E Premte, 03.29.2024, 10:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NJË 'POSTIM I JASHTËZAKONSHËM' SOLEMN OSE FESTIV!
( Për Festën e Ringjalljes)
Nga AGRON SHABANI

E Enjte, 04.02.2015, 06:09pm (GMT+1)



Siç dihet besimi, morali dhe durimi, janë fillimi ose materia ( formula) kryesore e urtësisë, edukatës, kulturës, disiplinës, zhvillimit, evolucionit, persosjes dhe emancipimit të gjithëmbarëshem holistik dhe primatologjik të njeriut. Përkatësisht, ngritja dhe avancimi ynë nga " sipërfaqja e mahisur" e " foshnjerisë" ose " adoleshencës " së mehershme shpirtërore, emocionale, fetare ose kulturore që dikur i kemi fshehur ose krijuar vet. Për të mos thënë këtu, ikja ose lagrimi ynë individual dhe kolektiv nga " tabula rasa" ose ajo " pika xero" e foshnjerisë ose adoleshencës së dikurshme shpirtërore, emocionale, fetare ose kulturore nepër etapa ose periudha të ndryshme mesjetare, primitive ose arkaike. Gjëgjësisht, antropomorfe ose parahistorike ( " Post-Quem" dhe " Ante-Quem" ) të Sinantropëve ose Pitekantropëve të ndryshëm! Të cilët nuk i kanë njohur dhe majtur mend ( kujtuar) madje as ditëlindjet osde ditëvdekjet ( mortet) e tyre. Dhe, lërë ti aspektët ose procesët e njohura të besimit, moralit, edukatës, kulturës, zhvillimit ( evolucionit) , disiplinës dhe emancipimit të lartëpërmundur njerëzorë ose qytetarë që paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore ose substanciale në domenin e përgjithëshëm të holistikës dhe primatologjisë njerëzore.

Shih për këtë, besimi, morali dhe durimi i lartërpërmendur njerëzorë ose qytetarë së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin ( evolucionin), disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm ( global ose universal) të njerëzve, popujve, feve ( religjioneve) ose kulturave të ndryshme gjithandej globit tonë tokësorë, kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej, të ndjehen sa me të afërt dhe sekularë me njeri tjetrin. Pa dallim përcaktimi ose përkatësie të tyre fetare ( religjioze), kulturore, konceptuale, ideologjike etj. Duke e vërë theksin në rolin, ndikimin dhe faktorin e njohur moral, shpirtëror, emocional, simbolik, determinant, rekonstruktiv, reflektiv ose paradigmatik të religjionit të njohur integral ose integrativë. Respektivisht, religjionit kognitivë, religjionit humanitar dhe atij integral ose pozitivistë në procesët e njohura tër paqes, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare dhe kulturore.Respektiviisht, shtetërore, nacionale, kulturore, politike dhe historike ( të shqiptarëve-sidomos) në çdo kohë dhe hapësirë.

Për me tepër ndërkaq, vet fakti se njerëzit dhe populli ynë shqiptarë, kudo, gjithmonë i kanë kremtuar bashkë ( pa dallime të ndryshme fetare, lokale,rajonale, krahinore, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera..) -festat e njohura të Bajramit, Pashkës ( Ringjalljes) ose Krishtlindjës. Respektivisht, festat e njohura të botës muslimane, kristiane dhe ortodokse. Kjo flet dhe dëshmonë mëse qarti mbi dekorin dhe mozaikun e shkëlqyer fetarë, kulturorë, shpirtërorë, nacional dhe historiko-gjeografik të iliro-shqiptarëve.Respektivisht, për vitalitetin, ekskluzivitetin, kontinuitetin , kompaktibilitetin dhe unitetin e lartëpërmendur shpirtërorë, fetarë, kulturorë dhe historik të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë shqiptarë gjithandej.

