VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FESTIVALI NË MONTEKARLO - YLLKA MUJOS I JEPET ÇMIMI I KARRIERËS

E Hënë, 03.02.2015, 10:15am (GMT1)

 
Tiranë, 2 mars -
Mbrëmjen e 24 shkurtit, në Monte Carlo u çel Festivali Ndërkombëtar i Filmit Komedi Krijuar nga aktori i njohur italian i programit "Striscia la Notizzia", "Ezio Greggio, edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme në kinematë botërore gjatë vitit 2014.

E veçcanta e këtij edicioni, është se krah emrave të njohur të kritikëve, regjisorëve e aktorëve të famshëm që gjenden në jurinë e Festivalit të filmit, mes tyre, ishte përzgjedhur edhe aktorja e mirënjohur shqiptare Yllka Mujo.

Ftesa për të qenë pjesë e jurisë vlerësuese të këtij festivali, për Yllka Mujon erdhi pas evidentimit të vlerave artistike si një prej ikonave të aktrimit shqiptar. Yllka së bashku me italianen Maria Gracia Kucinota, Giovani Veronesi, Klod Zidi dhe Lee Scott Marshall, shpallën fituesit e këtij festivali në mbrëmjen Gala të 28 shkurtit në
Monte Carlo, ku aktorja e mirënjohur e teatrit dhe filmit, Yllka Mujo, fitoi çmimin e karrierës.

E pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. "Fantastike!!! Krenare për karrierën dhe vlerësimin e aktores sonë Yllka Mujo", shkruan ajo në Facebook.

Krah artistëve të mirënjohur në skenat botërore si Giancarlo Giannini, Franco Nero, Robert Hossein, Philippe Leroy, Maria Grazia Cuccinota, Peter Bogdanovich, etj, çmimin për karrierën e mori edhe aktorja shqiptare Yllka Mujo.

"Arti hap më shpejt skenat dhe dritaret për të folur e paraqitur Shqipërinë në mënyrë dinjitoze", shkruan Kumbaro.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.