E Premte, 03.29.2024, 09:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KUR ZOTI (NUK) HARRON!
Nga AGRON SHABANI

E Premte, 03.27.2015, 08:08pm (GMT+1)



Siç dihet, lufta e njohur çlirimtare dhe patriotike e UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë si dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike të iliro-shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik: Ishte ´stina´ me e bukur dhe me krenare në historinë me të re të popullit (kombit) dhe atdheut tonë përkatës ose respektiv. Ishte ajo stina e lavdishme e lulëkuqeve të njohura të lirisë dhe shqiptarizmës që nuk vyshkën as nuk veniten kurrë në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Në këtë kontekst është thënë dhe shkruar aq shpesh se me rastin e luftës së lartëpërmendur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, njëherë e përgjithmonë, respektivisht, me tepër dhe me bukur se kurrë, i çelën dhe hapën sytë liria, shteti, pavarësia, integriteti dhe sovraniteti i shumëpritur i Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Dhe, pse jo edhe zhvillimët ose procesët tjera revolucionare, evolutive dhe historike në këtë drejtim.Me rastin e luftës dhe përpjekjeve të lartëpërmendura të UÇK-së se këndejmi, njëherë e përgjithmonë u ndanë dhe shkurorëzuan fuqishëm dhe përjetësisht drita nga terri, liria nga robëria, jeta nga vdekja dhe kështu me radhë.

Ndaj,në këtë sfond ,sipas mendimëve dhe përceptimëve të njohura shkencore dhe humaniste të Theodor Shiederit, të shprehura dhe formuluara në kuader të " Kodeksit të Historisë Nacionale": Mbrojtja dhe afirmimi i çështjeve dhe aspektëve të njohura ushtarake ose luftarake ( lexo: kauzalitetin e njohur luftarak ose ushtarak) nepër etapa ose periudha të ndryshme politike, historike dhe të tjera, e kanë peshën dhe rëndësinë e kauzalitetit me të lartë shtetërore, nacional dhe historikë.Ndërkaq, sipas konceptë, ideve dhe teorive të njohura të Cloude Levy Straussit, mitet, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake ( ushtarake), historike ose patriotike, janë në funksione të fuqishme determinante, konstruktive, rekonstruktive, diakronike, revolucionare, sfiduese, paradigmatike dhe të tjera-përballë paradoksëve, padrejtësive, destruksioneve, dekonstruksioneve, reaksioneve, turbulencave, anomalive, demagogjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme politike, administrative, juridike dhe të tjera. Duke pleduar këtu në shkencën ose disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të Beletristikës-përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, politike, administrative, juridike etj.

Në të kundërten, asnjë popull ( komb) dhe asnjë shtet nuk mund të jetë i pasurë dhe e lirië materialishtë dhe politikishtë, nëse janë të varfër dhe t´robëruar shpirtërishtë , moralishtë ose fizikishte- çlirimtarët ose heronjtë e tij ( e tyre) kryesorë.

Se këndejmi, shqiptarët e paguan me një çmim tepër të lartë lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga Serbia kriminale dhe gjakatare. Gjegjësisht, me vuajtje, pësime, dhëmbje, travaje, krajata, pezmatime, trauma dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e popullit ose kombit tonë.


Për me tepër ndërkaq, njerëzit ose popujt e ndryshëm liridashës ose patriotikë, mbajnë mendë ose kujtojnë nëse duan. Respektivisht, nëse kanë moral dhe vetëdije të lartë shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike. Ndërsa, falin ose "harrojnë" -vetëm nëse kanë kohë dhe mundësi. E kundërta e tyre janë paradokset, naivitetët ,anomalite dhe padrejtësitë e njohura politike, historike, ushtarake dhe të tjera ndaj shqiptarëve nga ana e fuqive të ndryshme të mëdha.Gjegjësisht, " popujt artificial" ose johistorik së bashku me "historitë e vogla" dhe "gjeografitë e mëdha" mbi teritorin dhe hapësirat e njohura etnike, historike dhe gjeografike të ilro-shqiptarëve në Gadishillin e njohur Ilirik ose ballkanik.Mbase, mbretëritë ( perandoritë ) ose " dinastitë " e dikurshme të Obrenoviçëve, Karaxhorxheviçëve, Pashiqëve, Çubrilloviçëve, Garashaninëve, Rankoviçëve, Millosheviçëve, Qosiqëve dhe të tjerëve...! Për qëllime , projekte dhe planimetri të ndryshme hegjemone, militare dhe ekspanzioniste të bllokut ( kampit) të njohur serbo-pansllavist kundër kombit dhe atdheut tonë! Ndonëse, me Rastin e Luftës dhe Revolucionit të Madh Çlirimitare dhe Patriotik të UÇK-së! Njëherë e përgjithmonë u përmbysen dhe eklipsuan ëndërrat ose iliuzionet e njohura koloniale ose gjysëmkolonialiste të shtetit dhe " popullit qiellor" serb -për sundime dhe "dominime të reja " në kohëra dhe hapësira të ndryshme evropiane ose ballkanike.

