VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II
E Martë, 02.24.2009, 10:14am (GMT+1)

Më 21 shkurt në moshën 80-vjeçare, ipeshkvi shqiptar imzot Zef Simoni, ndërroi jetë në qytetin e tij të dashur, Shkodër. I lindur në Shkodër më 1 dhjetor 1928, pati një jetë të ngarkuar me ngjarje sa të trishtuara, aq edhe të gëzueshme. Kryedioqeza e Shkodrës, Kisha katolike e Shqipërisë dhe bota e kulturës shqiptare humbën një meshtar, ipeshkëv, dëshmitar të kalvarit që populli shqiptar pësoi gjatë periudhës së tmerrshme të regjimit komunist dhe shkrimtar të pasionuar. 

Jeta e Imzot Zef Simoni qe e ngarkuar me ngjarje të trishtuara, sepse ishte bir i një familjeje të varfër, sepse iu desh të bënte shumë flijime për të kryer studimet, e aq më tepër, për t'u shuguruar meshtar në kushtet e diktaturës, më 9 shkurt 1961. E menjëherë pasi u ngjit në elter, iu desh të ngjitej edhe në Kalvar i ngarkuar me Kryqin e Krishtit. Bëri shumë vjet burg e, pikërisht në qelitë e shtetit ateist, pa letër pa laps, nisi krijimet e tij të para, të regjistruara e të ruajtura në arkivin e trurit. Këto vepra i hodhi në letër e i botoi vetëm pasi doli nga burgu e, bashkë me lirinë, pati gëzimin e rrallë e të papërshkrueshëm të shugurohej ipeshkëv në Shkodër, nga vetë Papa Gjon Pali II, më 25 prill 1993. Filloi kështu misionin ipeshkvnor si ipeshkëv-ndihmës i kryedioqezës së Shkodrës. Imzot Zef Simoni u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor të shtunën më 21 shkurt, pas një bilanci tepër të pasur ngjarjesh, veprimtarish, shtegtimesh, veprash, nga të cilat po kujtojmë botimin më të ri: "Letërsia e pame ndryshe". Të pasura, edhe mesazhet që prelati shqiptar u përcolli besmitarëve nga Elteri i Zotit e po kështu edhe nga mikrofoni i Radio Vatikanit, që para se të shugurohej ipeshkëv nga Papa Gjon Pali II më 23 prill 1993 në Kishën Katedrale të Shkodrës e deri në muaj e fundit të jetës së tij. Imzot Zef Simoni ishte edhe përfaqësuesi i parë i Kishës shqiptare në një ngjarje të madhe kishtare siç qe Sinodi i Ipeshkvijve për Evropën Lindore, që u mbajt në Vatikan më 28 nëntor 1991, e më pas në shumë ngjarje të tjera të rëndësishme kishtare. Mbi veprën "Letërsia e pame ndryshe" të autorit Zef Simoni, Ipeshkëv komente nga Anton Çefa/Ky libër, që i paraqitet lexuesit nga Monsinior Zef Simoni, - "Letërsia e pame ndryshe" - pa synue për të qenë një monografi kritike analitike, e hollësishme e gjithpërfshise e letërsisë sonë, ravijëzon në një vështrim panoramik personalitetet e letrave tona, përbasit ma të qenësishëm të veprave letrare, kumteve të tyne, duke ndërthurë aty-këtu edhe shpjegime për çashtje të ndryshme teorike të artit, qenësisë së tij, marrëdhënieve të tij me realitetet shoqnore; kryesisht, me religjionin dhe moralin. E shkrueme me dorën e një shqetësimi të vetëdijshëm, të thellë e nevralgjik ndaj ndikimeve të përmbajtjeve e mesazheve letrare negative dhe vlerësimeve të gabueme a të ndergjegjshme e të qellimshme të kritikës letrare në të kaluemen, dhe me përkushtimin human të një prifti ndaj misionit të vet, që asht qiellor pikërisht sepse asht i lidhun ngusht me tokën e hallet e saj, vepra godet pa mëshirë "mëkatet", tue shtrue nevojën e "pendesës" dhe katarsit. Bukuritë e artit letrar dhe vlerat e tij estetike, njohëse e edukative vihen në peshojën e një kriteri të vetëm kategorik: moralit të veprës letrare. "Artet, letërsia janë vepër e shpirtit, që i jep frymë religjioni. Religjioni nuk asht art, por vertëtësi e mbinatyrshme prej kah vjen edhe fuqia e virtyteve dhe e frymëzimit". E shprehun ndryshe në këtë vepër, lëtërsia trajtohet nga pozitat e një besimtari; ma tej, të një besimtari katolik dhe ma përtej, të një prifti, bile të një ipeshkvi, dhe, njëkohësisht, edhe të një letrari e kritiku, që i njeh letërsisë një mision të naltë edukativ, moral, estetik, dhe patriotik. Diktue nga qëllimi i trajtimit të landës dhe nga kriteri i këtij trajtimi, vepra fiton një fizionomi strukture të veten, origjinale. Jepen vlerat ma spikatëse për shkrimtarët, përgjithësisht, pa u futë në analiza të plota veprash, krtikohen pikëpamjet dhe mesazhet, që kanë sjellë ndikime negative në formimin e lexuesve. Shkrimet kundër besimit, kundër Zotit "në vend që të sjellin