VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike
E Shtunë, 02.28.2009, 09:15am (GMT+1)

58 vjet më parë, më 26 shkurt 1951, 22 intelektualë shqiptarë u ekzekutuan nga regjimi komunist me pretekstin se, në 21 shkurt kishin shpërthyer një bombë në ambasadën sovjetike në Tiranë. Ata u ekzekutuan në mesnatë, në afërsi të urës së Beshirit, 15 km larg Tiranës, të lidhur dorë për dorë me zinxhir dhe u varrosën në një gropë të përbashkët. Diktatura komuniste inskenoi në stilin e saj të ashtuquajturën bombë për justifikimin e një vale të re terrori që ndërmorri kundër figurave, të cilëve mund t'u njohim vetëm një faj, patriotizmin, antikomunizmin dhe formimin e tyre në vendet më të zhvilluara perëndimore. Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike, kur këta njerëz nuk kishin lidhje me këtë incident, erdhi si pasojë e kthesës politike të diktatorit Enver Hoxha drejt politikës së Moskës. Në këtë ngjarje gjetën zbatim në mënyrë perfekte zbatimi i urdhërave dhe taktikave sovjetike në eliminimin e kundërshtarëve, duke ia kaluar madje edhe vetë udhëheqësit shpirtëror, Stalinit. Kjo masë e marrë nga sistemi jashtë ligjeve në fuqi, solli pushkatimin e intelektualëve nga familje fisnike shqiptare dhe kjo do të vazhdonte edhe në të ardhmen me spastrimin, internimin e këtyre familjeve në breza dhe fis. Intelektualët e vrarë nga diktatura komuniste 58 vite më parë ishin; Sabaha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi. Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në kujtim të 22 intelektualëve, "viktima të terrorit komunist", sot ndodhet një memorial, i ngritur në vitin 1993. RD

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Socialistëve do t'u duhet të numërojnë gjatë (02.27.2009)
Meta në Vlorë, Rama në Budapest, autostrada në mes... (02.26.2009)
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington (02.26.2009)
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II (02.24.2009)
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT (02.22.2009)
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)
Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të diktatorit (02.20.2009)
Joakim Ryker: Bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve e mundur, por situata mund të ndryshojë brenda natës (02.18.2009)
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare (02.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]