E Premte, 03.29.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PRAGMATIZMI DHE VIZIONI I RI I HASHIM THAÇIT NË DIPLOMACINË OSE POLITIKËN E JASHTME KOSOVARE
Nga AGRON SHABANI

E Premte, 03.13.2015, 03:35pm (GMT+1)



Pa të keq ndaj askujt, por në vend të progesit, avantazhit ose afirmimit të sajë të gjithëmbarëshëm ose substancial në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme në një periudhë të ndjeshme dhe tepër sfiduese të konsolidimit të përgjithëshëm ose tranzicionit. Politika ose diplomacia e jashtme kosovare si të thuash me tepër ka njohur regrese, stagnime ( stonime) dhe disaavantazhe të ndryshme në raport me politikën e jashtme ose diplomacinë serbe etj. Dhe kjo në radhë të parë për shkak të qasjeve, përceptimëve, konceptimëve ose anticipimëve klasike, gjegjësishtë, ataviste dhe makiaveliste ( për të mos thënë këtu hedoniste ose alkimiiste) të politikës së jashtme ose diplomacisë së gjertanishme kosovare ( nën Skënder Hysenin dhe Enver Hoxhajn) në vlugun e të të ashtuquajturit " dialogut ( monologut) politik" ose diplomatik në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel të Belgjikës. Gjegjësisht, nepër etapa ose periudha të ndryshme furioze, turbulente, agresive dhe tepër sfiduese ose dinamike të politikës së jashtme ose diplomacisë serbe në raport me Kosovën etj. Ku politika ose diplomacia e jashtme kosovare në vend të një qasjeje ose formule moderne ( bashkohore) në domenin ( kontekstin) e njohur profesional ose kualitativë të marëdhëniëve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkomëtare, sikur eshte vetemjaftuar me të të ashquajtuaturën politikën e jashtme ose diplomacinë klasike dhe kuantitative-kadrovike e cila në instancë të fundit nuk ëshë asgjë tjetër pos recidivë ose pezhorativë i " politikë së jashtme" ose diplomacië së dikurshme forumiane ose kabinetike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin " stafin" ose " korin e jashtëm" politik ose diplomatik të Republikës së Kosovës të akredituar nepër qëndrat ose metropolat me të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë botëre me mungesa ose deficite të shumëta shekencore,intelektuale, profesionale,kardrovike dhe të tjera. Në këtë prizëm,filozofia, sociologjia dhe psikologjia e njohur politike (ndonese, në konvergjenca ose bashkëpunime të ndryshme eskterne ose eksplikative me antropologjine dhe epistemologjinë politike) e shquajne dhe aktualizojne vazhdimisht të të ashtuquajturin " konceptin e pavarur" ose "neutral" se bashku me "metafizikën e moralit" të përgjithshëm shpirtëror ,nacional, profesional ose politik si njërin ndër parakushtët,postulatet ose pikërendesat me të rëndësishme ose kryesore të " ligjshmërisë së brendshme "( të natyrës dhe karakterit të njohur shkencor ose humanist) në sfondin e njohur të ideve dhe teorive të njohura evolutive, revolucionare,empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera mbi popullin ( kombin), shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Duke i veçuar kësaj radhe analizat e njohura strukturale, aksionale dhe funksionale ose funksionaliste në kuadrin e sociologjisë, filozofisë dhe psikologjisë së njohur teoriike dhe asaj praktike mbi marëdhëniet ose raportet e sotme botërore ose ndërkombëtare në kontekste dhe relacione të ndryshme globale ose universale.

Dhe, politika e jashtme ose diplomacia kosovare:

Ndryshe nga kjo, menjëherë pas emërimit të ish udhëheqësi të njohur politik të U
ÇK-se, respektivisht ish kryeministrit kosovar, z.Hashim Thaci në postin ose funksionin e lartë të shefit të diplomacisë kosovare, respektivisht, Ministrit të Puntëve të Jashtme të Republikës së Kosovës: Në diplomacinë ose politikën e jashtme kosovare, vërehën freski, prurje dhe kualitete të reja në domenin ( kontekstin) e njohur të një politike të jashtme më funksionale dhe dhe me "agresive" . Respektivisht, më dinamike, afirmative dhe kompetitive të Republikës së Kosovës në kuptimin e njohur funksional, aksional dhe pozitivist të fjalës. Vërehën trende, standarde dhe kualitete të reja në diplomacinë ose politikën e jashtme kosovare në raport me trendet, standardet dhe kërkesat e njohura ( moderne ose bashkohore) të marëdhëniëve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Vërehet pra një dell ( damar) i ri, gjak i fresket dhe një ritëm tjetër ( dinamik) në politikën e jashtme ose diplomacinë kosovare. Për dallim të të ashtuquajturës politikës ose diplomacië kuantitative, gjegjësisht, forumiane ose kabinetike.Të zbatuar ose aplkuar gjer me tani nga ana e qeverisë ose ministrisë së jashtme kosovare.Ndonëse, politika e lartë ose diplomacia, në instancë të fundit janë " luftë me mjete të tjera. " ( politike dhe diplomatike). Apo...?! Diplomacia (ose diplomatia) -siç dihet, ka shumë kuptime,definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme profesionale, funksionale,aksionale etj. Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm " diplomaci" ( apo, diplomati, policy,diplomacy etj.) se këndejmi origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë: Diplomë, Autorizim ose Dëshmi shkencore ose profesionale për punën,angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur ( ministri), ambasadori apo diplomati të nominuar ose akredituar. Në anën tjetër ndërkaq, përfaqësi ( legata) ose "dërgata" të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike.Kujto këtu ato në kohën e "polisit" të Athines...Të tjerat në kohën e Bizantit ose Romës së lashtë antike.Në kohën e Karlit të Madh ( Karl derr Grpße) dhe "Dinastive" të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermaninë dhe Evropën e periudhës së njohur mesjetare etj.Të tjerat në mes Republikës së Venedikut dhe Rraguzës (Dubrovnikut),ato me Mbretërinë e njohut të Kastriotëve në Shqipëri.Ato në kohën e sundimit të Lujëve,Bonaparteve dhe të tjerëve në Francë dhe kështu me radhë.Ndërkohë qe dikur me vonë termi "Diplomaci" në "gjirin" ose suspektin e vet do i përfshijë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale,politike dhe diplomatike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu Dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive.Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme ndershtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj.etj. Kjo sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (Lëxo:Revolucionet e njohura në SHBA-së , Francë etj.): Kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik,gjuhësor ose linguistik të Francës së asokohshme revolucionare ose " post-revolucionare" . Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

-Shih për këtë, edhe vet nocioni(termi), kuptimi dhe funksioni substancial ose esencial i një zyrtari shtetërore ( kryediplomati), ose perfaqësuesi diplomatik (ambasadori ose diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë: Me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.Ku një diplomat i lartë (qoftë ai i shef i diplomacisë, ambasador, konzull apo diçka tjetër..) në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij politik ose diplomatik. Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale,shkencore,intelektuale dhe profesionale në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme politike, protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat,prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike.Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale,shtetërore,nacionale, intelektuale,profesionale,shkencore ose akademike në funksionin,raportet dhe angazhimet e tij praktike dhe teoriike me qeveritë dhe institucionet e ndryshme shtetërore, qeveritare,parlamentare,politike,diplomatike dhe të tjera. Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të shtetit, populli( kombit) dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive.Si dhe duke i forcuar, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdheniet ose raportët e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare, politike dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendet e ndryshme pëpkatëse ose respektive gjithandej globit.Respektivisht, duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare të nivelit me të lartë.Kjo gjithnjë me qëllim të ngritjes,zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve ose raporteve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me popujt dhe vendët tjera gjithandej globit.Ndonëse, gjithmonë duke i zgjëruar,avansuar, ravijezuar, konturuar,eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ( nderqeveritare) ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale,industriale,shkencore,kulturore, finasiare, ekonomike etj. Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme mes popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes "dashurisë dhe urrejtjes"?! Ku mjafton vetëm një keqkuptim ose "mosmarreveshje e vogël"strukturale, konceptuale, ideologjike, manufakturale, konjukturale, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme "elitare" ose "egalitare" , respektivisht, qeveritare ose politike:Dhe, i tërë "kompozicioni" i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare, të shpërbëhet apo të shkatërrohet në themel ose në embrion.Si kulla prej letrës.

