E Shtunë, 04.20.2024, 10:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË KRYE TË HERËS...
Nga AGRON SHABANI

E Martë, 04.07.2015, 08:13am (GMT+1)



U mor vesh se në " kosmosin" ( " universin") ose "botën " e ç´rrugulluar shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikologjike të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, psikofizike , psikosociale, profesionale, kadrovike dhe të tjera: Gjthmonë ose vazhdimisht sikur ndodhët ose ekziston një "dikush tjetër" si rival, kundërshtarë apo si armiik i përherëshem ( imagjinarë ose fiktivë) i " egos", " antiegos" ose " superegos" së tyre të stërmbushur ose mbingarkuar me " forcë" ose " enërgji të madhe" iracionale ose negative. Duke menduar këtu në urrejtjet, xhelozitë, paranojat ose paragjykimët e ndryshme imagjinare ose fiktive si " kostume", " relikte" ose recidive të sëmuara infantile dhe patologjike të personave ose individeve të ndryshem nebuloz, stupid, skizofren, depresiv, mizantrop, filister, paranoid etj.

Se këndejmi, paradoksi, reaksioni ose e keqja me e madhe është ajo kur jo rrallë jemi ( ndodhemi) të detyruar të " mesojmë " mbi edukaten, kulturën, arsimimin ( emancipimin), moralin, politikën, diplomacinë dhe disiplinën e lartë njerëzore ose qytetare pikërishtë nga demagogët, hipokritët, skizofrenët, psikopatë ose maniakët e ndryshëm infantilë ose patologjikë. Mbase, nga personat ose individët e ndryshëm me intelegjencë ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikofizike, profesionale, shkencore, akademike, kadrovike etj. Në këtë vorbullë edhe institucionet ose mekanizmat e ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, shkencore, arsimore, kulturore, informative dhe të tjera, jo rrallë u ngjajnë " karantenave" ose "klinikave të mbyllura" neuropsikitatrike ose defektologjike në cilat të të gjithë sikur vuajnë ( lengojnë) nga e njejta " semundje" ose " diagnozë". Edhe " pacientët", edhe " personeli mjekësorë" i " klinikës". Kjo sidomos atëherë kur përzihen ose gërshetohen në " sfond" edukata, kultura, arsimimi ( emancipimi), morali, religjioni ( besimi) dhe disiplina e lartëpërmendur njerëzore ose qytetare me blasfeminë, dekadencën, demagogjinë, hipokrizinë dhe apokalipsën e gjithëmbarshme shpirtërore, emocionale ose mentale-psikofizike të demagogëve, hipokritëve ose bezlebujve të ndryshëm infantilë ose patologjikë.

Ndryshe nga kjo, si të thuash të të gjitha anomalitë, patologjitë, mediokritetët, turbulencat, fenomenët, reaksionet, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme shoqërore ose qytetare në kontekstin e mesipërm reaksionar ose negativë të fjalës :Në radhë të parë janë produkte ose rezultate të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, eksterne ose eksplikative të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental ose psikofizik të një personi ose individi të caktuar shoqërorë ose qytetar. Respektivisht, indikatorët ose predikatorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit ( jostabilitetit) të njohur objektivë ose subjektivë të personit ose individit e kështu me radhë.

