VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Socialistëve do t'u duhet të numërojnë gjatë

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Socialistëve do t'u duhet të numërojnë gjatë
E Premte, 02.27.2009, 08:26am (GMT+1)

Mujë BUÇPAPAJ

 

 

Ndërsa Instituti "Global Insight", parashikon që Shqipëria të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Europë për vitin 2009, elita e majtë po përpiqet të trimërojë mbështetësit e vet, duke numëruar ditët deri në zgjedhjet e qershorit.

Me fjalë në erë dhe argumente false, opozita socialiste po përdor në këtë prag fushate elektorale argumentin e fundit që mund të përzgjedhë një opozitë, një farë presioni kryesisht për administratën. Biles një zëdhënës i PS-së me një gjuhë të vrazhdë shkoi më tej, duke kërcënuar punonjësit e rendit dhe të sigurisë për masa drastike ndaj tyre, siç tha ai "pas 28 qershorit". Është krejt e qartë se kjo qeveri ka angazhim kryesor mbajtjen e zgjedhje të lira dhe të ndershme, por PS dhe të majtën nuk mund të ndalojë askush të fantazojë skenar të manipulimi, apo të krijojë sondazhe artificiale, propagadistike për fitore përmes kërcënimesh, duke lënë të nënkuptohet se, shtabi që i prodhon është vërtetë i çorientuar. Retorika e të majtës, tronditja e saj e thellë vetëm pak ditë para anëtarësimit të plotë të vendit në NATO, e ka lënë atë pa asnjë argument të vërtetë, se pse kjo opozitë do të duhej të rikthehej në pushtet. Nuk do pyetje, kjo opozitë ka filluar përgatitjen në kohë të justifikimit të humbjes në zgjedhjet e qershorit.

Raportet e të majtës me zgjedhjet janë shumë problematike. Nisur nga manipulimet tronditëse që PS ka kryer në zgjedhjet e vitit 1997, 2000, 2001 dhe 2003, është e qartë se, ajo nuk mund të përfytyrojë dot një qeveri, e cila të jetë e distancuar nga ndikimi mbi rezultatin e zgjedhjeve, të mos i fut duart në mandate dhe të qëndrojë larg rezultatit përfundimtar, siç dëshmoi qartë qeveria e djathë në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2007.

Historia e pluralizmit ka dëshmuar se PS dhe e majta vijnë në pushtet nëpërmjet dy rrugëve. Së pari, përmes shfrytëzimit të incidenteve dhe së dyti, nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve. Këto dy armë arkaike të ish-komunistëve janë të ezauruara dhe thuajse të pamundura. Së pari, anëtarësimi i vendit në NATO u ka hequr çdo mundësi revolucionarëve të sprovuar që të futin vendin në trazira, të kërcënojnë sigurinë dhe aq më pak të destabilizojnë Shqipërinë, duke përsëritur skenarë të mosnjohjes së zgjedhjeve apo revolta për shkak të tyre. Dhe së dyti, sondazhet ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se incidente si "Gërdeci", nuk do të mund të prodhojnë vota për socialistët. Dihet se PS gjatë zgjedhjeve të vitit 2005, nën presionin e Ramës, pati përshtatur si sllogan elektoral "arkivolet e viktimave të '97-ës, si dhe "vajet e nënave shamizeza" të Vlorës, të cilat dihet se e patën lënë PS pa vota. Njerëzit janë të interesuar për të ditur rreth së ardhmes së tyre, prandaj dhe janë të gatshëm t'u bësojnë veprave dhe jo fjalëve apo retorikës. Në këtë aspekt PS del përsëri e humbur.

Nga ana tjetër jo vetëm ekspertët vendas të zgjedhjeve, por edhe ndërkombëtarët e dinë se sa herë që në këtë vend zgjedhjet nuk janë manipuluar, fitorja ka anuar qartazi nga e djathta. Shqiptarët nuk janë popull i majtë dhe kjo do të rikonfirmohet më 28 qershor 2008.

Për fat të mirë të këtij vendi, PS nuk mund të manipulojë dhe as të shkatërrojë proçesin zgjedhor. Ndryshe nga zgjedhjet e zhvilluara këto dhjetë vjetët e fundit, socialistëve do t'u duhet të hyjnë në garë pa patur në dorë falsifikimin e listave, të regjistrit kombëtar dhe ndarjen territoriale, e cila ka prodhur në të gjitha garat elektorale të organizuara prej tyre, të paktën një falasifikim prej 10-15% të rezultatit. Ajo hyn në këto zgjedhje pa patur gjykata të kontrolluara dhe kolegjin zgjedhor, i cili vetëm në vitin 2001 ka prodhuar rreth 40 mandate të pamerituara për PS-në, duke përmbysur në mënyrë dramatike rezultatin e vërtetë. Elektorati shqiptar, i majtë i djathtë apo i qendrës do të shkojë në këtë zgjedhje me një siguri absolute, se vota e tyre do të shkojnë për atë subjekt politik që do të preferojnë, pa patur frikë se do të devijojë rrugës, pa patur drojë se kutitë do të numërohen në komisariatet e policisë, apo në zyrat elektorale të PS-së. Pa patur frikë se bandat e PS do t'i vrasin demokratët në sallat e votimit, siç ka ndodhur me dhjetra komisionerë dhe mbështetës të PD gjatë 8 vjetëve të qëndrimit të demokratëve në opozitë.

Në fakt e majta po hyn në këto zgjedhje e sfumuar nga projekti i ndryshimit infrastrukturor, i rindërtimit të vendit nga koalcioni qeverisës. Mënyra se si kjo qeveri për rreth katër vjet u ballafaqua me krimin e organizuar (rrjetet rajonale dhe ato ndërkombëtare), stili i vrushllshëm i punëve të saj publike, dhe transperenca që shoqëroi përdorimin e fondeve publike e ka bërë krejt të panevojshëm rikthimin e opozitës. Aq më tepër të një opozite me shumë probleme të brendshme, e përçarë dhe pa alternativa.

Ideja e numërimit të ditëve është një retorikë e lodhshme për aplikuesit e saj, pasi socialistëve do t'u duhet të numërojnë gjatë në opozitë, të paktën edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. Numërimi e ditëve ka mundësi që të kthehet në një ferr të vërtetë për ata që kanë zgjedhur këtë aritmetikë për t'iu kundërvënë një programi reformash prej miliarda erurosh, të cilat po prodhojnë begati dhe mirëqenie për popullin shqiptar. Këtë konkuzion e konfirmon në mënyrë profesionale edhe Instituti "Global Insight", i cili e klasifikon Shqipërinë në dhjetë vendet që do të kenë zhvillimin më të madh ekonomik krahasuar me të gjitha vendet e botës.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Meta në Vlorë, Rama në Budapest, autostrada në mes... (02.26.2009)
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington (02.26.2009)
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II (02.24.2009)
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT (02.22.2009)
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)
Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të diktatorit (02.20.2009)
Joakim Ryker: Bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve e mundur, por situata mund të ndryshojë brenda natës (02.18.2009)
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare (02.18.2009)
KOSOVA DREJT PAVARËSISË DHE SHTETËSISË SË SAJ NË DY DEKADAT E FUNDIT (02.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]