VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT
E Djelë, 02.22.2009, 08:24am (GMT+1)

Nga Ramiz LUSHAJ

 

Kosova, në ecjen e pashmangshme dhe të pakthyeshme drejt Pavarësisë, në vështrimin historik, diplomatik e juridik, merr rëndësinë e vet të pakufijshme njohja e saj horizontale nga shtete të vecanta të planetit dhe njohja vertikale nga institucione ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara, etj.

Për njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës, në këto dy vite, kemi tri dukuri:

E para: shpallja e Pavarësisë së Kosovës e njohja e shtetit të saj, u bënë në mënyrë të sinkronizuar e të koordinuar me Uashingtonin e Brukselin, në linjën euro-atlantike SHBA-BE dhe, më ngushtësisht me  vendet e të cilësuarit "Grup i Kontaktit për Kosovën", si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Republikën e Francës, Repeblikën Federale të Gjermanisë e Republikën e Italisë, që e kanë, në kuadrin e UNMIKU-t, në 5 administrime sektoriale gjeopolitike e ushtarake territorin e Kosovës.

E dyta: të gjitha njohjet janë kryer në planin horizontal nga 54 shtete të vecanta e nuk kemi pasë asnjë njohje vertikale, në bllok, nga ndonjë organizëm ndërkombëtar.

 E treta: gjatë vitit të parë të Pavarësisë kemi pasë njohje kualitative, shtete me peshë në botën e sotme.

Këto 54 shtete  përbëjnë  mbi 71 për qind të GDP-së botërore, 3 nga 5 vendet antare të përhershme të Këshillit të Sigurimit apo 60 për qind e tyre, 7  shtetet antare të Grupit të Kontaktit G-7,  22 nga 27 vendet antare të Bashkimit Europian apo 81.4 për qind e tyre, 22 nga 26 vendet antare të NATO-s apo 84.62 për qind e tyre, 33 nga 47 shtetet antare të Këshillit të Europës apo 70.21 për qind, 33 nga 56 shtetet antare në OSBE apo 62.5 për qind. Ndër këto shtete, disa kanë fuqi të madhe planetare si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vitin 2006  dhanë 22 për qind të të gjitha donacioneve botërore për OKB-në, që për vitin 2006  në NATO  25 shtete kishin  824 bilionë USD financime, ndërsa SHBA 528 bilionë USD. Ndër 10 shtetet kualitative, si SHBA, Japonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Kanadaja, Koreja e Jugut, Hollanda e Australia japin 64.23 për qind të fondeve të OKB-së.

Ndërsa, në vitin e dytë, të sapo nisur, duhet të përqëndrohemi edhe tek njohjet kuantitative, për sa më shumë shtete të botës. Për këto arsye: Nga 192 shtete antare të OKB-së e kanë njohur mbi një e treta e tyre apo 36 për qind, nga 57 shtete  të Konferencës së Vendeve Islamike  e kanë njohur vetëm 8 prej tyre (Shqipëria, Turqia, Afganistani, Senegali, Burkina Faso, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzia, Sierra Leone) apo 14.4 për qind, ndërsa 22 shtete antare të Lidhjes Arabe e ka njohur vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe apo 4.55 për qind. Asnjë nga 12 shtetet antare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, ku hyjnë shtete të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik.

 E rëndësishme është se Kosovën, kundërshtarët e pavarësisë së saj, nuk arritën, ta  formatojnë në  asnjërën nga tre modelet e kohës:

Modeli i parë: ta linin si "Qipron Veriore", që e ka njohur vetëm Turqia, ashtu sic e kishte njohur Kosovën vetëm Shqipëria.

Modeli i dytë: me revoltat e inspiruara, dirigjuara e sfumuara në vitin 2004, ta  bënin "Palestinë" në Ballkan, për ta penguar drejt Pavarësisë e antarësimit në OKB, sepse edhe Palestinën e kanë njohur si shtet rreth një e treta e vendeve antare të OKB-së, ka përfaqësi diplomatike në të gjitha kontinetet, porn ë disa dekada ka arritur ta ketë vetëm statusin e vëzhguesit në OKB.

