E Enjte, 03.28.2024, 07:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ETIKA DHE NDËRGJEGJIA SHTETËRORE DHE NACIONALE NË UDHËKRYQE TË NDRYSHME OSE BARAZPESHË
-Apo, çfarë (çka ) po ndodh në Kosovë?!
Nga AGRON SHABANI

E Premte, 03.06.2015, 08:31am (GMT+1)




Të gjithë jemi deshmitarë të ndryshëm okularë, konfidensialë, të pavarur ose virtualë të ngjarjeve, zhvillimeve, proceseve, anomalive, destruksioneve, dekonstruksioneve, sfidave, turbulencave ose fenomenëve të ndryshme politike, shtetërore, nacionale, institucionale, konstitucionale, ligjore, administrative, sociale, societale, ekonomike, kadrovike dhe të tjera nepër të cilat po kalojnë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme në vendin tonë në këtë periudhë të fluidshme, furioze dhe tepër hektike ose aproksimative të konsolidimit të përgjithshëm dhe tranzicionit.

Ndërkohë që i ashtuaquajturi " koalicioni i madh" qeveritar ose politik i nënshkruar kohë me parë në mes PDK-së dhe LDK-së (lexo: me trysninë e fortë ndërkombëtare! )- në strukturën ose substancën e tij është produkt ose rezultat i pritshëm ose i pashmangshëm i epsheve ose apetiteve të njohura politike, partiake, pushtetmbajtese, karieriste, profiteriste, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të grupeve ose individëve te ndryshem- para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kosovë dhe deri me sot.Përkatësisht, produkt ose rezultat i fraxhilitetit, inkompaktibilitetit, porozitetit dhe heterogjentitetit të pafalshëm të faktorit të njohur politik dhe ushtarak në vendin tonë menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe gjer me sot.Prej nga ku rrodhën dhe u paraqitën edhe paradokset, anakronizmat, anomalitë, destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, administrative, juridike dhe të tjera në këtë kontekst. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe bisedimet e njohura të Vjenës dhe e ashtuquajtura "kushtetuta " e Mahti Ahtisarit së bashku me lëshimet,kompromiset ose koncesionet tjera ndaj Serbisë nga ana e delegacionit kosovar në të të ashtuquajturin " dialogun " ( monologun) e Brukselit etj. Kjo edhe pënkunder akteve të njohura të dhunës, terrorit dhe masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe kundër popllsisë së pambarojtur (civile) shqiptare gjatë kohës së luftës në Kosovë. Dhe, jo vetëm në Kosovë.Por...???!!!

Siç dihet e ashtuqujtura " Serbia e Pashiqëve dhe Karaxhorxhevicëve" së bashku me "mbretërine serbo-kroato-sllovene" 1914- 1918 dhe "Jugoserbosllavinë e Titos, Rankoviçit etj." 1945: U ngritën dhe projektuan dikur nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, "Antantës së Madhe", "Traktatit të Versajës", dy luftërave të mëdha botërore ose ballkanike e kështu me radhë.Dhe, mbase nga paradokset, naivitetët dhe demagogjitë e njohura politike, historike,ushtarake,diplomatike dhe te tjera të fuqive të ndryshme imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste të cilat asokohe e përhapën ose lansuan idenë e tyre infantile, reaksionare, anakronike dhe kontraproduktive mbi ngritjen dhe krijimin e mbretërisë së atëhershme të sllavëve të jugut me 1914-1918.Gjegjësisht, të ish Jugoserbosllavisë së mevonshme të Josip Broz Titos & Company" me 1945 etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar ketu edhe projektët ose planimetritë e atëhershme imperiale ose kolonialiste mbi ngritjen dhe krijimin e të të ashtuquajturve "popujve artificial" ose "johistorik" në ish Jugosllavi,Çekosllovaki, Bashkimin Sovjetik, Poloni dhe kështu me radhë.Pasojat dhe rezultatët e projektëve dhe planimetrive të mesipërme imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste tashmë janë të njohura. Nuk duhen komente ose analiza të shumëta në këtë kontekst. Mjafton të cekën ose rikujtohen në sfond vetëm luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë të nxitura dhe shkatuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Beogradit !!!! Gjithëçka është e qartë. No Comment.

