VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POETJA E VOGEL E SHENGJINIT
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Enjte, 04.23.2015, 10:57am (GMT1)


E quajne Adriana Gjini, e bija e Bardhokut dhe e Angjos te zbritur në eren demokratike nga Malajt e Mirdites ketu ne qytetin turistik begdetar te Shengjinit.
Eshte nxenese e klases se trete fillore ne shkollen 9-vjeçare At"˜ Zef Pllumi Shengjin me mesuese kujdestare Matilda Allajbej.
Krejt rastesisht, ne rruge "zbulova" se ajo shkruan poezi dhe siç bisedova me të ajo e mbajti fjalen dhe mi solli ne shtepi vjershat e saj te para te cilat kam shume kenaqesi ti porezentoj ne ZemraShqiptare pikrisht me kete titull modest POETJA E VOGEL E SHENGJINIT. Dhe theksoj qe sot se vertete Adriana tani eshte e vogel ne moshe dhe trup, por lexoj ne syte e psikologjine e saj se (dhashte zoti) nje dite do jete krenari e poezise shqipe.
Dhe siç urohet ne keto raste: -Fjala ime në vesh të Perendisë!

Ekskluzive nga Zeqir Lushaj


...Ishte nje dite dimrore por ketu ne Shengjin dimri nuk ka ndonje force kushedi. Po zbrisja shkallaren e legjes PISHA per ne qytet dhe rastesisht takoj keta kater nxenes qe shihni ne foto te ulur buze ruges dhe seç bisedonin e qeshnin me çiltersine e moshes. Kur u afrova afer tyre u ngriten ne kembe dhe me pershendeten me shume perzemersi. Dhe une si shume i ndjeshem ndaj kesaj moshe edhe per faktin se karieren time te punes e kam filluar si mesues i shkolles fillore, ndalova dhe hyra shume miqesisht ne bisede me ta. Në nje bashkbisedim tejet miqesor, pyetjes sime se çfare po beni qe jeni ulur ketu ne bordure te rruges, mu pergjigjen se -po shkruajme poezi!
Njera nga keto vogelushe eshte sot personazh i revistes sone te dashur...
...!
E quajne Adriana Gjini, e bija e Bardhokut dhe e Angjos te zbritur në eren demokratike nga Malajt e Mirdites ketu ne qytetin turistik begdetar te Shengjinit.
Eshte nxenese e klases se trete fillore ne shkollen 9-vjeçare At"˜ Zef Pllumi Shengjin me mesuese kujdestare Matilda Allajbej.
Krejt rastesisht, ne rruge "zbulova" se ajo shkruan poezi dhe siç bisedova me të ajo e mbajti fjalen dhe mi solli ne shtepi vjershat e saj te para te cilat kam shume kenaqesi ti porezentoj ne ZemraShqiptare pikrisht me kete titull modest POETJA E VOGEL E SHENGJINIT. Dhe theksoj qe sot se vertete Adriana tani eshte e vogel ne moshe dhe trup, por lexoj ne syte e psikologjine e saj se (dhashte zoti) nje dite do jete krenari e poezise shqipe.
Dhe siç urohet ne keto raste: -Fjala ime në vesh të Perendisë!
...!
Lexoni ciklin e saj me poshte dhe mundesisht ma pershendetmi kete voglushe simpatike, kete poete ne lindje e zhvillim ketu buze Adriatikut pikrisht ne lagjen ku lindi e u rrit edhe i madhi At Zef Pllumi qe per koinçidence edhe shkolla e Adrianes mban emrin e nderuar te Tij.

PRANË KËTIJ BREGU
-Cikli i parë poetik i dhjetvjeçares, Adriana Gjini-

SHENGJINI

O Shengjin o vendi im
Ti çdo ditë
më mbush me gëzim
Ty shumekush
te ka zile
Se zoti të dha kaq bukuri
Ti ke malet
dhe bregun e ranës
Që ndriçojnë prej dritë së hanës.

M-A-M-I

Marrim një "M"
Si mjalti
Marrim një "A"
Si ajri
Marrin edhe një "M"
Si lulja manushaqe
I shtojme ne fund nje "I"
Dhe ku del e shtrejta
M-A-M-I

PRANË KËTIJ BREGU

Prane ketij bregu
rri e gezuar
Me shoqet e mia
Jam e lumturuar.
E ndoshta dikush
ka edhe zili
Por Zoti na e dha
Kete lumturi.

O MESUESE E DASHUR

O mesuese e dashur
Dhe ne te duam shume
Se je nje prind i dyte
Qe jeten na e ben lum"˜
Ne vijme ne shkolle
Shume te lumturuar
Dhe i bejm detyrat
siç ti na ke mesuar.

------------------------------------
-Per Zemra Shqiptare, nga Shengjini, Syri i Pranverës 2015-

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.