Zigmund Frojd, Karl Gustav Jung , Alfred Adler dhe psikoanalistë të tjerë, në kuader të studimëve, analizave, anamnezave, ekzaminimeve ose hulumtimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të " Robinson Krusove", " Zoon-politikokonëve", "Homo-politicusëve" ose "Homo-ekonomicusëve" të ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Gjegjësisht, të qarqëve, strukturave, "elitave" ose "par exelencave" të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, policore, ushtarake,fetare, kulturore,shkencore, sociale, societale, ekonomike, akademike, pedagogjike dhe të tjera në të gjitha drejtimet e mundshmë : Duke i ekzaminuar, studiuar, hulumtuar dhe detektuar ( deshifruar) "kosmosin" ( " universin" ) ose " botën e brëndshme" shpirtërore, emocionale ose mentale- psikologjike të personit ose individit. I kanë paraparë dhe prognostifikuar edhe përceptimet, akceptimet, anticipimet dhe justifikimet e njohura teorike dhe praktike mbi ndikimet dhe reflektimet e tyre eksterne ose eksplikative në sfondin ose kontekstin e mesipërm të pothuajse të të gjitha zhvillimëve, procesëvet,trendëve, fenomenëve , paradoksëve,reaksioneve ose turbulencave të ndryshme shoqërore ose qytetare. Kjo sidomos në marëdhëniët, raportët ose dimenzionet e njohura horizontale-vertikale. Apo, në relacionin e njohur personi(individi)- prindërit-familja-grupi-mjedisi-ambienti- institucionet e shtetit dhe shoqëria e gjërë njerëzore dhe qytetare. Ç´është e vërteta , konstaton në vazhdim Frojdi, psikologjia e njohur reflektive, përceptive, funksionale dhe aksionaliste mbi personin ose individin, në fokusin dhe agjendën kryesore ose substanciale e ka pikërisht njeriun, gjegjësisht personin ose individin. Respektivisht, studimet, hulumtimët ose analizat e njohura shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave një person ose individ i caktuar shoqeror, qytetar ose politik mund t´i hasi, ushqei, siguroi dhe realizoi nevojat ose kërkesat e tij objektive dhe subjektive. Përkatësisht, qëllimet, idealet, vizionet ose pretëndimet e tij shoqërore, qytetare,politike, profesionale, karieriste, materiale,funksionale dhe të tjera. Duke i përfshirë dhe nënkuptua këtu edhe " egon" ose "libidon" e tij pozitive dhe negative. Gabriel Tardi ndërkaq, në kuader të studimëve dhe analizave të tij shkencore ose sociopsikologjike me titull " Ligjet shoqërore ose qytetare", si të thuash të të gjitha zhvillimët, procesët ose fenomenët e mundshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë i ka mbeshtetur dhe projektuar pikërisht në natyrën dhe karakterin e njohur shpirtërorë, emocional, mental ose psikofizik të personit ose individit. Përkatësisht, në substratin ose konstruktin e funksionimit optmimal ose maksimal të një personi ose individi të caktuar shoqërorë ose qytetar që ndodhët në pozita ose funksione të larta shtetërore, qeveritare ose shoqërore- politike.

Në anën tjetër ndërkaq, sipas pikëpamjeve ,konceptëve ose vlerësimëve të njohura të J. Hajnzinh, H. G. Gadamer, H. Arendt dhe të tjerë: Edhe raportët ose marëdhëniët e ndryshme në mes " nacionalzmit ekstrem" dhe patriotizmit te rejshem ose lajkatar, vazhdimisht sikur iu ngjajnë atyre marëdhëniëve ose raportëve të njohura në mes dashurisë dhe urrejtjes. Sidomos në shtetët ose shoqëritë e ndryshme poroze, heterogjene, fraxhile, inkompakte ose gjysëdemokratike nga ish " hemisfera lindore" ose komnuopansllaviste, ku nuk janë studiuar, kuptuar, përfillur dhe respektuar sa dhe si duhet rregullat, ligjet, standardët, parimet dhe premisat e njohura parlamentare dhe demokratike mbi ngritjen dhe konstituimin e preferuar të shtetit të njohur ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.

