VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKSIDENTOHET RËNDË ÇIM PEKA, VDES SHOQËRUESJA, VAJZA E ISH AMBASADORIT

E Premte, 02.20.2015, 08:22am (GMT1)




Tiranë - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:30 në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan. Në aksident është përfshirë një automjet "Benz" me targë AA 099 GB dhe një "Audi" me targë AA 566 HT. Me makinën tip "Benz" udhëtonte gazetari, Çim Peka dhe Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, ndërsa me "Audi"-n, shtetasi Emiljano Pelushi. Fleura ka mbërritur e pajetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa Peka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale.

10665392_10152734585288887_3702745507686190608_n

Përplasja fatale për vajzën e ish-ambasadorit ndodhi në afërsi të Mulletit, në aksin Tiranë-Elbasan, kur ata po ktheheshin nga qyteti i Elbasanit, ndërsa makina tjetër vinte nga Tirana. 29-vjeçarja Fleura Kola kishte mbetur e bllokuar brenda automjetit, në sediljen e parë. Për nxjerrjen e trupit të saj nga makina e gazetarit, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse. Burime policore thanë se vajza e re kishte marrë dëmtime të forta në kokë, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërkohë gazetari Çim Peka ka marrë fraktura në qafë, këmbë e pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. I plagosur në aksident ka mbetur edhe shtetasi Edmond Pelushi që drejtonte mjetin tip "Audi". Në spital kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Kujtojmë se Peka është vëllai i ish-zv.ministrit të djathtë, Avenir Peka.

10404105_10152722501213283_3857383287267748500_n

Nga të dhënat e para, aksidenti u shkaktua nga mungesa e sinjalistikës në rrugë, por nuk përjashtohet edhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së dy makinave. Ky është aksidenti i dytë që përfshin familjen Peka. Vetëm pak kohë më parë, djali i vëllait të gazetarit, ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka humbi jetën në një aksident tragjik pranë Kopshtit Botanik.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.