përparim, bijnë regres, në vend të shpëtimit disfatën, në vend të lirisë terrorin, të qetësisë shpirtnore vrasjen shpirtnore e në vend të rendit anarkinë". Kështu, tehut të ashpër të kritikës nuk i kanë shpëtue as kulmet e letërsisë sonë aq të vlerësuem në studimet e deritashme, si Naimi, Noli, Konica, Koliqi, etj. Damtimet në moralin e veprës letrare - argumenton autori - kanë rrjedhë nga ndikimet filozofike, sociologjike e politike të doktrinave, që bien ndesh me moralin fetar, e damtojnë apo e mohojnë atë. Në mënyrë të veçantë, janë kritikuar ndikimet nga deizmi, panteizmi, iluminizmi në fillim dhe që kanë përfundue tek pozitivizmi e materializmi. Deizmi dënohet si rrugë që futë mësimin dhe idenë se Perendia nuk ka asnjë lidhje me botën. Simbas kësaj doktrine, Zoti asht vetëm një spektator e njerëzimi ka punën e vet ndër të mira e ndër të këqija. Në vijë të këtij gjykimi, autori shtron pyetjen: "Çka kishin me na u dashtë ne lidhjet me njeni - tjetrin, po të mungojshin lidhjet me Zotin e të Zotit me ne?" Mësimet e ilumistave me idetë e tyne çuan tek pozitivizmi i August Compte-s, "një teori reaksionare me ide të kufizueme, që do të përjashtojshin me përbuzje të mbinatyrshmen". Kritikohet deizmi i Samiut dhe panteizmi i Naimit që "e ban të njajtë Zotin me materien", tue i hapë rrugën materializmit dhe darvinizmit ekstrem. Shumë ashpër kritikohet Çajupi, që përveç se asht "shkrimtar i sa shkrimeve atdhetare e vjershave të bukura", asht kundërshtar i besimit dhe antiklerikal. Me anën e një pyetjeje retotike të fuqishme, autori i drejtohet lexuesit: "A me këso idesh do të mbëkambet Shqipënia?! Cila kishte për të kenë detyra jonë të dojë e të çmojë për hir të disa rreshtave të mirë e letrarë persona që nuk duen të njohin Zotin e ta luftojnë?" Mbasi jepen vlerësimet ma të nalta për Nolin "fjala e të cilit asht e madhnueshme si poezi ashtu edhe në prozën përshkruese, tregimtare e parashtruese, me fuqi burrnore e heroike" dhe që cilësohet si "bomba historike nëpër terrenet mbretnore të monarkisë sulltanore", që në poezitë e tij "jepte një strukturë zemrake të politikës shqiptare me një shpirt demokratik të vendosun", Noli kritikohet për përkthimet nga Shekspiri, sidomos për Hamletin, ku predikohet hakmarrja, për përkthimin e Ibsenit e të Hauptmanit me burime devijimesh e të sa mendimeve damtuese. Autorë si Koliqi, Konica, rishtas Noli, kritikohen, për licensiozitet; Konica për stilin fyes plot shamje e fjalë të ndyta. Vihet në dukje e argumentohet fakti që duhet të shahet e të urrehet e keqja e jo i keqi, njeriu. Noli kritikohet për "Rubairat" dhe Koliqi për "Shija e bukës mbrume", "ku ka landë që prishin një popull, tue rritë një rini të prirun kah instinkte". Ma ashpër se të gjithë shkrimtarët kritikohet Migjeni "si përkrahës i një bote të pa Zot e i një shoqnije pa religjion". Migjeni, "figura e sëmurë e anti-Krishtit në letërsinë tonë", sado që qe një artist i madh origjinal, "me proza e poezi të dhimbshme që futën në thellësi të fatkeqësive, të mjerimeve tona, por tue çue kah protesta të rrezikshme, pse për idetë që paraqet autori, damet i sjell të mëdha, me landë kryesisht pa Zot e mbushë me urejtje kundër klerit katolik. Ka shkrue me urrejtje kundër motrave, që i kanë sjellë aq e aq të mira të sëmurëve e të vorfënve. Mjafton me përmendë Nanë Terezen me urdhnat që ka krijue ajo dhe pa lanë mbanesh edhe murgeshat e spitalit Torre Pelice, që u kujdesën me dashtëni e sakrificë për poetin e sëmundë. Me këto ide, ai do t'i bante shërbim komunizmit, i cili "do të luftonte e do të punonte pa asnjë lavdi për të shërue plagët e botës, mbushë me vorfni e shtypje, por që askush nuk do t'ia shtonte ma randë, ma idhtë, me persekutim të rafinuem e të parafinuem të vobektëve, të shtypunve e të drejtëve mjerimet me të gjitha format, për t'u quejtë me të vërtetë komunizëm tanësisht mbrapshti e rrenim". Simbas teologjisë e moralit kristian të këqijat e vuajtjet e njerëzimit shërohen me ndimën e Krijuesit... * * * Vepra ka një fizionomi të vetën parashtrimi, që buron nga fakti që nga pena e autorit nuk rrjedh vetëm gjykimi, analiza e ftohtë e studiuesit; sepse, tue qenë një personalitet i letrave, penën e ven në lëvizje edhe një forcë tjetër shpirtnore: ndjenja. Gjykim