VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUR SHQIPËRIA DO TË BËHEJ PJESË E FEDERATËS JUGOSLLAVEProjektet për Federatën Ballkanike dhe e ardhmja e Shqipërisë (1943-1945)Nga ANA LALAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KUR SHQIPËRIA DO TË BËHEJ PJESË E FEDERATËS JUGOSLLAVE
Projektet për Federatën Ballkanike dhe e ardhmja e Shqipërisë (1943-1945)
Nga ANA LALAJ

E Shtunë, 02.07.2015, 08:09pm (GMT+1)




Është interesante të vëresh përqasjen e Ministrisë së Jashtme Britanike (më tej: Foreign Office-FO) ndaj marrëdhënieve shqiptare-jugosllave, vendit të Kosovës në to, si dhe ndaj të ardhmes së Shqipërisë, të Jugosllavisë e të Greqisë në varësi të interesave britanike ndaj secilit prej tyre. Të informuar për vizitat e shpeshta të udhëheqësve komunistë shqiptarë në Beograd në fund të vitit 1944, zyrtarët e lartë të FO, e shikonin me shqetësim afrimin jugosllavo-shqiptar. Premisa e tyre ishte rreziku që në këtë rast i kanosej Greqisë, pasi "Jugosllavia mund të shpresojë për përkrahjen e Shqipërisë përsa i përket Maqedonisë dhe pretendimeve sllavo jugore në përgjithësi kundër Greqisë". Në vijim të logjikës britanike, synimi jugosllav do të sendërtohej plotësisht vetëm në rast se midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë do të krijohej një federatë. Në shqyrtimin e këtij ekuacioni politik, zyrtarët e lartë të FO veçonin si element kyç çështjen e Kosovës. Sipas tyre, Kosova me burimet e saj të shumta tokësore e nëntokësore do t'ia bënte të mundur Shqipërisë "të qëndronte mbi këmbët e veta", por nga ana tjetër Shqipëria londineze e bashkuar me Kosovën nuk jepte siguri për një federatë me Jugosllavinë. Ndërkohë, shkëputja e Kosovës do të krijonte probleme në Serbi, e për rrjedhojë edhe në Jugosllavi, prandaj alternativa e mësipërme lihej mënjanë nga zyrtarët e FO. Federata jugosllave-shqiptare mund të realizohej vetëm nëse drejtuesit politikë jugosllavë do t'ia ofronin Kosovën-Shqipërisë, por me kusht që kjo e fundit ta konsideronte atë "si shpërblim që Shqipëria të hyjë me ndonjë formë në Federatën e Sllavëve të Jugut". Dhe sipas drejtorit politik për Shqipërinë në FO, Denis S. Laskey, "një çmim i tillë ia vlente të paguhet".

Këto analiza e vlerësime hipotetike nuk konvergonin me interesat e shqiptarëve. Për nacionalistët shqiptarë, problemi i Kosovës nuk duhej të bëhej mjet presioni që shqiptarët të hynin në federatë. Sipas tyre, "së pari" duhej që Kosova të bashkohej natyrshëm me Shqipërinë, e "pastaj" populli shqiptar të vendoste i bashkuar për statusin e tij të ardhshëm. Por prioriteti i interesave britanikë nuk ishte kolaudimi i interesave shqiptare, por i atyre grekë. Në FO bënin llogari që "nëse federata ndodh, ne mund të na duhet të konsiderojmë dhënien më tepër mbështetje kërkesave greke për Epirin e Veriut". Pra, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do t'i kushtonte kësaj të fundit një të ardhme me shumë të panjohura në federatën e sllavëve të Jugut si dhe një copëtim të ri, shkëputjen e Shqipërisë së Jugut. Kësisoj, në variantet që shtroheshin, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbeteshin të skajuara.

