VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DONIKA GËRVALLA ZGJIDHET KRYETARE E DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI

E Hënë, 05.11.2015, 05:38pm (GMT1)



VOAL - Veprimtarja e shquar shqiptare Donika Gërvalla në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjermani u zgjodh kryetare. Në reagimin e saj të menjëhershëm në facebook zonja Gërvalla, shkruan:

Edhe dega e LDK-së në Gjermani, si të gjitha degët nëpër Kosovë dhe jashtë saj, mbajti sot Kuvendin e 8-të zgjedhor. Ky Kuvend zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e re si dhe delegatët për në Kuvendin zgjedhor në Prishtinë.
Falënderoj delegatët e kuvendit për besimin e dhënë duke më zgjedhur kryetare të degës së LDK-së në Gjermani. Sfidat me të cilat do të përballohet kryesia e re janë të mëdha.
Uroj që të gjithë delegatët e kuvendit të kenë arritur ndërkohë nëpër shtëpitë e tyre pas një dite të gjatë dhe të lodhshme.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.