VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AVOKATI - ÇIM PEKA ËSHTË FAJTOR PËR VDEKJEN E FLEURA KOLËS

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AVOKATI - ÇIM PEKA ËSHTË FAJTOR PËR VDEKJEN E FLEURA KOLËS

E Martë, 02.24.2015, 08:05am (GMT+1)



Avokati i 32-vjeçari që akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur në Mullet pak ditë më parë u përfshi gazetari Çim Peka dhe mbeti i vdekur vajza e ish-ambasadorit në Itali, flet për manipulim të hetimeve. Avokati i Emiljano Pelushit ka akuzuar prokurorinë se po bën hetime të njëanshme pasi sipas tij, fajtor në aksident është gazetari Peka dhe jo klienti i tij.

"Prokurori nuk e kundërshtoi faktin se makina e drejtuar nga Peka ka dal nga korsia e tij dhe ka kaluar në korsinë ku drejtonte automjetin Emiljano Pelushi. Shkak determinant që solli pasojë nuk është klienti im Emiljano Pelushi, por drejtuesi i automjetit "Benz", që është përplasur kokë më kokë",
u shpreh avokati.

Këtë deklaratë ai e bëri pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë me burg për Pelushin. Seanca u zhvillua në një nga dhomat e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku Pelushi po mjekohet. I riu u arrestua një ditë pas aksidentit pasi sipas hetimeve, drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ecte me 80 km/h kur tabela e kufizonte shpejtësinë në 30 km/h. Në këtë aksident humbi jetën 29-vjeçarja Fleura Kola.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKURI NË RRITJE BRAKTISJA E FSHATRAVE NË KOSOVË - FSHATI QË KISHTE DHJETËRA SHTËPI, TANI KA MBETUR ME DY SHTËPI DHE KATËR NXËNËS SHKOLLE (02.23.2015)
KU JENI DHE KU ISHIT JU AKADEMIKËT!!!???...Nga ASLLAN DIBRANI (02.23.2015)
Koha Jonë - MË 22 JANAR 1997, NË DARKË VONË, ËSHTË GODITUR NGA SHIK-u ME LEVA NË KOKË E FYTYRË, EDI RAMA (02.21.2015)
AKSIDENTOHET RËNDË ÇIM PEKA, VDES SHOQËRUESJA, VAJZA E ISH AMBASADORIT (02.20.2015)
HOXHALLARËT 'SHQIPTARË' NDËSHKOJNË SHQIPONJËN, PËRDHOSIN FLAMURIN KOMBËTAR!!!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (02.19.2015)
QasjeSHQETËSIM ME ARSYENga CENË PUSHKOLLI (02.18.2015)
SI HAHET PAVARËSIASatirë nga AGIM GASHI (02.17.2015)
ENGJËLL BERISHA - PEDAGOGU QË I DHA SHUMË MUZIKOLOGJISË SHQIPTARE (02.16.2015)
KOLEC TRABOINI E DI PSE 'FAJIN E KA HEKUBA'…Nga MURAT GECAJ (02.14.2015)
SHABAN DEMIRAJ DHE ILIRËSIA E EPIRITNga RAMI MEMUSHAJ (02.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]