Si duket projektët , eksperimentët dhe planimetritë e mesipërme imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e "instruktorëve" ose "arkitektëve" të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtar në vendin tonë mbi ngritjen dhe projektimin e "popujve te ri" artificial ose johistorik edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi ?! Kujto ne këtë vorbullë "popullin e lindur" ose të dalur nga lufta". Përkatësiisht, "popullin" ose "etnitetin kosovar" - sipas "koncepteve", "vizioneve" dhe "definicioneve spektakulare" dhe teper "bombastike", gjegjësisht, proletare dhe internacionaliste të Mahti Ahtisarit, Viktor Çërnomirdinit, Primakovit, Jelcinit, Putinit,Xhinxhiçit, Koshtunicës, Tadiqit,Nikolqit dhe të tjerëve..Ndonëse në kordinim,sintoni dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste me Serbinë dhe Rusinë në njerën anë.Si dhe me aprovimin ose miratimin "intern" ose eksplikativ të qarqëve, strukturave dhe nomenklaturave të njohura dhe të panjohura në kontinentin plak etj. Të cilave vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja ne "koncertin e madh" të biritmave dhe ulurimave të njohura imperiale,koloniale ose gjysëkolonialiste të Serbisë dhe Rusisë ( plusTurqisë etj.) ndaj vendit tonë në anën tjetër.Dhe, të gjitha këto të miratuara dhe aprovuara asokohe nga i ashtquajturi "ekipi i unitetit" i cili dikur me vonë do e shpallte ose vetëquante vetën edhe si "grupi i elefantëve" në Vjenë të Austrisë.( kujto:"grupin e elefantëve" në bisedimet e atëhershme të Vjenës mbi statusin e Kosovës). Duke t´i rikujtuar në këtë vorbullë luftën e njohur koloniale dhe imperialiste në mes Turqisë dhe Rusisë (1877-1878 ) për sundime dhe influenca të njohura pushtuese,imperiale dhe kolonialiste në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik.Përkatësisht, "Traktatin e Shën Stefanit" dhe "revizionet" e njohura koloniale dhe imperialiste ( kundër shqiptarëve dhe në favor të serbëve dhe popujve të tjerë sllavë ose ortodoks) në "Kongresin e Berlinit" me 1878 etj.etj.

Në këtë vorbullë habitë fakti se si shtetët, qarqet ose strukturat e ndryshme evropiane ose europerëndimore në bashkëpunim me një grup deamogësh, hipokritësh, hedonistësh ose alkimistësh të ndryshem karierist dhe profiterist në vendin, tonë, po i mbyllin sytë para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të" rikthmit të sofistikuar" të ´ Serbisë imperiale ´ ose ´ Rusisë cariste´ në Ballkan´ ?! Mbase të nje klime dhe mentaliteti te njohur " caristo-cezarist" në Gadishullin e njohur Ilirikë dhe gjetkë. Dhe, kjo me "dorën e zgjatur" të SHBA-së, Gjermanisë, B.Madhe, Francës etj.Gjegjësisht, në emër të një të të ashtuquajturi "partneriteti global" ose "gjeostrategjik" të SHBA-së dhe Perëndimit me Rusinë ( plus Serbinë etj.) në Ballkan etj . Gjepura. Rusët në Evropë, gjithmonë erdhën ose u shporrën që andej vetëm e vetëm si luftënxitës, si pushtues apo si popull hegjemonist dhe ekspanzionist.Asgjë me shumë. Ndërkohë që lidhjet, miqësitë dhe aleancat e ndryshme (të fsheheta mbase) ushtarake, ekonomike, politike,taktike,finansiare dhe të tjera të Rusiisë,Serbisë dhe aleatëve te tyre- kundër interesave të njohura gjeopolitike dhe gjeostrategjike të SHBA-së dhe Perëndimit kudo nepër botë, asnjëherë nuk kane qenë me të ngushta dhe me aktive. Në Ballkan si per shembull.Mos të flasim këtu për agresionin ose invazionin e egër ushtarak të Rusië në Ukrainë. Apo, nesër ose pasnesër të Serbisë ( me ndihmen e Rusisë ) në Kosovë dhe kështu me radhë???!!!

Dhe, të gjitha këto së bashku si karrem apo si një "gogol i madh" politik,ushtarak etj. Apo?!