Në këtë prizem, mungesat ose deficitët e hetueshme të shtetit dhe pushtetit të preferuar ligjor, qytetar , parlamentar dhe demokratik, kanë rezultuar edhe me ngritjen dhe krijimin e strukturave, elitave ose " par exelencave të reja" pushtetmbajtëse, autoritare, totalitare, kleptokratike, anarkoliberaliste dhe të tjera.Të ngjashme ose analoge me ato të ish regjimit të mehershëm kriminal dhe diktatorial të Millosheviçit, Vladimir Putinit etj.etj. Të cilat me anë të bllokimit afatëshkurtër, afatëmesëm ose afatëgjatë të zhvillimëve ose procesëve të ndrydhme politike dhe demokratike, e kanë për qëllim "rimobilizimin referendumial " ose " tribalisto-populist" të popullit ose elektoratit. Përkatësisht, rikthimin ose "riciklimin aklamativë" dhe "populist" të sistemëve ose regjimëve të egra autoritare, totalitare, despotike, absolutiste, tiranike etj. Ndërkohë që qarqëve ose faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë ( sigurisht me diktatët ose instruksionet " interne" të Rusisë, Turqisë, Serbisë etj. ) -vazhdon t´u merët ( mekët) goja dhe stepët zëri në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të përditshme " senzacionale" ose " bombastike" të " pushtetit" ( regjimit) qytetarë", " parlamentarë" , " ligjorë" ose " demokratikë" në Kosovë.

-Ndërkohë që liderët e ndryshem institucional ose politik si dhe shoqëria e gjëre shqiptare ose kosovare, në radhë të parë janë njerëz ose një shoqëri e dalur dhe e prekur dikund thellë nga sindromi i luftës dhe masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe . Në këtë vorbullë, aktët e tmerrshme (makabre ) dhe tepër sadiste të terorit dhe masakrave serbe kundër njerëzve ose popullit tonë shqiptarë në Kosovë , sigurisht se në forma të ndryshme akute ose kronike, kanë lënë gjurmë dhe pasoja të rënda dhe tepër të thella shpirtërore, emocionale ose mentale -psikologjike edhe tek shumica e ministrave ose anëtarëve të ndryshëm në " bordin " ose kabinetin qeveritarë të Isa Mustafës, parlamenin ( legjislativin) kosovarë si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera shkencore, kulturore, informatike, universitare, pedagogjike etj. Në këtë kontekst, studimet, analizat, anamnezat, skanimet, ekzaminimet, trajtimet, preventivat ose terapitë e njohura shkencore, institucionale ose neuropsikiatrike, gjegjësisht, shpirtërore,emocionale, mentale ose psikologjike të duken mëse të preferuara dhe imperative.Për të mos thënë aditive, imanente dhe tepër imediate. E kundërta e tyre janë getot, izolimet ose " karantenat" e preferuara institucionale, politike dhe të tjera .Gjegjësisht, instrumentët e njohura medicionale,psikoterapike, ligjore ose juridike etj.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAHATQIJA, NË EMËR TË GRAVE DEPUTETE, ANKOHET NDAJ GAZETARËVE (04.06.2015)
SINADINOVSKI PROMOVOI NË SHBA 'SHQIPTARËT ORTODOKSË NË MAQEDONI' (04.05.2015)
NJË 'POSTIM I JASHTËZAKONSHËM' SOLEMN OSE FESTIV!( Për Festën e Ringjalljes)Nga AGRON SHABANI (04.02.2015)
UNË E DUA SHQIPËRINË, E DUA KUKESIN, GJITHÇKA TË VENDIT TIM TË KRIJUAR NGA NATYRA, POR NUK E  DUA KORRUPSIONIN DHE PADREJTËSINË-thotë e reja kukesiane Aida SelmaniNga SOKOL DEMAKU (04.02.2015)
JA SI SHKUAN DREJT ZHDUKJES SHQIPTARËT NË MAVROVË ME RRETHINË (04.01.2015)
KONFERENCA E BUJANIT DHE BASHKIMI KOMBËTARNga GJON NEÇAJ (03.31.2015)
FRAN GJOKA - GAZETAR I DITUR DHE FJALËBUKURNga Prof. Dr. GJOVALIN SHKURTAJ (03.29.2015)
KUR ZOTI (NUK) HARRON!Nga AGRON SHABANI (03.27.2015)
LEKA BUÇAJ: KAM QENË NËN KOMANDËN E GJENERALIT WESLEY CLARK - NUK ISHA PILOT, POR PJESE E SHERBIMIT INTELIGJENT (03.27.2015)
TROPOJA NDERON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” DJALIN E PERSONALITETIN E SAJ, DR. ISLAM LAUKA, AMBASADORNga VALDET ERMALI (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]