VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Koha Jonë - MË 22 JANAR 1997, NË DARKË VONË, ËSHTË GODITUR NGA SHIK-u ME LEVA NË KOKË E FYTYRË, EDI RAMA

E Shtunë, 02.21.2015, 05:12pm (GMT1)



 

SHIK-u i Gazidedes naten e 22 janarit 1997 e ka goditur me leva ne koke Edi Ramen , asokohe intelektual i pavarur e qe shkruante ne gazeten "KOHA JONE". Pas rikthimit ne Parlament, pardje nga Sali Berisha, te kesaj historie te dhimbshme e kriminale te kryera nga Sherbimi Sekret Shqiptar i asaj periudhe u hapen koleksionet e gazetes "KOHA JONE", e cila ishte e drejtuar nga gazetari Ben Blushi e qe ne ato dite arriti tirazhin ditor 84 mije kopje.

Ka qene diku nga mesnata kur gazeta ishte nisur per ne shtypshkronjen "Demokracia" per tu shtypur dhe lajmeruan ne redaksine e "KOHA JONE" se kane goditur Edi Ramen , i cili eshte ne gjendje shume te rende ne spital. Nje pjese e stafit te "KOHA JONE" ka rendur per tek spitali kurse dy te tjere per te kthyer gazeten dhe ne nje kohe rekord kane futur nje lajm ne faqe te faqe se " Mbreme ne mesnate "Rrihet barabarisht Edi Rama".

Ate nate mbi koken e Edi Rames perveç disa miqve te tij ishin edhe Ben Blushi ,Martin Leka dhe Nikoll  Lesi. Ndersa te nesermen me date 24 janar 1997 "Koha Jone" boton nje supershkrim te forte te Fatos Lubonjes me titullin "Te hatashem persekeqi ne diktature, te hatashem dhe persekeqi ne liri". Dhe po ne ate faqe gazete shkruan Martin Leka shkrimin " Tetanoz per Edi Ramen".

Fatos Lubonja në librin "˜'Nëntëdhjeteshtata-Apokalipsi i rremë'' ka rrëfyer se goditja e Edi Ramës u bë nga disa njerëz të panjohur, por me urdhër nga dikush që e kishte programuar qëllimisht.

 "Disa persona të panjohur u kishin bërë pritë në zonën e errët të pallatit të Edit, pak më tej vendit ku i kishte lënë me makinë Artan Imami. Kishin qenë të maskuar me kapuça. Delinën e kishin lënë të kalonte, kurse ata të dy i kishin sulmuar duke i goditur me doreza hekuri. Ladi kishte shpëtuar  më lehtë, vetëm me një çarje në kokë. Edin e kishin goditur shumë më egërsisht: kishte përfunduar në spital me disa çarje të thella në kokë dhe me hundë të thyer. Ishte më mirë, por me kokën krejtësisht të fashuar dhe shumë i traumatizuar. Teksa dëgjonte tregimin e Benit nga maja e biçikletës, Qorri nuk mund ta ndalte mendjen së kërkuari shkaqet e mundshme të kësaj goditjeje, me një ndjenjë frike edhe për fatin e vet. Pse kishin zgjedhur Edi Ramën? Kush e e kishte kryer goditjen? Ishte akti spontan i ndonjë militant fanatik të nxitur nga klima e urrejtjes, apo urdhri i dikujt që e kishte programuar qëllimisht? Kësaj nuk mund t'I përgjigjej me siguri, por anonte nga kjo e dyta.'', shkruan Lubonja.

Ja si e përshkruan momentin e marrjes së lajmit: "Të nesërmen në mëngjes, ndërsa ishte ende në shtrat, Qorri dëgjoi Ben Kumbaron që po I thërriste nga poshtë me një zë, ku ndihej një kumt i keq. Kur doli në dritare, pa Benin gjysmë të shaluar mbi biçikletën e tij, me një fytyrë më të zymtë se ajo që kishte zakonisht. "˜'Çfarë ka ndodhur?'', "˜'Edi Ramën dhe Lad Myrtezain i kanë goditur me doreza hekuri në kokë'', "˜'Kur?'', "˜'Mbrëmë vonë, kur ktheheshin për në shtëpi nga Noerli''. "˜'Si janë?'', "˜'Jashtë rrezikut për jetën po keq, veçanërisht Edi''. "˜'Ku ndodhen?'',  "˜'Pasi i kanë qepur janë në spital, I kanë kthyer në shtëpi'', "˜'Atëherë s'ka rrezik jete''. "˜'Jo''....Atje mori biçikletën që e mbante lidhur te një hekur I shkallës dhe u nisën të dy për në shtëpinë e prindërve të Edi Ramës, ku ishte shtruar ai, pasi e kishin kthyer nga spitali. Rrugës, Beni i tregoi aq sa dinte për çfarë kishte ndodhur. ...''.

Lubonja ka shkruar edhe se si e ka gjetur Edi Ramën në shtëpinë e prindërve të tij kur u godit, të fashuar dhe të enjtur nga plagët. Lubonja shkruan se Edi Rama kishte bërë menjëherë një foto pas goditjes, për t'u publikuar në gazetë.

''...Vetë i plagosuri ndodhej në njërën nga dhomat e gjumit. Qorri hyri në një moment për ta parë. Iu afrua shtratit të tij me frikën se nuk do të qe në gjendje të përballonte pamjen e një fytyre të gjymtuar dhe ashtu I doli. Nuk ishte e lehtë të rezistoje para asaj fytyre të nxirë e të buhavitur, gjysma e së cilës ishte e mbuluar kryqazi me dy fasha të bardha që takoheshin të gjakosura mbi hundën e thyer. Anës fashave mezi dukeshin sytë e nxirë. Edhe buzët I kishte të stërfryra. Edi Rama diç donte t'i thoshte, por nuk mund të fliste. I doli një si belbëzim. Qorrin e pushtoi një ndjenjë e përzier ngashërimi, që I ndodhte shumë rrallë. Është shenjë dobësie nervash, të cilat nuk mund të mos ishin të dobëta, se sa ashtu të sulmuara nga tërë ato ndjenja të fuqishme kontradiktore, ku tmerri për atë që po shihte, pleksej me dëshpërimin, keqardhjen dhe pafuqinë për të kundërvepruar...''Duhet bërë diçka, duhet të bësh diçka'', dëgjoi zërin e Delinës, që sikur po i fliste njëherësh atij dhe të gjithëve. Mbeti ndërdyshas, sikur po priste që dikush të merrte një vendim. "˜'E vetmja që mund  të bëj, është të shkruaj në "˜'Koha Jonë'', iu përgjigj pasi pa që nuk doli ndonjë propozim më i mirë. Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa I çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin. Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur te dera e një komshiu të tij fotograf dhe I kishte kërkuar ta fotografonte.'', rrëfen Lubonja.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.