E Enjte, 03.28.2024, 10:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NGA HISTORIA E IDEVE, TEORIVE DHE MENDIMIT TË NJOHUR POLITIK
(Duke menduar në shtetin e ri kosovar...)
Nga AGRON SHABANI

E Shtunë, 04.25.2015, 10:24am (GMT+1)




- Siç dihet, sipas mendimëve ose formulimëve të njohura te Kantit, Hegelit etj. Etapat ( epokat) ose periudhat e ndryshme revolucionare, evolutive, historike dhe të tjera në të shumtën e rastëve mund të konceptohen, përceptohen dhe anticipohen edhe në kontekste ose relacione të ndryshme individuale ose personale. Kjo në radhë të parë për faktin se çdo etape ose periudhe të caktuar revolucionare ose historike i përkasin ose takojnë edhe figurat ose personalitetët e veçanta dhe të jashtëzakonshme në kontekstin e mesipërm revolucionar dhe historik.Respektivisht, ushtarak ( luftarak), politik, diplomatik , shtetëror, nacional etj.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional , politik, historik, ushtarak ( luftarak) ose gjeografik së bashku me mitët, eposët, legjendat dhe historitë e njohura mbi trimat dhe heronjtë e ndryshëm nacional ose popullor në funksione të ndryshme reflektive, simbolike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive, tradicionale, empirike, diakronike dhe të tjera -përballë paradokseve, padrejtësive, turbulencave, reaksionëve, anakronizmave, anomalive, patologjive, destruksioneve ose dekonstruksioneve të ndryshme objektive dhe subjektive në çdo kohë dhe hapësirë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluzviste të çdo shekulli dhe epoke mbi krijesat ose fabrikimet e ndryshme arificiale dhe tepër hibride të "gjeografive të vogla" dhe " historive të mëdha" ose anasjelltas. Në Ballkanin e kontrasteve, paradokseve, anomalive, anakronizmave, turbulencave, padrejtësive, sfidave dhe udhëkryqëve të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, gjeografike, fetare, kulturore, ideologjike dhe të tjera sidomos. Ku jo rrallë janë thyer ose kryqëzuar shpatat ose heshtat e ndryshme ushtarake, politile, konceptuale, ideologjike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera të fuqive të ndryshme ( të mëdha ) që nga antika e largët dhe gjer me sot.