-Ndaj, mu për këtë shkak: Në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare- janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhëniësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme( formule )ose gramatike të gjithëmbarshme politike ose diplomatike të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, Marëdheniët miqësore dhe strategjike, Marëdhëniët permanente dhe reciproke, Marëdhëniët e mira,Marëdhëniët ad hock, Marëdhëniët de jure dhe de facto, Marëdhëniët neutrale ose indiferente, Marëdhëniët e ftohëta,Marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej raportëve ose situatave të caktuara politike,ushtarake, historike, diplomatike, ekonomike,konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale,ideologjike,strategjike, gjeopolitike dhe të tjera.Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, te logjikshme, eklektike, furioze,dinamike dhe tepër koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri,substrati ose struktura e tyre jetësore, shoqërore ( qytetare) dhe politike janë të natyrës dhe një karakteri të njejtë. Gjegjësisht, reciprok,koherent,analogjik etj.Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat tjera politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re ( bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare.Në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet,strukturat,superstrukturat ( elitat) ose konjukturat e ndryshme manufakturale, politike,sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji apo mbase edhe si një "kauzalitet i lartë" shtetëror, nacional, politike ose diplomatik tek vendët ose popujt e ndryshme industrial ose ekonomik gjithandej rruzullit tonë tokësor.Mbase,pa i harruar këtu edhe konceptët ose teoritë tjera shkencore, gjegjësishtë, politike ose diplomatike.Të cilat, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, kane për qëllim edhe vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të sociologjise, psikologjise dhe filosofisë shtetërore,nacionale, politike dhe diplomatike në njerën anë. Gjegjësisht, të etikës dhe estetikës së njohur profesionale ( politike) dhe diplomatike në anën tjetër. Duke e vërë theksin në parimet,premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociologjisë së njohur reflektive,kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike ndaj çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve,rrethanave,zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur lokal, rajonal, parcial,unilateral ose monologjik etj. Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar, politik ose dipplomatik së bashku me etikën e njohur individuale,etikën globale ose kolektive,etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.etj.Në instancë të fundit edhe filozofia analitike, parasegjithash është bashkëdyzim ose një komparativitet i përgjithshëm linear dhe metaestetik në mes konceptëve,metodave dhe tendencave të ndryshme politike dhe filosofike.Ku bazat ose themelët e gjithëmbarshme të filosofisë së sotme analitike ose linguistike ndodhën të ngritura dhe projektuara mbi veprën e njohur "Principia Eticha" të mendimtarit dhe filozoft të shquar anglez D.Muhr etj.
- Për me tepër ndërkaq,filozofia e sotme (moderne ose bashkohore) e kohës ose "botës globale" dhe "ultramoderne" çfarë e kemi sot: Me tepër do mund të definohet, përceptohet ose anticipohet si një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjëve, problemëve,fenomenëve, nevojave dhe kërkesave fundamentale ose esenciale të njeriut,shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.Përderisa,e ashtuquajtura "filosofia postmoderne", në radhë të parë ishte produkt ose rezultat logjik i trendeve, tendencave, procesëve,fenomenëve,turbulencave dhe reaksionëve të pashmangshme shkencore,industriale,teknologjike,ekonomike dhe te tjera të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara industriale dhe kapitaliste. Kjo mu për faktin se në kuadrin e njohur të "sistematizimit", kompjutorizmit, automatizmimit ( robotizmit) dhe një "periodizimi" të gjithëmbarshëm (sistematik) të raportëve ose marëdhënIëve të sotme botërore ose ndërkombëtare:E ashtuquajtura "shoqëria postmoderne" ose industriale - teknologjike: Sikur është shndërruar (transformuar) ose "konvertuar" në një të të ashtuquajtur "levizje të gjithembarshme" ( globale ose universale)? Respektivisht, masive ,hektike,turbulente ,eklektike dhe tepër furioze ose dinamike.

-Ndonërse, gjithnjë duke menduar në rolin dhe pozicionin e ri të politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare ( nen z.Hashim Thaci) në atë " masivë të madh" të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku Ministria e Jashtme së bashku me " korin " e njohur politik ose diplomatikë te Republikes se Kosoves,gjithmone dukhet t´i ngjajne nje ´ ansambli´ ose ´ orkesatre te madhe ´ koherente dhe teper harmonike e cila pucet ose gërshëtohet vazhdimisht në sfond me ´ korin e lartë ´ të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe vendit tonë.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELHAIDA DANI - ME STIL ROK NË EUROSONG (03.13.2015)
FRAN GJOKA, 40 VJET MËSUES DHE GAZETARNga KADRI TARELLI (03.12.2015)
DOKTOR RIFAT FRASHËRI - ATDHETARI I MADH DHE SHKENCËTARI I MADH I MJEKËSISË (03.09.2015)
HARTA E PËRHAPJES SË SHQIPTARËVE NË TURQI (03.09.2015)
Dr NASER RUGOVA - JAM INSTITUCIONALIST DHE RESPEKTOJ VOTËN E LIRË, PRES QË DREJTËSIA TË VIHET NË VEND (03.08.2015)
FESTA E MËSUESIT, ME LULE DHE LIBRA…(Veprimtari e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë)Nga prof. Murat Gecaj, sekretar i Përgjithshëm i SHASH (03.07.2015)
ETIKA DHE NDËRGJEGJIA SHTETËRORE DHE NACIONALE NË UDHËKRYQE TË NDRYSHME OSE BARAZPESHË-Apo, çfarë (çka ) po ndodh në Kosovë?!Nga AGRON SHABANI (03.06.2015)
HULLIJA E KAMERËS  DHE DASHURIA NDAJ PROFESIONITRemzije Ferati – Isufi – Autore dhe skenariste Fotoreportazh nga TAHIR BEZHANI (03.05.2015)
LETËR SHTËPISË SË LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANEPRANONI NJË FALËNDERIM TË TRISHTË TIMINNga VISAR ZHITI (03.03.2015)
1951, SI U PUSHKATUA JONUZ KACELI - FLASIN FËMIJËT E TIJ, VËLLEZËRIT OSMAN DHE MIRVJEN KACELINga ALBERT Z ZHOLI (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]