VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AVOKATI - ÇIM PEKA ËSHTË FAJTOR PËR VDEKJEN E FLEURA KOLËS

E Martë, 02.24.2015, 08:05am (GMT1)



Avokati i 32-vjeçari që akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur në Mullet pak ditë më parë u përfshi gazetari Çim Peka dhe mbeti i vdekur vajza e ish-ambasadorit në Itali, flet për manipulim të hetimeve. Avokati i Emiljano Pelushit ka akuzuar prokurorinë se po bën hetime të njëanshme pasi sipas tij, fajtor në aksident është gazetari Peka dhe jo klienti i tij.

"Prokurori nuk e kundërshtoi faktin se makina e drejtuar nga Peka ka dal nga korsia e tij dhe ka kaluar në korsinë ku drejtonte automjetin Emiljano Pelushi. Shkak determinant që solli pasojë nuk është klienti im Emiljano Pelushi, por drejtuesi i automjetit "Benz", që është përplasur kokë më kokë",
u shpreh avokati.

Këtë deklaratë ai e bëri pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë me burg për Pelushin. Seanca u zhvillua në një nga dhomat e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku Pelushi po mjekohet. I riu u arrestua një ditë pas aksidentit pasi sipas hetimeve, drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ecte me 80 km/h kur tabela e kufizonte shpejtësinë në 30 km/h. Në këtë aksident humbi jetën 29-vjeçarja Fleura Kola.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.