulare por realizimi i punëve konkrete në shërbim të atdheut dhe bashkombasve tonë.

Publicisti dhe gazetari Florim Zeqa, i ftuar nderi në këtë aktivitet përshendeti dhe uroj kryesinë dhe veprimtarët e UNIKOMB-it për frymën unifikuese të kësaj organizate.
Në vazhdim fjala ju dha Mejdi Bislimit, anëtar i kryesisë së UNIKOMB-it, i cili ndër të tjera theksoi; ka ardhur koha që mos të fokusohemi tek një grup i vogël njerëzish që kanë ambicie personale, ta largojmë një herë e mirë nga psikologjia jonë bajraktarizmin, këtë kancer të shoqërisë sonë, të merremi me integrimin e të rinjëve në shoqërinë shqiptare,...vetëm kështu mund t'i mbrojmë fëmijët, nipat dhe mbesat tona nga asimilimi dhe dukuritë e tjera negative.

Në fjalën e tij, veprimtari Ilir Hoxha tha; ne kemi punuar aq aq sa kemi pasur mundësi, vetëm të bashkuar mund të bëjmë gjëra pozitive për të ardhmën e fëmijëve tonë, "duke mbjellur sot, do të korrim nesër". Në vazhdim Iliri shprehu shqetësimin e tij për largimin e ditëve të fundit e të rinjëve nga Kosova dhe trojet shqiptare,...problem ky me të cilin nuk po merren sa duhet qeveritë tona në Tiranë dhe Prishtinë.

Tubimin e përshendeti edhe veprimtari Besnik Besimi, i cili bëri thirrje për unifikim më të madhë të aktiviteteve të UNIKOMB-it me shoqatat shqiptare në këtë pjesë të regjionit të Venetos.

Sukseset e UNIKOMB-it në këtë katërvjetor janë të lidhura ngusht me punën e palodhshme të kryetarit të nderit zotit Selim Musaj, edhe pse në moshën 71 vjeqare me elanin e tij rinor, përkrah nënkryetarit Agim Mulosmani, veprimtarëve Muhamet Murtezani, Gjin Shani e të tjerë është duke mahnitur opinionin shqiptar në Itali.




FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VANESA SONO - FITUESE E 'GJENIU I VOGËL 6' (02.01.2015)
JANAR 1945 FILLOI GJENOCIDI KOMUNIST KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTARNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.31.2015)
N'DERË TË KULLËS THËRRET NJË ZËNga HASAN dhe LAJDE BLAKAJKushtuar ZEQIR LUSHAJT (01.30.2015)
MIRUSH KABASHI NË GJENEVË - LUAN 'ZOTI IBRAHIM DHE LULET E KURANIT' (01.29.2015)
GJUHA SHQIPE - NË DEGËN E PEMËS GJUHËSORE BOTËRORE (01.26.2015)
Gaqo Çako sot mbush 80 vjeçNJË ÇIFT OPERISTIK SI GAQO DHE LUIZA ÇAKO (01.24.2015)
BASHKIM SHEHU RRËFEN SEKRETIN E SUPERDEGËS SË SIGURIMIT NË TIRANË (01.24.2015)
A DO TË LINDË NË SHQIPËRI NJË TJETËR DIPLOMAT SI ISMAIL QEMALI?!Studim nga VILHELME HAXHIRAJ (01.24.2015)
PUNËMËDHENJTË E ROGANËSEsé nga RRUSTEM GECI (01.22.2015)
LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994Nga AGIM GASHI (01.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]