Se këndejmi, të udhëhequr dhe udhërrefyer nga maksima ( formula), psikologjia dhe filozofia e njohur reflektive, humaniste, integrale dhe pozitiviste, sipas të të cilave çdo fe ose besim i njohur fetarë ose religjioz, e ngritë, projekton, përforcon, ravijezon, konturon, eksploron, konvencionalizon dhe avanson besimin, respektin, përkushtimin dhe rregullimin e përgjithshëm shtetërorë, shoqërorë ( qytetarë) nacional dhe politik në vendët ose shoqëritë tona përkatëse ose respektive. Përkatësisht, paqen, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkëjetesën, koekzistencën ose harmoninë e preferuar fetare dhe kulturore, gjegjësisht, njerëzore ose qytetare në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura individuale dhe kolektive në kontekstin e lartëpërmendur global dhe universal: Klerikët , misionarët ose udhëheqësit e njohur fetarë ose religjoz të shqiptarëve ( qofshin ata priftërinjë, famulltar, kardinal, hoxhallarë, imam të ndryshëm, shehlerë, dervishë të ndryshëm etj.). Në radhë të parë i mbollën, kultivuan dhe avansuan respektiin, mirëkuptimin, atdhedashurinë dhe harmoninë e njohur fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike tek njerëzit ose besimtarët e tyre. Respektivisht, tek njerëzit dhe populli ynë shqiptarë pa dallim.Mbase, respektin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin e njohur ndaj kombit dhe atdheut tonë. Ngritën, krijuan dhe projektuan fusha dhe hapësira të mjaftueshme shpirtërore, emocionale, fetare, kulturore, sakramentale, transcendentale, ontologjike, metafizike, gneseologjike, epistemologjike, etike, metaestetike, psikologjike dhe të tjera në kontekstin e lartëpërmendur të besimëve ose religjionëve të njohura reflektive, humane, integrale dhe pozitiviste të shqiptarëve në këtë sfond. Nuk u vërbuan as infektuan si të thuash kurrë nga çështjët ose aspektët e ndryshme dogamtike, reaksionare, anakronike ose demagogjike që nuk i përkasin natyrës dhe karakterit të njohur fetarë ose sociokulturorë.Rerspektivisht, religjionëve të lartëpërmendura integrale, reflektive, intrinznike, kognitive, pozitiviste etj. Duke qenë të bindur se asnjë fe, kulturë ose religjion i mundshëm njerëzorë ose qytetar në këtë botë nuk është një proces i përfunduar, i përkryer ( rafinuar) ose final në të gjitha segmentët ose drejtimët e mundshme. Por, gjithmonë mund të këtë fusha dhe hapësira të mjaftueshme për rritje, zhvillime, përsosje, përmirësime ose përparime të ndryshme fetare,kulturore, shpirtërore, materiale, sociale, societale, materiale, ekonomike dhe të tjera. Respektivisht, për bashkëpunim, koperim, harmoni, koekzistencë, mirëkuptim, dialog, kompromis ose konsenzus të përgjithshëm fetarë, kulturorë, nacional, politik etj.


Në këtë frymë Religjioni Integral ose Integrativë, në radhë të parë e ka për qëllim paraqitjen ose prezantimin e " globalitetit ose universalitetit " të përgjithshëm fetarë ose kulturorë në " individualitetit." . Gjegjësisht, të " individualitetit" në "globabalitet ose universalitet" . Duke menduar në " Fenomenologjinë e Shpirtit" dhe "Metafizikën e Moralit " te njohur fetarë dhe kulturorë. Respektivisht, në " substancialitetin antikë " dhe " subjektivitetin modern" ose bashkohorë të të gjitha feve ose religjionëve të njohura integrale dhe pozitiviste kudo në botë.

Në fund të fundit, me fjalët ose leksikun e filozofisë së përgjithshme ( fetare ose kulturore ) ne në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë fundamental ose substancial- ndaj fillimit ( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenies, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme. Mbase, respektiin, devocionin, dashurinë dhe përkushtimin tonë esencial dhe substancial ndaj Zotit ( Hyjit). Respektivisht, ndaj Arkitektit ose Gjeniut të Madh dhe Kryesorë të jetës, botës, natyrës dhe shpirtit tonë mbi këtë tokë. Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë; nuk ka ka pyetur askush as "mua" dhe as "ty"! Apo ?!.. E njëjta do vlej edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura hyjnore dhe natyrore edhe " une", edhe " ti ". Rrugë tjetër nuk ka. Pa sakrificë nuk ka altarë. Nuk ka Ringjallje ose Rilindje. Pa lindje nuk ka vdekje. Pa vdekje nuk ka lindje. Pa ribërje nuk ka shpërbërje. Pa shpërbërje nuk ka ribërje. Pa fillim nuk ka fund, nuk ka mbarim.Pa mbarim nuk ka fillim.. dhe kështu me radhë.Ndaj, të vdesim duke jetuar apo të jetojmë duke vdekur ? Kjo është dilema. Të reflektojmë së bashku për disa çaste në parashtesën dhe prapashtesën e njohur filozofike - "filo- sofia" ...? E cila mbi të gjitha e nënkuptonë fillimin (jetën), qënien, materien, krijesën, ekzistencën, përvojat e përgjithshme, aftësitë, nevojat ose kërkesat tona shpirtërore, emocionale, transcendentale, metafizike, sociofizike, teofizike etj. etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe praktikën dhe teorinë e përgjithshme fetare dhe kulturore.