Ka kohë qëkur ish udhëheqësit e lartë politik dhe ushtarak, gjegjësishtë, disa nga ish luftëtarët dhe komandantët me në Zë të UÇK-së, vazhdojnë të akuzohen, paragjykohen ose kriminalizohen padrejtësisht nga qarqët ose instancat ( gkykatat) e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në baze të shpifjeve, trilleve, kurthave, intrigave dhe dredhive të ndryshme " sensacionale" ose " bombastike" ( lexo: infantile dhe patologjike) të Moskës dhe Beogradit.Por ja që "konspiracionin" dhe "dekonspiracionin" e tyre infantil dhe tepër komplotië, hëpërhë vazhdojnë t´i mbajnë të fshehur ose të mbuluar nepër "trashe", istikame të ndryshme ,apo, nën rrogoz. Shih ti tashti edhe e ashtuquajtura " gjykata speciale" ose " tribunali i posaçëm " për disa nga udhëheqësit (komandantët) ose luftëtarët e njohur të UÇK-së !? Habitë fakti se si akuzat dhe denoncimët e mesipërme të qarqëve ose strukturave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjëjnë "harmoni ",kordinim dhe sintoni të plotië me njëra tjetrën.Me shpifjet e njohura "senzacionale" dhe "bombastike" të Dick Marthyt nga Zvicra dhe mentorëve të tij në Beograd sidomos. Apo...?!

"Asgjë të re në prokurorinë dhe senatin bizantin të Romës"! ( .. )

Në të kundërten, sipas Theodor Adornos, Max Horkheimerit etj.( lexo: "Dialektika e Iluminizmit"): " Ai që është zgjedhur dhe paramenduar si armik shekullor ose historik, edhe shihet dhe luftohet deri në fund si armik." Gjithnjë fjala mbi lufërat e ndryshme speciale, psikologjike ose propagandistike të bllokut ( kampit) të njohur sllavo-bizantin-kundër vlerave të njohura ( epokale dhe monumentale ) të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Në fundi të fundit, " zërat" e ndryshëm kundër UÇK-së dhe Vlerave të Shënjëta të Luftës së njohur për liri dhe pavarësi! Janë zëra të vetmuar në shkretëtirën ( erresiren) e madhe të mendjes ,zemrës dhe shpirtit që patjetër i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Gjegjësisht, faktët dhe realitetët e njohura në terren.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEKA BUÇAJ: KAM QENË NËN KOMANDËN E GJENERALIT WESLEY CLARK - NUK ISHA PILOT, POR PJESE E SHERBIMIT INTELIGJENT (03.27.2015)
TROPOJA NDERON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” DJALIN E PERSONALITETIN E SAJ, DR. ISLAM LAUKA, AMBASADORNga VALDET ERMALI (03.26.2015)
KJO ËSHTË EDHE KOHA E FLAMUR LUTFI HOXHËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.24.2015)
( Diskutimi i metodave...)NJË MENDIM NDRYSHE...-Apo çfarë duhet ( është dashur) të bëjmë me shumë për kombin dhe shtetin tonë...?! Nga AGRON SHABANI (03.23.2015)
LUTFI DERVISHI - NË SHQIPËRI NUK EKZISTON FARE LIRIA E MEDIAS (03.23.2015)
KUSH NA E KOMANDON SHPIRTINNga ILIR YZEIRI (03.23.2015)
NË GJURMËT E KRIMIT FAMILJARNga FRAN GJOKA - Lezhë    (03.21.2015)
U BËNË SA VITE QË U NJOHËM, DHE ÇDO HERË AI ËSHTË I NJËJTË...(Në vend të urimit, për ditëlindjen e prof. Murat Gecaj)Nga BAHTIR LATIFI, Boras - Suedi (03.20.2015)
NË MAQEDONI PO TRIUMFON DEFAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE (03.20.2015)
ÇKA OSE ÇFARË KEMI MËSUAR NGA JETA?Nga AGRON SHABANI (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]