Por ndërsa për Federatën shqiptare-jugosllave britanikët qëndronin në pozita pritëse, për Federatën jugosllave-bullgare ata ishin kundërshtarë të vendosur. Krijimi i Federatës jugosllave-bullgare ishte i lidhur në mënyrë të pashmangshme me problemin e vjetër e të ndërlikuar të Maqedonisë. Bashkimi i Bullgarisë me Jugosllavinë do të sillte dhe bashkimin e Maqedonisë së Pirinit me Maqedoninë e Vardarit, por ky bashkim nuk ishte fundi i problemit maqedonas. Sipas Orme Sargent, një nga drejtuesit e FO, ky bashkim e "transformonte çështjen maqedonase në diçka shumë të rrezikshme, në një ekspansion të kombinuar jugosllavo-bullgar në drejtim të Jugut". Kërkesat irridente bullgare për Thrakën Perëndimore, të cilat më parë Jugosllavia i kundërshtonte, pas bashkimit jugosllav- bullgar do të ishin "kërkesa sllave". Si të tilla, ato do të paraqiteshin me të gjithë forcën e shtuar që do t'u jepte bashkimi e do të përfundonin deri në Selanik. Kështu, kapja e Selanikut do të konsiderohej "ose si plotësim i aspiratave natyrale të Maqedonisë autonome të sapokrijuar (nga Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia e Pirinit), ose si një interes i përgjithshëm sllav". Britanikët supozonin se këto aspirata ekspansioniste sllave "mund t'i sponsorizonte dhe BS, i cili kishte interesa strategjike në detin Egje". Dalja e Maqedonisë ose e Federatës bullgare-jugosllave në Egje do të thoshte forcim i pozitës së BS në Egje. Ndërkohë Greqia, e cila ndodhej në një moment kritik dhe e paaftë të mbronte interesat e saj, "do të dobësohej edhe më shumë", do të veçohej me një rrip jugosllav-bullgar nga Turqia dhe kjo e fundit "do të eliminohej si fuqi evropiane, ballkanike dhe nga çdo lloj regjimi për ngushticat". Pra, sipas kësaj analize, krijimi i bllokut etnik sllav, megjithëse kishte avantazhin e sigurimit të një zgjidhjeje të problemit maqedonas, do të shoqërohej me një varg çrregullimesh në Ballkan, që do të prishin balancën e pushteteve ndërmjet shteteve ballkanikë, balancë e cila siç ishte shpërndarë momentalisht, ruante një lloj ekuilibri. Përfundimisht, Zëvendëssekretari i Shtetit, Sargent, konkludonte se këto zhvillime "do të ndikonin negativisht ndaj interesave britanike".

Më 2 janar 1945, një Aide-Memoire me vlerësimet e mësipërme, iu dorëzua qeverisë sovjetike dhe Departamentit të Shtetit. Qeveria britanike kërkonte të njihej me pikëpamjen e qeverisë sovjetike dhe qeverisë amerikane për çështjet e parashtruara. Departamenti i Shtetit iu bashkua po atë ditë pikëpamjes britanike, duke pohuar se "Federata e Sllavëve të Jugut në rrethanat aktuale do të ishte vetëm një faktor destabilizimi në Evropën Juglindore, sepse shtetet jo sllave të Ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë, do ta konsideronin atë një kërcënim të sigurisë së tyre".

Kuptohet se më 9 janar 1945, kur Stalini zhvillonte bisedime me Hebrang-un, i kishte mbi tavolinë Aide Memoire britanike por edhe vlerësimin amerikan, ku qëndrimi "˜kundër' ndaj Federatës jugosllave-bullgare ishte kategorik. Duhet të jetë pikërisht ky qëndrim që ka ndikuar te Stalini për të adoptuar një taktikë të re, jo marrëveshje për bashkim në një federatë, por traktat aleance dhe ndihmë të ndërsjellë midis Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Ky ndryshim taktik mund të shmangte disa nga disavantazhet e kundërshtitë që shkaktonte federata. Gjithashtu, Stalini ishte i ndërgjegjshëm se britanikët e kishin të gatshëm variantin e federatës ballkanike shumëngjyrëshe politike, që mund t'ia kundërvinin Federatës jugosllave-bullgare komuniste e do ta paralizonin atë. Stalini e pa të udhës të shpejtonte për t'ua bërë me dije situatën e re dhe për t'u diktuar taktikën e re si Hebrang-ut, në fillim të janarit 1945, ashtu dhe dy delegacioneve, jugosllav e bullgar, që thirri në Moskë në fund të të njëjtit muaj.

Pas këtij ndryshimi taktik, qeveria sovjetike iu përgjigj Aide-Memoire britanike të 2 janarit. Në përgjigjen e saj më 2 shkurt 1945, qeveria sovjetike "konsideronte që çështja e një federate ballkanike e në veçanti e një federate jugosllave-bullgare tani për tani nuk është aktuale dhe nuk ka rëndësi praktike".

Zyrtarët e lartë të FO vlerësuan se traktati i Aleancës Jugosllavi-Bullgari u hiqte nga duart britanikëve kartën politike të mbrojtjes së Greqisë, pasi integriteti i kësaj të fundit nuk rrezikohej nga asnjë lloj bashkimi konkret i Maqedonisë. Megjithatë, sipas britanikëve rreziku nuk likuidohej, ai vetëm shtyhej në një kohë tjetër të përshtatshme. Në kushtet kur mungonte një argument politik, në FO u gjet një formulë juridike që i ndalonte qeverisë bullgare të bënte çka dëshironte. Sipas kësaj formule, Bullgaria kishte nënshkruar vetëm një marrëveshje armëpushimi dhe ende nuk kishte përfunduar një traktat paqeje me aleatët.