Në të kundërten, filozofia është shkenca e njohur (universale) mbi rendin e natyrshëm dhe ordinarë .Apo, "Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis". Pa i harruar kurrë në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj.etj. Akëcila ose secila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore ose humaniste.Shih për këtë, në varësi (varshmëri) , përputhshmëri ( pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive me marëdhënjët ose raportët e njohura në relacionin ose dimenzionin e transcendentuar njeriu- jeta (fillimi)-mendja (logjika)-qenia-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe dy drejtimet ose orjentimet e njohura sociofilozofike. Përkatëesisht, dtrerjtimin materialist dhe drejtimin idealist ( lëxo: materializmin dhe idealizmin) që janë në funksion të "luftërave", por edhe të faljeve ose pajtimëve të ndryshme klasore, sociale, politike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo nepër botë. Në këtë kuadër filozofia ( për dallim të "degëve" ose "disiplinave" të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimia, ezoteria etj.) - dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjëve konkrete, praktike, teorike, skematike, pragmatike, rekonstruktive, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur (esencial ose substancial ) të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave të përgjithshme ( fondamentale ose substanciale ) në kontekstin e njohur global ose universal.


Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut, është ligji i besimit, respektit, mirëkuptimit, paqës, dashurisë ,tolerancës, harmonisë dhe barazisë së njohur klasore, sociale, fetare, kulturore, materiale, ekonomike, institucioonale, politike etj.Respektivisht, liritë dhe të drejtat e garantuara ( globale ose niversale) në kuptimin e njohur të vlerave të larta hyjnore dhe universale të jetës dhe besimit tonë në Zotin.
Çfarë duhet ditur ? , Çfarë duhet bërë? , Çfarë duhet besuar dhe shpresuar ?, Si duhet menduar ? , Si duhet jetuar ?, dhe Si duhet vepruar ose reaguar? Këtu qëndron esenca. E kunderta është makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik. Relativizimë i gjithëmbarshëm i lirisë, moralit, besimit dhe vlerave të lartëpërmendura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Utopi e pafalshme ose demagogji. Ndaj, t´i hedhim dhe t´i mbjellin edhe farat e fundit të fikut në ´ kopshtin e madh´ shpirtërorë, fetarë ose kulturorë të njerëzve ose popullit ( kombit) tonë gjithandej. Të mendojme dhe reflektojmë edhe njëherë në historinë, mesazhin, natyrën dhe karakterin sublim të Festës së njohur të Ringjalljes ( Pashkës)! Vetëm kështu ne ´ jetojmë ´ ose " baojmë" në Zotin dhe Zoti jeton ose " banon" në ne.

Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË E DUA SHQIPËRINË, E DUA KUKESIN, GJITHÇKA TË VENDIT TIM TË KRIJUAR NGA NATYRA, POR NUK E  DUA KORRUPSIONIN DHE PADREJTËSINË-thotë e reja kukesiane Aida SelmaniNga SOKOL DEMAKU (04.02.2015)
JA SI SHKUAN DREJT ZHDUKJES SHQIPTARËT NË MAVROVË ME RRETHINË (04.01.2015)
KONFERENCA E BUJANIT DHE BASHKIMI KOMBËTARNga GJON NEÇAJ (03.31.2015)
FRAN GJOKA - GAZETAR I DITUR DHE FJALËBUKURNga Prof. Dr. GJOVALIN SHKURTAJ (03.29.2015)
KUR ZOTI (NUK) HARRON!Nga AGRON SHABANI (03.27.2015)
LEKA BUÇAJ: KAM QENË NËN KOMANDËN E GJENERALIT WESLEY CLARK - NUK ISHA PILOT, POR PJESE E SHERBIMIT INTELIGJENT (03.27.2015)
TROPOJA NDERON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” DJALIN E PERSONALITETIN E SAJ, DR. ISLAM LAUKA, AMBASADORNga VALDET ERMALI (03.26.2015)
KJO ËSHTË EDHE KOHA E FLAMUR LUTFI HOXHËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.24.2015)
( Diskutimi i metodave...)NJË MENDIM NDRYSHE...-Apo çfarë duhet ( është dashur) të bëjmë me shumë për kombin dhe shtetin tonë...?! Nga AGRON SHABANI (03.23.2015)
LUTFI DERVISHI - NË SHQIPËRI NUK EKZISTON FARE LIRIA E MEDIAS (03.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]