VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUKURI NË RRITJE BRAKTISJA E FSHATRAVE NË KOSOVË - FSHATI QË KISHTE DHJETËRA SHTËPI, TANI KA MBETUR ME DY SHTËPI DHE KATËR NXËNËS SHKOLLE

E Hënë, 02.23.2015, 12:17pm (GMT1)



Fshati Plitkoviç në Kosovë dikur banohej nga dhjetëra familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm dy.

Plitkoviçi është një fshat malor në komunën e Lipjanit, mjaft i përshtatshëm dhe i bukur për të jetuar.

Banorët e kanë braktisur atë prej kohësh dhe shkak është bërë gjendja e vështirë ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Aty ende ka një shkollë funksionale ku studiojnë vetëm katër nxënës. Ish-banorët e këtij fshati thonë se kjo nuk do të ndodhte nëse do të ishin kushtet më të mira ekonomike.

Referuar medieve në Kosovë, pak vite më parë në këtë fshat jetonin deri në 80 familje. Edhe dy familjet e mbetura aty po mendojnë ta braktisin në të ardhmen.

Braktisja e fshatrave kohët e fundi është kthyer në një problem të madh në Kosovë, pasi qindra njerëz po largohen çdo ditë nga vendi në drejtim të Perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

/Shekulli Online/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.