VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERIA SHPREH BRENGOSJE PËR RIGJYKIMIN E HARADINAJT
E Mërkurë, 07.21.2010, 06:44pm (GMT1)

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë përcjellë me vëmendje procesin gjyqësor të shkallës së dytë dhe shprehin brengosje për procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së", thuhet në deklaratën e ekzekutivit kosovar.

"Qeveria shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se zoti Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur të pafajshëm".

"Qeveria e Kosovës rithekson se UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës", vijon deklarata e Qeverisë.

Sipas saj, "institucionet, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe vetë zoti Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila po rikonfirmohet edhe në rastin aktual". (http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.