E Enjte, 03.28.2024, 11:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË PËRKRAHJE TË SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES SË SHQUAR VILHELME VRANARI HAXHIRAJ
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Hënë, 04.27.2015, 06:42am (GMT+1)


E nderuar dhe e respektuar Zonja Vilhelme,
Analizën tuaj të kushteve të lindjes dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, të botuar më 19 prill 2015 në faqen internetike "Fjala e Lirë", e lexova me shumë vëmendje. Ajo është një analizë e argumentuar me gjuhën e fakteve tronditëse. Për mendimin tim, në Shqipëri nuk është vendosur demokracia, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore, sidomos në Poloni dhe në Çeki, përjashtuar Rusinë, ku fjala demokraci nuk dihet se ku bie me adresë. Në vendin tonë, moj e Nderuar Zonjë, është vendosur demoanarshia dhe ajo, sipas të gjitha gjasave, është shtruar rehat për të ndenjur gjatë. Sepse klasa politike e Tiranës i ka siguruar me kohë "shtrojat dhe mbulojat" për të mos u shkulur kurrë nga pushteti. Sepse ajo është e bindur që populli shqiptar, jo vetëm brenda Shqipërisë Londineze, por edhe në mbarë trojet tona etnike, nuk e ka aftësinë e vetorganizimit. A nuk mjaftojnë telenovelat që ka organizuar klasa politike e Tiranës vetëm gjatë një viti, duke filluar nga rrëzimi i avionit në Divjakë, vrasja e Santos, rrahja e deputetit në parlament, komedia me Artur Bitrajn për vjedhjen e Bankës (se për kthimin e parave në Bankë as që e çajnë kokën fare organet e drejtësisë), komedia me ish-guvernatorin Fullani, tragjikomeditë me Doshin dhe me Frrokun, që populli shqiptar të ngrihej peshë më këmbë dhe t'i drejtohej selisë së parlamentit me thirrjen:
"Shporruni nga ajo sallë se duam që deputët t'i zgjedhë vetë populli, jo t'ia diktojë popullit kryetari i partisë, si në kohën e Enverit!".
Pastaj, populli i vetorganizuar, mu para parlamentit, të digjte në mënyrë demonstrative Kodin Zgjedhor dhe të kërkonte hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor, sipas dëshirës së popullit. Por populli shqiptar nuk ka aftësi vetorganizuese, prandaj edhe klasa politike e Tiranës do të thinjet në pushtet deri në pleqërinë e thellë, duke ua lënë pushtetin si trashëgimi pinjollëve të vet. Prandaj demoanarshia në Shqipëri është kopje e demoanarshisë në Rusi. Klasa politike e Tiranës është plotësisht e bindur për paaftësinë e popullit shqiptar për t'u vetorganizuar, prandaj edhe vazhdon ta mbajë në Tiranë Janullatosin, njeriun e shovinizmit grekokaragjoz, të armikut të regjur të kombit shqiptar. Se po ta kishte aftësinë e vetorganizimit populli shqiptar, do të ishte ngritur me kohë më këmbë dhe të kërkonte largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe rivendosjen e autoritetit të Fan Nolit dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, pavarësinë e të cilës ai, si përfaqësues i mbarë kombit shqiptar, jo vetëm i ortodoksve shqiptarë, e pati themeluar në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu dhe me korifenj të tjerë të ortodoksisë shqiptare.

Me shumë respekt ndaj jush, Zonjë e Nderuar.
Eshref Ymeri

Charlotte, Karolina e Veriut
20 prill 2015

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA HISTORIA E IDEVE, TEORIVE DHE MENDIMIT TË NJOHUR POLITIK(Duke menduar në shtetin e ri kosovar...)Nga AGRON SHABANI (04.25.2015)
POETJA E VOGEL E SHENGJINITNga ZEQIR LUSHAJ (04.23.2015)
SINANDINOVSKI - KAM QENË, JAM DHE DO TË MBETEM SHQIPTAR (04.15.2015)
REAGIM KUNDËR KASTRIOT MYFTARAJT - KOKORIZGJI I INTERESAVE TË SERBISË, ABUZUES NDAJ BALLIST MORINËS!Nga ASLLAN DIBRANI (04.13.2015)
UDHËTIM DREJT VENDIT TË SHENJTËReportazh nga  VLASH PRENDI (04.10.2015)
JA HISTORIA E KËSAJ FOTOGRAFIE DHE E KËTYRE DY FËMIJËVE (04.09.2015)
LEGJENDA DHE BETEJA E KOSOVËS - SONTE NË TEATRIN E PARISIT (04.08.2015)
A DUHEN NXJERRË MËSIME NGA RASTI I MALËSISË SË MADHE?Refleksion ndaj disa dukurive në shkollat tonaNga FRAN GJOKA (04.07.2015)
NË KRYE TË HERËS...Nga AGRON SHABANI (04.07.2015)
SAHATQIJA, NË EMËR TË GRAVE DEPUTETE, ANKOHET NDAJ GAZETARËVE (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]