Në instancë të fundit, po të ishin të interesuar aq shumë miqtë dhe aleatët tanë natyrorë dhe historik, respektivisht, SHBA-së dhe Bashkimi Europian ( BE) për zhvillimin e përgjithshëm,mirëqeniën,paqen, stabilitetin ,pavarësinë,integritetin, sovranitetin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.Në Republikën e Kosovës dhe gjithandej, sot do kishim ngjarje, zhvillime, kushte,rrethana dhe situata shumë të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme. Nuk do kishim krim të organizuar,kontrabande, korrupsion, prostitucion, nepotizëm, familjarizëm, bajraktarizëm dhe partikularizëm të tepruar ose inflator...Nuk do kishim ministra as titullar të korruptuar ose nën "rrogoze" të ndryshme ligjore, administrative ose juridike.Nuk do kishim klanizime, privatizime, uzurpime, fosilizime,instrumentalizime ,relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme ose të çfarëdollojshme të prones ( kapitalit) dhe moralit të njohur shoqërorë ose qytetar. Nuk do kishim ekstremizma ose radikalizma të ndryshnme fetare, sociokultuirore, nacionale, sociopsikologjike dhe të tjera në Kosovën e konstrastëve dhe paradokseve të shumëta. Nuk do kishim ministra, zevëndësministra, titullar, ambasador,konzuj ose viceambasador të ndryshëm me biografi të dyshimëta personale,familjare,nacionale,profesioniste,kadrovike dhe të tjera. Nuk do kishim madje as "vehabist", "salafist", "kvietist","bogomil" ose "herretik" të ndryshëm "dualist" ose "transsubstancialist" në vendin tonë.Nuk do kishim shpifje, akuza,shantazhe, kriminalizime, penalizime dhe linçime të çfarëdollojshme ( " senzacionale" ose " bombastike" ) të ish pjesëtarëve dhe komandantëve të ndryshëm të UÇK-së nga ana e grupëve ose individëve të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë dhe kështu me radhë.Duke menduar këtu në shpifjet, akuzat, kurthat, intrigat, dredhitë, inskenimet, insinuatat, kriminalizimet ose penalizimet e ndryshme "senzacionale" dhe "bombastike" nga ana e qaqrqëve ose strukturave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare- kundër ish pjesëtarëve ose komandantëvë të ndryshëm (me në Zë !) të UÇK-së për qëllime dhe projekte të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera në këtë vorbullë që iu shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone,militare, imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë dhe historik kundër vendit dhe vet popullit ose kombit tonë.Por, asnjëherë lufttës dhe aspiratave të njohura shtetërore, nacionale dhe historike të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Duke e përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin " koalicionin e madh" në mes PDK-së dhe LDK-së i cili në instantcë të fundit është " pseudonim hyjnor" ose një " rastësi profetike" të cilën Zoti ( Hyji)-megjithatë nuk deshi t´a nënshkruajë.

Në politikë të lartë ose diplomaci, formulat ose " ekuacionet" e ndryshme, në të shumtën e rasteve janë me shumë të panjohura dhe të papritura. Në rastin e Kosovës-sidomos. Në këtë prizëm edhe gjuha e njohur e dashurisë së lartë nacionale ose patriotike,nuk është gjithmonë e njejtë ose e barabartë me gjuhën e laikëve ose diletantëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Në të kundërten, integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ose qytetare në njerën anë , gjegjësisht , integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara, sovrane,integrale,ligjore, qytetare dhe demokratike gjithandej globit.

Në fund të fundit është e drejtë e patjetërsueshme (sovrane) dhe tepër legjitime e akëcilit (secilit) prej nesh për t´i vërejtur,detektuar ( deshifruar), identifikuar, studiuar, analizuar dhe kritikuar të meat ose dobësitë e ndryshme institucionale, konstitucionale, shtetërore,nacionale,morale, politike,profesionale,kadrovike dhe të tjera të lidershipit të përgjithshëm të vëndit ose shtetit tonë.Qoftë madje ai edhe i ashtuquajturi " koalicioni i madh" pushtetmbajtës ose politik në mes PDK-së dhe LDK-së . I cili mund t´i ngjasojë sërish " kullës " së njohur të Babilonisë, ku krahu i djathtë i saj nuk dinte asnjëherë mbi të majtin ose anasjelltas. Për të mos thënë " Urës së Shenjtë " ose " Kalasë së Shkodrës" mbi Bunë! ( ...)

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HULLIJA E KAMERËS  DHE DASHURIA NDAJ PROFESIONITRemzije Ferati – Isufi – Autore dhe skenariste Fotoreportazh nga TAHIR BEZHANI (03.05.2015)
LETËR SHTËPISË SË LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANEPRANONI NJË FALËNDERIM TË TRISHTË TIMINNga VISAR ZHITI (03.03.2015)
1951, SI U PUSHKATUA JONUZ KACELI - FLASIN FËMIJËT E TIJ, VËLLEZËRIT OSMAN DHE MIRVJEN KACELINga ALBERT Z ZHOLI (03.02.2015)
FESTIVALI NË MONTEKARLO - YLLKA MUJOS I JEPET ÇMIMI I KARRIERËS (03.02.2015)
INTERVISTË E RRALLË E ISMAIL QEMALIT DHËNË GAZETARIT ITALIAN - ÇËSHTJA E PRINCIPATËS SË SHQIPËRISË (03.01.2015)
PO FLITET SE...!Vështrim nga CENË PUSHKOLLI (02.28.2015)
Reportazh dhe fotogaleri, SHQIPËRIA KOMUNISTE 1980 - NËN OBJEKTIVIN E REVISTËS 'NATIONAL GEOGRAPHIC' (02.28.2015)
MENDIME PËR ZHVILLIMET E FUNDIT NË RRJEDHAT E SIPËRME TË VJOSËSNga KSENOFON KRISAFI (02.27.2015)
NË VENDLINDJEN E MBRETËRESHËS TEUTË PO KRYHEN GËRMIME ARKEOLOGJIKE (02.24.2015)
AVOKATI - ÇIM PEKA ËSHTË FAJTOR PËR VDEKJEN E FLEURA KOLËS (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]