- Se këndejmi, në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, një nder pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historise politike mbi shtetin, popullin( kombin) ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike e një populli ose shteti të pavarur, sovran dhe demokratik .Gjegjësisht, e kaluara, traditat dhe jetëgjatësia e tij së bashku me konceptët, formulimet dhe intërpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura ( eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe antropologjisë, historisë dhe antropogjenetikës dhe kështu me radhë. Ndërkaq, alternativat ose "derivatët" e ndryshme ( shtesë ) të historisë së përgjithshme dhe asaj shtetërore, nacionale dhe politike janë ose mund të jenë faktori i njohur njeri ( personi ose individi), populli,kombi ( etnia) , shteti, shoqëria, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia, dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin ( arsimimin),shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial ose ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive, të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ,historike , historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike, etnike etj.etj.Në vazhdim i kemi edhe qasjet e larmishme shkencore dhe metodologjike në kuader të konceptëve, ideve ose teorive të njohura shtetërore dhe politike siç janë qasjet ose aspektët e njohura konstruktive, rekonstruktive, diakronike, evolutive, empirike, organike, revolucionare, tradicionale, republikane, liberale, parlamentare , demokratike dhe të tjera ( në kuader të filozofisë së përgjithshme ose asaj praktike) sipas Cloude Levi Straussit, Tocquevilleait etj.; Legjitimitetin dhe autonominë e njohur të pushtetit ose lidershipit të njohur shtetëror dhe politik së bashku me esencen, nocionin, kuptimin dhe definimin e përgjithshëm të shtetit dhe pushtetit të njohur shtetëror ose politik si fuqi vendimëmarrëse, relevante, ekzekutive, obligative, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike ( sipas Maiavelit, Hobsit, Bodenit etj.). Shtetin dhe pushtetin e njohur modern ose bashkohor , respektivisht, ligjor, qytetar dhe demokratik ( sipas Gjon Lokut, Maks Veberit, Sen Simonit, Levi Shtrausit etj.). Idetë, konceptët dhe teoritë e njohura të marëveshjeve, traktatëve ose aleancave të njohura shtetërore, nacionale, qytetare ose politike në relacionet ose dimenzionet e njohura shtetit ( pushteti) dhe shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në funksion të ideve, konceptëve dhe teorive të rëndësishme dhe tepër relevante të legjitimitetit, funksionalitetit dhe kredibilitetit të përgjithshëm të pushtetit ose lidershipit të njohur shtetëror dhe politik ( sipas ideve, konceptëve dhe teorive të njohura humane, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Kantit, Rusoit, Lokut, Simonit, Veberit etj.). Idetë dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike si alternativa dhe paradigma të rëndësishme shkencore ose politike dhe filozofike që nga Makiaveli Locku, Montesqueaue, Weberi, Simoni , Tocquevili etj. Shoqërinë qytetare dhe shtetin politik sipas Hegelit, Kantit, Marksit, Engelsit, Gjon Lokut, Gjon Stjuart Millit etj. Revolucionet e njohura në SHBA-së dhe Francë si indikator dhe predikator të rëndësishëm determinant dhe paradigmatik të subjektivizmit ( subjektivitetit) dhe legjitimimit ( legjitimitetit) të njohur qytetar dhe politik të një pushteti ose lidershipi të njohur shtetëror ose qeveritar. Konceptet, idete dhe teorite e njohura " revolucionare" ose " evolutive" te " jakobineve" ne France dhe kështu me radhë. Për të vazhduar kështu me ndarjen ose klasifikimin e etikës dhe estetikës së njohur shtetërore dhe politike, gjegjësisht, institucionale dhe konstitucionale mbi bazën e punës dhe angazhimit ( aktivitetit) të njohur praktik dhe teorik të një udhëheqësi ose lidershipi të njohur shtetëror ose politik. Përkatësisht, me eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur shoqëror ose qytetar. Etikën autonome dhe etikën heteronome. Etikën individuale, etikën kolektive, etikën sociale, etikën materiale, etikën ontologjike, etikën deontologjike, etikën fomale, etikën funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, etikën diskriptive ose empirike dhe kështu me radhë.Sëcila ( akëcila) prej tyre me karakterin dhe specifikat e veta në sfondin e lartëpërmendur të ideve dhe teorive të njohura shtetërore dhe politike. Pa i harruar pra edhe kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional,etnik, politik, ushtarak ( luftarak), historik, gjeografik etj.

-Duke menduar në luftën, sakrificat dhe përpjekjet e njohura legjendare dhe heroike të UÇK-së.


Ndryshe nga kjo, për të arritur gjer këtu ku ndodhen sot Kosova dhe shqiptaret: U deshën pra luftëra, përpjekje, viktima, travaje, krajata dhe sakrifica të panumërta njerëzore, materiale, historike, gjeografike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë gjithandej. Mbase, gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës që i ka mbushur shtatë ( 7) vjet si dhe mbi ngritjen ose themelimin e shumëpritur të Ushtrisë së Kosovës në këtë drejtim. Si garantuese kryesore e lirisë ,pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetërorë ,nacional dhe politikë të Republikës se Kosovës.Ndonëse, luftërat, levizjet dhe përpjekjet e njohura çlirimtare, shtetërore, nacionale, historike, patriotike, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera të iliro-shqiptareve në këtë sfond, si të thuash nuk pushuan dhe nuk munguan kurrë që nga antika e largët dhe gjer në ditët tona. Duke i vëçuar kësaj radhe Luftën dhe " Besëlidhjen e Pare" të Shqiptarëve -nën udhëheqjen supreme të kryetrimit tonë legjendarë Gjergj Kastriot- Skënderbeut së bashku me Luftën dhe "Besëlidhjen e Re " të Shqiptarëve- nën Ismajl Qemalin së bashku me Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-së-nën udhëheqjen e komandantit legjendarë të UCK-së, Adem Jashari dhe kështu me radhë. Sëcila prej tyre me e lavdishme, me legjendare, me heroike, me krenare dhe me sublime se sa tjetra.