 Modeli i tretë:  Nuk  mundën as në vitin 2008 ta kthenin  si "Taivanin", që e kanë njohur 23 shtete të botës, është moshatar me OKB-në, por ende nuk ka dritë në horizont për të qënë antare e saj.

 Antarësimi i Kosovës në OKB kërkon bohemë diplomatike, vetëlobing e lobingje të projektuara e të sforcuara, kushte politike, etj. cka faktori shqiptar në Ballkan e bota euro-atlantike në Bruksel e Uashington, pamvarësisht nga lufta me terrorizmin në Irak e Afganistan, lufta në mes Rusisë e Gjeorgjisë, fushata elektorale në Amerikë, kriza financiare botërore, etj. Kosova, më 2008 e më 2009, nuk ka  dalë as nga rendi i ditës, por as nuk ka arritur atje ku duhej të shkonte me progresin e njohjeve të reja nga shtete të ndryshme të botës, që t'i kishte hapat më të shpejtë drejt OKB-së.

 Deri më tani aleanca serbo-ruse, së bashku me aleatët politikë, ekonomik, ushtarak e nostalgjikë, si në Konferencën e Vendeve Islamike, në Lidhjen Arabe, në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, (CIS), Organizatën e Vendeve të Paangazhuara, (NAM), Organizata e Sigurisë Kolektive (CSTO), Organizata e Kooperimit Shangai (SCO), etj. në përballjen diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Europian e NATO-n, me faktorin shqiptar në Tiranë e Prishtinë, nuk kanë dalë të fituar, megjithëse kanë bërë të pamundurën nga lobingjet tek kërcenimet, etj. Nisur nga të gjitha përballjet diplomatike në skenë e prapaskenë, nga kushtet në e nën tavolina pune, nga lobingjet e shteteve të vecanta apo organizma të ndryshme ndërkombëtare, e gjithë puna në këto dy dekada e në dy vitet e pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka rezultante e rezultat  të vetin sigurimin e numrit të votave nga shtetet antare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për  antarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duhet të kapërcehen tre pragje shifrore të votave të antarëve të saj.

Pragu i parë: Të kapet medoemos shifra 65 e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Deri tani, në vitet 2008 e 2009, na ka ndihmuar fati historik se boshti serbo-rusë me aleatët e vjetër e të rinj, nuk kanë pasur fuqi të përballen me aleancat euro-atlantike dhe as nuk mund të harxhojnë aq shumë energji për të penguar antarësimin e Kosovës në OKB, pasi kanë pasë e kanë cështjet e tyre të brendshme e të jashtme mjaft problematike. Prandaj nuk kanë  sponsorizuar ndonjë akt apo rezolutë  kërcenuese apo bllokuese për mosnjohjen e Kosovës si antare e OKB-së, pamvarësisht faktit se iu mjaftojnë në këtë qëndrim e veprim të mbrapshtë vetëm   65 vota nga shtetet antare të OKB-së. Cka do të thotë  një votë më shumë se një e treta e numrit të vendeve antare. Përndryshe me 65 vota kundër Kosova mbetet jashtë OKB-së.

Boshti serbo-rus, pamvarësisht nga përpjekjet e urrejtjet kundër Kosovës, në  investigimet e kalkulimet  e  kësaj ështjeje, ka parë se: a) numri i aletaëve të tyre të vjetër e të rinj kundër Kosovës nuk  shkon as në 50 shtete, b) ka një numër të konsiderueshëm të shteteve që kanë zgjedhur "abstenimin",c) disa shtete kanë pranuar heshtjen, d) disa shtete kanë pak njohuri për cështjen e Kosovës,  e) disa  shtete ende i matin ekuilibrat e forcave të tyre e të rrjedhave të kohës, etj.