Në Konferencën e Jaltës, ministri i Jashtëm britanik, Eden, i qëndroi pikëpamjes se shtetet nën një regjim armëpushimi nuk mund të lejoheshin të bënin një traktat paqeje pa lejen e aleatëve. Më tej ai shtoi se britanikët nuk do të lejonin një Federatë Ballkanike para se periudha e armëpushimit të kishte përfunduar. Pas pajtimit të pikëpamjeve me ministrat e Jashtëm të SHBA dhe BS, Konferenca e Jaltës i dha fund dhe fazës së parë të përpjekjeve për krijimin e federatës komuniste në Ballkan.
Vendimi i Jaltës bëri që edhe traktati i Aleancës midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë të mos hynte në fuqi. Ai traktat ishte nënshkruar nga dy qeveri pa njohje ndërkombëtare. Ai u hartua dhe u nënshkrua si një traktat paraprak për federatën e ardhshme komuniste në Ballkan dhe si i tillë, humbi vlerën kur vetë projektet për federatën u anuluan. Megjithatë, Londra nuk ndjehej e sigurt për lëvizjet e Titos ndaj Shqipërisë dhe anasjelltas. Vetë Tito i kishte deklaruar gjeneralit Fitzroy Maclean, se "ai ishte shumë më i prirur që të kishte më parë një federatë me Shqipërinë".

Më 20 mars 1945, FO i kërkonte ministrit të saj në Beograd, Ralf Stevenson, çdo informacion të mundshëm që dëshmonte se qeveria jugosllave ishte duke shqyrtuar një Federatë jugosllave-shqiptare dhe çfarë kushtesh ofronte ajo. Një raport të ngjashëm, FO ia kërkoi edhe Misionit Ushtarak Britanik (British Military Mission-BMM) në Shqipëri. Disa ditë më vonë, gjeneral Edward Hodgson, kryetari i BMM në Shqipëri, pohonte në raportin e tij se kishte shumë shenja që provonin se "administrata shqiptare synon fort të bashkohet në një federatë me Jugosllavinë". Ai bënte fjalë për komente gazetash të "frymëzuar për bashkëpunimin me Jugosllavinë", për lavdërimet e "shumta" për luftën në Jugosllavi, për "admirimin e sëmurë të Hoxhës për Titon", për gjuhën serbo-kroate që mësohej në të gjitha shkollat e Shqipërisë, për deklaratën e sekretares së Bashkimit Antifashist të Grave të Shqipërisë, e cila pasi u kthye nga Beogradi, më 24 mars 1945, deklaroi se "Shqipëria do të mirëpriste inkorporimin në një federatë me Jugosllavinë" etj. Gjenerali Hodgson e kishte të vështirë të zbulonte se në ç'kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatën jugosllave, por ai ishte i bindur për pozitat e forta të Titos lidhur me përcaktimin e kushteve të bashkimit. Kurse ajo që mund të kërkonte Shqipëria, sipas tij ishin "autonomia për Kosovën dhe një garanci që Jugosllavia do ta ndihmojë në mbajtjen e Vorio-Epirit (Shqipërisë së Jugut)". Koha provoi se gjenerali britanik kishte të drejtë në parashikimet e tij.
ANA LALAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY VENDIME 'PËR SHPËRNGULJEN E SUKSESSHME TË SHQIPTARËVE' (02.07.2015)
EKSODI PO PASURON MATRAPAZËTNga AGIM GASHI (02.07.2015)
BATON HAXHIU, KOHA ËSHTË PËR DËMSHPËRBLIM LUFTE NDAJ KOSOVËS E JO T'I KËRKOJMË FALJE SERBISË!!!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (02.06.2015)
SIKUR PAL NEÇAJ TË ISHTE MILIONER…Ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ (02.05.2015)
HAKMARRJA E NATYRËS PËR ATË QË I KEMI BËRË PAS VITIT 1990Ing SOKOL MARKU - Intervistë (02.04.2015)
UNIKOMB-i, PËRÇUES I UNITETIT NDËR MËRGIMTARË!Në Susegana (TV-Itali) shënohet katër vjetori i themelimit të UNIKOMB-it Fotoreportazh nga FLORIM ZEQA (02.02.2015)
VANESA SONO - FITUESE E 'GJENIU I VOGËL 6' (02.01.2015)
JANAR 1945 FILLOI GJENOCIDI KOMUNIST KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTARNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.31.2015)
N'DERË TË KULLËS THËRRET NJË ZËNga HASAN dhe LAJDE BLAKAJKushtuar ZEQIR LUSHAJT (01.30.2015)
MIRUSH KABASHI NË GJENEVË - LUAN 'ZOTI IBRAHIM DHE LULET E KURANIT' (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]