e ndjenjë përndriten nga ideali. Komentet janë origjinale, hove të fuqishme, të befasishme e të sinqerta, të indëzueme përherë nga emocione të fuqishme. Po bie një shembull: Në fillimin e bukolikës së Naimit "Bagëti e Bujqësi": 'O ju malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë!' - shkruen autori - na shtohen ndiesitë, kemi një hymen që këndon madhëni shqiptare e me prirje naltësie, për të cilën kemi aq nevojë. Malet që kanë një bukuri egërsuese, kanë edhe ajrin e pastër e fuqinë mitike të orëve e të zanave: një pastërti që të jep mundësi të shofish në thellësi, e sadopak në horizont". Kjo fizionomi parashtrimi e landës i jep një vulë origjinaliteti bukurie të veçantë stilit të autorit, i sendërtuem me fraza shpesh të gjata e po aq shpesh edhe të shkurta, shumë herë eliptike. Do të zgjateshim po të jepshim shembuj. Asht një stil tashma karakteristik, që e dallon autorin; një stil i konsoliduem, sepse ai e ka përdorë vazhdimisht, edhe në vepra dokumentare, memoriale e edhe letrare artistike. Ndër shumë elemente të tjerë stilistikë të shfrytëzuem mjeshtërisht, më vjen mbarë të dalloj përdorimin e dendun të shkallëzimeve, aliteracioneve dhe esklamacioneve në funksion të sqarimit e të përforcimit të idesë, thellimit dhe shtrimjes së ndjenjës. Jo vetëm frazat e shkurta e të randueme nga mendimi, po edhe të gjatat, jo rrallë i japin stilit ngjyra sentence: "Arti për të ekzistue duhet të japë vlerat poiztive të kohës", "Artisti i përkryem në ekzistencë asht Zoti", "Ideali ma i zgjedhun në botën e fajeve asht ai i pendimit rranjësuer. Njeriu i papenduem nuk ka njohje të hapun, as ecje e jo udhë zhvillimi. Udha e zhvillimit ka horizontet e veta, që shkojnë shumë thellë: thellësi të pastërta e bukuri sublime, që i përkasin idealeve ma të nalta të njofjes", "bashkimi, që fillon me mirëkuptim, duhet të arrijë te harmonia. Ma vonë vjen uniteti që asht maja e dukshme e suksesit". Ky stil origjinal e gjen veten sidomos në përcaktimet e veprave, në karakterizimet e personaliteteve të letrave, të situatave dhe të fakteve të veçanta, me anën e fjalive të shkurta, zakonisht eliptike, me epitete e atribute, të veshuna aty-këtu me një rrobë të mëndafshtë metaforike, që shkojnë crescendo, me përsëritje në përforcim e sqarim të ideve, etj. Ja një fragment nga karakterizimi i Fishtës: "...Talent mbi talent. Asht i dashtun, i rreptë, i fuqishëm, mendimtar, meditativ, i gojës, i zemrës, energjik, i shiut të butë, i reve të zeza, i rrufeve e i bubullimave, e i qiellit, i qiellit të kaltër në hapsinat shqiptare, i pavdekshëm edhe mbas deke, monument në vorr edhe kur eshtnat e tij të jenë tretun...", "Në pikapamje artistike asht i veçantë: asht një thellësi, naltësi, shtrisi me një ushtimë, me krizëm dhe me tinguj melodiozë...." . Vepra lexohet me kënaqësi e shije për stilin; me interes për idetë origjinale, për mënyrën e trajtimit të landës dhe përfundimet e arrituna; me kërshëri për komentet, vlerësimet e sidomos për tehun e kritikës; me përfitim e dobi si një pamje e veçantë, e ndryshme, e letërsisë sonë. Edhe pse e shkrueme nga një meshtar katolik, ajo lexohet me andje nga çdo njeri i zakonshëm, i çdo besimi qoftë; mjafton që për te "nuk ka ideal ma të naltë se me njoftë Zotin, me pranue qenien e Tij, se me e dashtë Zotin, me i shërbye e me jetue për Atë". Sepse, "me njoftë qenien e mbinatyrshme - thotë autori - asht në natyrën njerëzore".

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT (02.22.2009)
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)
Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të diktatorit (02.20.2009)
Joakim Ryker: Bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve e mundur, por situata mund të ndryshojë brenda natës (02.18.2009)
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare (02.18.2009)
KOSOVA DREJT PAVARËSISË DHE SHTETËSISË SË SAJ NË DY DEKADAT E FUNDIT (02.17.2009)
Brukseli tërheq vërejtjen rreth thirrjeve për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës (02.14.2009)
Gudar Beqiraj i sapozgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave (02.12.2009)
Udhëtimet ajrore Tiranë-Prishtinë me lehtësi të ndjeshme financiare (02.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]