VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - The Mirror - ELHAIDA DANI E DENJË PËR TË FITUAR, NËSE BIND EUROPËN

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
The Mirror - ELHAIDA DANI E DENJË PËR TË FITUAR, NËSE BIND EUROPËN

E Premte, 05.08.2015, 07:52am (GMT+1)


Tabloidi britanik, "The Mirror" i ka kushtuar një shkrim pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovizion ndër vite, ku ka vlerësuar këngën "I'm Alive" të Elhaida Danit.

Sipas britanikes, këtë vit Shqipëria po përfaqësohet denjësisht dhe ka shanse për të fituar, nëse Elhaida, një nga vokalistet më të mira në këtë kompeticion, do të arrijë ta bindë Europën ta votojë.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, nuk të kujtohet ndonjë histori suksesi në Festivalin Europian të Këngës. Ajo debutoi për herë të parë në Eurovizion në vitin 2004, por ia ka arritur të hyjë në finale vetëm gjashtë herë, një shifër jo fort e mirë. Kështu nis artikulli, i cili vijon më tej me paraqitjen e disa prej këngëve përfaqësuese të vendit tonë.

"Suus" e Rona Nishliut ishte kënga e vlerësuar më mirë, e cila u rendit në vendin e 15-të në vitin 2012. Ndërsa në vitet 2006, 2007, 2011 dhe 2013, ata nuk ia kanë arritur të kualifikohen.

Edhe në vitin 2012, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk arritën të kualifikohen me këngën e tyre "Identitet", diçka që u përsërit nga Hersi Mahmutaj vitin e shkuar. Këtë vit, vendi përfaqësohet me një këngëtare e cila ka impresionuar gjysmën e Europës: Elhaida Danin.dani1

Fituese e edicionit 2013 të "The Voice of Itali", ajo tashmë ka pushtuar çdo kompeticion ku ka marrë pjesë. Por a do ta përsërisë fitoren e saj edhe në Eurovizion 2015?

Elhaida Dani është një nga vokalistet më të mira në këtë kompeticion, pasi në këngën e saj, ka diçka që rritet brenda teje. Vokalisht, Elhaida e çon këngën në nivele të larta të kompeticionit. Mirëpo mbetet ende për të provuar nëse ajo do ta bindë Europën ta votojë.

"Mirërseerdhe në Eurovizion, Shqipëri. Tani ti po garon vërtet!" shkruan "The Mirror" në fund, një vlerësim maksimal për vendin tonë si një pretendent i denjë këtë vit në festivalin që bashkon zërat e Europës.

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovizionit do të zhvillohet më 19 maj, ditën e martë, e dyta më 21 maj, ndërsa fituesit do të performojnë të shtunën, më 23 maj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE 6 MAJI 2015 I REXHEP DEDUSHAJT ËSHTË NJË DATË E RE NË KALENDARIN E KOHËS?Nga RAMIZ LUSHAJ (05.06.2015)
AMBASADORI MAQEDONAS LA BARSË DIPLOMATEN SHQIPTARE (05.05.2015)
NISHANI DEKOROI AT SEBASTIAN VAZHKALANË ME DEKORATËN 'NËNË TEREZA' (05.04.2015)
GRUPI GJERMAN QË E KËNDON SHQIP KËNGËN TONË 'KUR JAM KÂNË NJI VAKT I RI' (05.04.2015)
KRISTJAN SOKOLI, SHQIPTARI I PARË NË NFL - DUA T'I NDEROJ SHQIPTARËT (05.03.2015)
BASHKIM PA KUSHTËZIME DHE FISNIK I LDD-së ME LDK-nëNga IDRIZ ZEQIRAJ (05.03.2015)
NË PËRKRAHJE TË SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES SË SHQUAR VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.27.2015)
NGA HISTORIA E IDEVE, TEORIVE DHE MENDIMIT TË NJOHUR POLITIK(Duke menduar në shtetin e ri kosovar...)Nga AGRON SHABANI (04.25.2015)
POETJA E VOGEL E SHENGJINITNga ZEQIR LUSHAJ (04.23.2015)
SINANDINOVSKI - KAM QENË, JAM DHE DO TË MBETEM SHQIPTAR (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]