- Dhe, mëqe gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës si një eveniment ose " surprizë të re " politike dhe historike në arenën e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në njerën anë. Gjegjësisht, si njerën prej ngjarjeve më madhore, me sublime dhe me epokale në historinë e përgjithshme të popullit ose kombit tonë (Pas Shpalljes së Pavaresise se Shqiperise me 1912) në anën tjetër: Atëherë do theksuar në vazhdim se amerikanëve, gjermanëve, anglezëve, skocezëve, francezëve, italianëve, holandezëve, suedezëve dhe të tjerëve në këtë sfond. Respektivisht, popujve me të fuqishëm industrial dhe ekonomik të globit. Iu deshën disa shekuj ose dekada me radhë për t´u bashkuar dhe formuar si kombe dhe shtete të fuqishme nacionale, industriale dhe ekonomike.Dhe, mbase si shtete dhe shoqëri të konsoliduara ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike çfarë janë sot. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe revolucionet e njohura industriale dhe politike në Evropë, Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe gjetkë së bashku me etapat ose periudhat tjera revolucionare, postrevolucionare, evolutive, restauruese( reformatore), empirike dhe te tjera në këtë kontekst.E thënë dhe deshifruar ( detektuar) me leksikun dhe gramatikën e njohur të arritjëve dhe zhvillimëve të lartëpërmendura revolucionare dhe historike në vendin tonë: Kjo donë të thotë se shteti dhe shoqëria e re kosovare në këtë periudhë të rëndësishme të konsolidimit të gjithëmbarëshëm dhe tranzicionit në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë dhe historik të popullit dhe vendit tonë kanë, bërë si të thuash hapa gjigant ose madhështorë për një periudhë të shkurtër kohore ose historike.Mbase, gjithnjë fjala mbi 16 vite të lirisë ( çlirimit) dhe 7 vite të shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të cilat, dorën në zemër nuk janë edhe aq pak duke i patur parasyshë të kaluarën e hidhur dhe tepër tragjike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë nën ish jugoserbosllavi.Kuptohet se deri në zhvillimin dhe konsolidimin e plotë, shtetin dhe shoqërinë kosovare i presin sfida, udhëkryqe dhe turbulenca të ndryshme politike, diplomatike, administrative, juridike, sociale, industriale, ekonomike etj. Është pra një maratonë ose rrugë e gjatë ngjarjesh, zhvillimësh, procesësh, standardësh, trendësh, sfidash dhe fenomenësh të ndryshme të cilat jo rrallë e determinojnë, kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. Aty janë edhe " tregu global" i vlerave, kapitalit dhe resursëve të tjera globale ose universale të botës ose planetës sonë së bashku me aspiratat dhe interesat e ligjshme dhe tepër sovrane ose legjitime të Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptarë në përgjithësi për të qenë pjesë e tyre. Mbase, pjesë e vlerave dhe kapitalit botërorë. U morë vesh se në vargun e shumë syrësh, kësaj radhe duhet vëçuar kërkesat dhe aspiratat tashmë të njohura të vendit tonë për anëtarësimin e shumëpritur të Republikës së Kosovës në Nato, në Bashkimin Evropian , në OKB si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera botërore ose ndërkombëtare.Në këtë frymë është fat i madh që Shteti ynë Ëmë (Republika e Shqipërisë ) është anëtare e rregulltë dhe fuqiplote e Paktit të Natos ,OKB-së dhe organizatave të tjera botërore ose ndërkombëtare. Gjë që rrugën e pashmangshme të Republikës së Kosovës për të admiruar dhe për t´u anëtarësuar në organizatat ose institucionet me të fuqishme dhe relevante të globit ( siç janë Nato, UE, OKB-së etj.) e bën akoma me të lehtë dhe me praktike. Aty janë edhe miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë dhe historik të popullit ose kombit tonë si SHBA-së, Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar etj. Aty janë edhe idealet, vizionet dhe qëndrimet epokale dhe historike të kryeministrit shqiptar, z.Edi Rama.

- Politika e jashtme ose diplomacia kosovare:

Në të kundërten, një shtet për të qenë stabil, i fortë dhe i konsoliduar në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme, pos tjerash duhet të ketë industri dhe ekonomi të fuqishme që i mbulon sëpakut 2/3 e shpënzimëve ose bruto-buxhetin e përgjithshëm shoqërorë ose nacional. Duhet të ketë një ushtri të konsolidur dhe profesioniste në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme ( në nënqiellin e trazuar ballkanik sidomos!). Duhet të ketë rezerva të mëdha të arit të deponuara në trezorët e bankave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare që i garantojnë investimet ose kreditë e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Duhet të ketë një kor të fuqishëm politik dhe diplomatikë që i njohin dhe respektojnë normat,rregullat, ligjet dhe standardët e gjithëmbarshme të politikës dhe diplomacisë botërore dhe kështu me radhë. Ndryshe nga kjo, për dallim të politikës ose diplomacisë së dikurshme tradicionale ose klasike. Politika e jashtme ose diplomacia e sotme moderne ose bashkohore; me tepër mund të quhet ( definohet), konceptohët dhe përceptohet si një studim, analizë ose vështrim i thellë kritikë dhe analitiko-metodologjik i çështjëve, aspektëve dhe kërkesave të njohura fundamentale ose substanciale të shtetit ( shtetëve) dhe shoqërisë ( shoqërive) të sotme njerëzore ose qytetare.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe shquarjen, identifikimin, detektimin, enkodimin, periodizimin, institucionalizimin, artikulimin dhe në fund realizimin praktik të pjesës së njohur ( teorike ose katalogjike) të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale ose politike -përmes institucionëve të specializuara dhe kompetente në këtë fushë. Respektivisht, përmes qeverisë, ministrisë së punëve të jashtme dhe korit të njohur politik dhe diplomatik të akredituar dhe rezident nepër shtete ose vende të ndryshme gjithandej globit.Në këtë sfond edhe puna ose angzhimi i përgjithshëm politik ose diplomatik i një ambasadori, konzulli ose diplomati, sikur kanë pësuar reforma dhe transformime të thella konceptuale dhe metodologjike në një kontekst të gjërë ose multidimenzional. Kjo duke filluar që nga përvoja, tradita, përgatitja ,arsimimi, edukata, kultura, rezonansa, performansa, koherenca dhe aftësitë e njohura intelektuale dhe profesionale, gjegjësisht, politike, diplomatike dhe të tjera...Për të vazhduar me shkathtësitë ose aftësitë e preferuara komunikuese , praktike, teorike dhe të tjera në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme bilaterale ose multilaterale. Respektivisht, ndërshtetërore, ndërqeveritare, politike, diplomatike, industriale, afariste, ekonomike etj. Dhe, të gjitha këto së bashku, të etabluara, sistemuara dhe profilizuara në kuader të politikës dhe diplomacisë së sotme moderne ose bashkohore: Të cilat pos tjerash vazhdojnë t´i mbështjellin dhe simbolizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, hektik, eklektik, turbulent dhe tepër sfidues ose dinamik i raportëve dhe marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në kontekste të përgjithshme ose multidimenzionale. Ku njerëzit ose shoqëritë e sotme njerëzore ose qytetare, sot e njohin dhe konsiderojnë vetëvetën e tyre si një diçka të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike dhe tepër funksionale ose dinamike që kanë forcë, potencial dhe enërgji të mjaftueshme ( kreative dhe pozitiviste) për t´i çuar dhe lëvizuar gjërat përpara.E jo si dikur, kur njerëzit ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare me tepër e njihnin dhe identifikonin vetvetën e tyre si një diçka të palevizshme, jofunksionale ose statike. Apo, si pjesë, gjymtyrë ose organe të parëndësishme ( " vegla të lehta pune") të një rëndi ose sistemi të pandryshuar shoqërorë, natyrorë ose ordinarë .

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POETJA E VOGEL E SHENGJINITNga ZEQIR LUSHAJ (04.23.2015)
SINANDINOVSKI - KAM QENË, JAM DHE DO TË MBETEM SHQIPTAR (04.15.2015)
REAGIM KUNDËR KASTRIOT MYFTARAJT - KOKORIZGJI I INTERESAVE TË SERBISË, ABUZUES NDAJ BALLIST MORINËS!Nga ASLLAN DIBRANI (04.13.2015)
UDHËTIM DREJT VENDIT TË SHENJTËReportazh nga  VLASH PRENDI (04.10.2015)
JA HISTORIA E KËSAJ FOTOGRAFIE DHE E KËTYRE DY FËMIJËVE (04.09.2015)
LEGJENDA DHE BETEJA E KOSOVËS - SONTE NË TEATRIN E PARISIT (04.08.2015)
A DUHEN NXJERRË MËSIME NGA RASTI I MALËSISË SË MADHE?Refleksion ndaj disa dukurive në shkollat tonaNga FRAN GJOKA (04.07.2015)
NË KRYE TË HERËS...Nga AGRON SHABANI (04.07.2015)
SAHATQIJA, NË EMËR TË GRAVE DEPUTETE, ANKOHET NDAJ GAZETARËVE (04.06.2015)
SINADINOVSKI PROMOVOI NË SHBA 'SHQIPTARËT ORTODOKSË NË MAQEDONI' (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]