Në këto kushte e rrethana, vetëm kur të kapet numri 65 i njohjeve të shtetit të ri të Kosovës, atëherë do të kemi  siguruar garancitë se nuk do të ketë bllokim të antarësimit të saj në OKB.

Pragu i dytë: të kapet shifra tjetër e rëndësishme, me 97 njohje të shtetit të ri të Kosovës.

Në rast se, sipas objektivit fillestar, do të ishte arritur numri 97, atëherë nuk do të kishte asnjë shans Republika e Serbisë për ta kaluar rezolutën e saj famëkeqe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtatorin e vitit 2008, cka nuk mund t'i jepte asnjë premisë për t'iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare.

Pragu i tretë: që është edhe hap vendimtar, kërkon  128 + 1 votë, ku numri 128 vota përbën 2/3 e vendeve antare në OKB dhe vota (1+) është garanci diplomatike për sigurimin e pragut nëse ndonjë shtet i vecantë tërhiqet në nismen e votën e vet.

Kosovës, me 128 vota,  i mundësohet  të jetë antari i 193-të në OKB.

Çështja, në këtë linjë, shtrohet edhe ndryshe: Në rast se edhe pas kësaj arritjeje normative sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, me sigurimin e 128 votave "Pro" do të ndodhë që Federata Ruse, si antare e Këshillit të Sigurimit e ndonjë tjetër antar i përhershëm i tij do të ndërmarrin nisma të tjera kundër njohjes institucionale ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës në OKB, në rast se shtetit të ri të Kosovës ende i cënohen ose nuk i garantohen kufinjtë sipas hartës në Flamurin Shtetëror të saj, atëherë si do të kundërpërgjigjet  faktori shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, etj.?

Kjo  çështje ka vetëm  një zgjidhje me dy alternativa, që mund të na cojnë apo mund të shkojmë drejt saj.

Alternativa e parë: Kosova të  ecin drejt antarësimit në OKB.

Alternativa e dytë: Kosova të ecin drejt Tiranës ose Shkupit,

Në rast se dështon alternativa e parë, për t'u antarësuar në OKB, atëherë, për të arritur të dytën:bashkim me Shqipërinë, brenda kufinjëve etnikë natyrorë të kombit shqiptar në shekuj ose me Maqedoninë, brenda kufijve të Dardanisë së dikurshme antike, duhet organizuar një Referendum Mbarëpopullor në Republikën e Kosovës, por, pasi të kemi siguruar 65 vota për të mos u bllokuar në  start dhe, pasi të kemi siguruar 97 vota  për të mos u bllokuar drejt finales.

Kjo do të ndryshonte kufinjtë e Ballkanit.

Shqipëria ose Maqedonia do të kenë fatin më të madh të bashkohen me Kosovën, se sa vetë Kosova si bashkangjitëse  gjeopolitike e tyre.

Historia, edhe në shek. XXI, nuk do të mbetet peng i Serbisë dhe as e ardhmja e Ballkanit  në  zhvillim e integrim dhe e Europës së Bashkuar nuk do të mbetet në dorën e  Serbisë..

 

                               

                                                     

Ramiz  Lushaj

Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare

të Studimeve Amerikane e Britanike,

TIRANË

 

 

Tiranë, 18.02.2009


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)
Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të diktatorit (02.20.2009)
Joakim Ryker: Bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve e mundur, por situata mund të ndryshojë brenda natës (02.18.2009)
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare (02.18.2009)
KOSOVA DREJT PAVARËSISË DHE SHTETËSISË SË SAJ NË DY DEKADAT E FUNDIT (02.17.2009)
Brukseli tërheq vërejtjen rreth thirrjeve për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës (02.14.2009)
Gudar Beqiraj i sapozgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave (02.12.2009)
Udhëtimet ajrore Tiranë-Prishtinë me lehtësi të ndjeshme financiare (02.09.2009)
Përleshje ndëretnike: Paralizohet gjimanzi i Strugës (02.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]