VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qasje
SHQETËSIM ME ARSYE
Nga CENË PUSHKOLLI

E Mërkurë, 02.18.2015, 07:12am (GMT1)


Derisa Serbia në Kushtetutën e saj Kosovën e sheh si pjesë përbërëse të saj, dialogut nuk do ti kisha dhënë hapësirë as që kisha pranuar të bisedojë me serbinë. Zyrtarët e Kosovës të të gjitha niveleve institucionale si hapë të parë për me dialoguar me serbinë do të duhej që ajo(lexo: Serbia) fillimisht të kërkojë të falur për atë se çfarë i ka bërë Kosovës dhe popullit të saj gjatë luftës 98/99, të tregojë se ku janë (të gjallë apo të vdekur) robërit e luftës, pastaj të kryente obligimet ndaj fondit pensional të Kosovës, ti kthente të gjitha dokumentet kadastrale dhe jo vetëm ato, aty, ku i ka plaçkitur, atëherë kur të gjitha këto punë do ti kryente Serbia, atëherë do të pranoja të dialogojë me Serbinë. Bile-bile në fillim të bisedimeve do të kërkoja nga Serbia që menjëherë të heq dorë nga përkrahja dhe mbështetja e strukturave paralele të vendosura nga Serbia, pra të heq dorë prej të gjithë atyre që i kundërshtojnë institucionet e Kosovës, pastaj të vazhdojë dialogu.

Qytetarët e Kosovës si ata pa pozita shoqërore si ata që merren me analiza të ndryshme janë të një mendimi: Me dialogue me çdo këndë madje edhe me Serbinë nëse është në interes të Shtetit të Kosovës, por në asnjë mënyrë të mos bisedohet me askënd pra as me Serbinë nëse preken interesat shtetërore të Kosovës. Ajo(lexo: Serbia) për pa i kryer të gjitha ato që u than më sipër, madje edhe pasi ti ketë kryer në asnjë mënyrë të mos bisedohet se si do të organizohet rregullimi i brendshëm dhe ai i jashtëm i Shtetit të Kosovës.

A ka kuptim dialogu Kosovë-Serbi në këto kushte? Në këto kushte dhe rrethana jo se jo, por nëse Serbia fillimisht do ti bënte të gjitha ato që u than më sipër, atëherë bisedimet do të kishin kuptim. Po, po dialogu do të kishte kuptim nëse do të bëhej vërtetë dialog i mirëfilltë, pra dialog me interes shtetëror, respektivisht dialog vetëm me karakter nacional. Marrëveshje të tilla do të ishin në të mirë të vendit e të popullit të saj. Marrëveshje që do të përfitonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këto dhe marrëveshje të tilla të ngjashme i japin frymë dhe gjallëri dialogut me Serbinë. Përndryshe në rast se edhe më tutje dialogohet me serbinë për çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse edhe më tutje dialogohet me serbinë pa pëlqimin e parlamentit të Kosovës jemi të bindur se pavarësisht se kush qëndron në anën e Kosovarëve të dialogimit është baras me tradhti kombëtare. Këtë që po e themi kemi parasysh këtë element: Në bisedimet e fundit të datës 9 shkurt na bindën se nuk pati vetëm dialog ndërmjet delegacionit të Kosovës e të Serbisë, por në ato bisedime i lejuan serbisë që të kërkojë kushte favorizuese për popullatën e vet, gjë që drejtpërsëdrejti Kosovës, Serbia iu përziu në punë të brendshme, pra ajo i diktoi Kosovës se si mund të organizohet në fushën e drejtësisë. Pas këtyre bisedimeve të dyja palët(lexo: Kosova dhe Serbia) deklaruan në mënyra çfarë atyre politikisht u duhet. Mjerisht Kosova mbante qëndrimin se me këto bisedime Kosova ka arritur që ta shtrijë sovranitetin në fushën e drejtësisë edhe në pjesën tjetër të Kosovës (lexo: pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës.

Për të gjitha këto që u thanë deri më tash një është e sigurt, se me shkaun njëherë e përgjithmonë duhet ti ndajmë rrugët tona. Ne me serbinë mund të bashkëpunojmë vetëm atëherë kur ajo do ta njihte Shqipërinë Etnike, në kuadër të së cilës do të ishte edhe Kosova. Por për ta ribërë Shqipërinë Etnike fillimisht Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj tek pika e organizmit të referendumit në mënyrë që populli i Kosovës të ketë mundësi të deklarohet se a dëshiron të rikthehet në "gjirin" e nënës Shqipëri. Ndonëse për Ribashkim Kombëtar nuk të pengon aspak Kushtetuta e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës sipas nenit 3 të saj e pamundëson bashkimin me një shtet tjetër ose pjesë të shtetit tjetër, e pra derisa kjo (lexo: bashkimi kombëtar) qenka i ndaluar, Ribashkimi Kombëtar fare nuk përmendet, rrjedhimisht për Ribashkim Kombëtar, Kushtetuta nuk na pengon. Ndërkaq Kushtetuta e Shqipërisë Bashkimin Kombëtar nuk e pengon, përkundrazi i jep të drejt për Bashkim Kombëtar. Çka pra do të duhej të bënte Shqipëria Londineze? Ajo, pra klika politike e saj në krye me presidentin Nishani duhet që të tregojnë pak më shumë pjekuri politike si dhe dispëonim e dëshirë për me e jetësuar Kushtetutën e saj.

Rilindasi ynë i shquar dhe i pa vdekshëm dikur kishte pas thënë: "Për Shqipërinë, ditë të mira do të vinë, lumë kush të rrojë e ta shohë... (Naim Frashëri), unë do të thoja: Lumë ai politikan shqiptar qoftë i Shqipërisë Londineze qoftë i Kosovës Historike, apo i Iliridës, respektivisht trojeve të tjera shqiptare, që do të angazhohej menjëherë dhe pa hezitime të punohet rrethe Ribashkimit Kombëtar.

Zaten ditëve të fundit dy kryeministrat shqiptar kur prenë shiritin e krijimit të rrethanave të reja doganore e bënë një hapë që domethënien e ka te Ribashkimi Kombëtar. Në këtë shkrim jo pa dashje i kam lënë pa i përmendur dobësit e politikanëve të ndryshëm me shpresë se ata do të kthjellen një ditë dhe do të punojnë në interes Kombëtar.

[email protected]

CENË PUSHKOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.