VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JA HISTORIA E KËSAJ FOTOGRAFIE DHE E KËTYRE DY FËMIJËVE

E Enjte, 04.09.2015, 08:01am (GMT1)

Ndonëse kanë kaluar më tepër se 15 vite nga koha kur Leotrim e Blerart Gashi nga Skenderaj, si shumë shqiptarë tjerë nga Kosova ishin të detyruar që ta lëshojnë vendlindjen e tij, ai e mban mend mirë fotografinë në të cilën shihet ai së bashku më nënën dhe vëllain e tij të vogël, të cilën dje pas shumë vitesh e riktheu Telegrafi.

Leotrimi tregon se fotografia ku gjendet ai, nëna e tij Sevdije dhe vëllai Blerarti, është bërë më 1999, në kohën kur ata e kishin kaluar kufirin e Shqipërisë.

Leotrim Gashi, sot

Image

Duke rrëfyer për këtë pjesë të jetës së tij, ai thotë se forcat serbe familjen e tij e kanë larguar nga Skenderaj. Më pas ata kanë ndaluar në fshatin Zhabar të Komunës së Mitrovicës, tek disa familjarë, ku kanë qëndruar afro dy muaj.

"Kur NATO-ja ka filluar sulmet, ne kemi qëndruar në mal. E mbaj mend shumë mirë natën kur na kanë lajmëruar se kanë hyrë forcat serbe në fshat dhe se të gjithë ata që kanë mundur të ikin e kanë bërë një gjë të tillë", ka thënë Leotrimi për Telegrafin.

Sipas tij, burrat janë larguar, sepse ata i vrisnin forcat serbe. Kështu, babai i tij ishte ndarë nga familja.

Blerart Gashi, sot

Image

"Me të mbërritur të forcave serbe, ata nxorën jashtë shtëpive të gjithë banorët e fshatit, duke thënë se duhet të largohen drejt Shqipërisë. Kemi kaluar nga fshati Qubrel, i Komunës së Skenderajt, dhe aty kemi parë me sytë tanë se çfarë maltretimi u bëheshin burrave shqiptarë nga ana e forcave serbe, duke i rrahur dhe keqtrajtuar. Frika dhe brenga tjetër e madhe - pasi kisha arritur në Shqipëri - ishte se çfarë po ndodhte me babin, me vëllain Herolindin dhe pjesën tjetër të familjarëve që kishte mbetur në Kosovë", ka theksuar Gashi.

Ai ka thekson se kur ishte vendosur në njërin nga kampet e refugjatëve në Shqipëri, kishte filluar të këndonte e të bëhej i pëlqyer nga një audiencë e kosovarëve refugjatë.

E, këtë dell të tij për muzikë e kishte provuar edhe në mejdanin e festivalit të muzikës "Kënga Magjike", në vitin 2012, duke u prezantuar më një këngë, teksti i së cilës ishte një përshkrim i momenteve të cilat ai i kishte kaluar në rrugëtimin e tij nga Skenderaj në Shqipëri.

Gashi sqaron se më të pranuar lajmin për përfundimin e luftës, familja ia kishte mësuar menjëherë Kosovës, me dëshirën më të madhe për t'u kthyer në vendlindje.

Blerart, Sevdije dhe Leotrim Gashi, në vitin 1999 (Foto: George Georgiou)

Image

"Kam shkuar në Skenderaj dhe, në momentin që i kam parë disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), menjëherë i kam pyetur se a ma kanë parë babën. Ata filluan të qeshin dhe më pyetën se kush ishte babai im! Atëherë nuk kaluan shumë minuta e ka arritur babai. Më vonë e kam takuar edhe vëllain, i cili atë ditë ishte tek dajallarët për arsye sigurie, meqë ekzistonte frika se ende ka prezencë të forcave serbe. Fatmirësish, të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë shëndosh e mirë", ka shtuar Gashi.

George Georgiou

Image

Fotografia bardhezi, është bërë në një kamion të mbushur me refugjatë, nga fotografi britanik - me origjinë greko-qipriote - George Georgiou (1961), i cili shquhet për imazhet bardhezi të bëra në Evropën Lindore, veçanërisht në Turqi. /Telegrafi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.