VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SI HAHET PAVARËSIA
Satirë nga AGIM GASHI

E Martë, 02.17.2015, 04:20pm (GMT1)


Nën flamurin e Kosoves
Festojnë hajnat Pavaresinë,
Në mëngjes u knojnë deshmorëve
N'mramje gjakun ua pinë.

A s'po i shihni me kravata
Tek zbulojnë lapidare,
Sa çel dita e erret nata
Krejt nji popull e qiten fare.

Hani pini hajna t´Kosoves
Si ka thane Ali Asllani,
50 vjet na hangren serbet
Hani ju se s'bahet nami.

Hani, hani ku të mundeni
Pasi s'keni telefona
Hani se tash na fukaratë
Po fesojmë me iPhona

Hani, pini sa t'zgat nata,
Hani se krejt ju vjen era,
Kur mafija ban kontrata
Ju n'xhep paret për tendera.

17.02.2015
Düren

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.