VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kompania çeke fitoi tenderin për kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë
E Mërkurë, 03.11.2009, 11:51am (GMT1)

Kompania çeke pak muaj më parë fitoi tenderin e 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike në territorin shqiptar. Sot ajo nënshkroi kontratën me qeverinë shqiptare. Ministri i Ekonomisë Genc Ruli garantoi se çmimi i energjisë do të mbetet i pandryshuar për qytetarët

Voal-online -  Mes qeverisë shqiptare dhe kompaninë çeke "CEZ" u nënshkrua sot kontrata për shitjen e Operatorit të Sistemit të Shperndarjes se energjise.
Kjo kompani që fitoi pak muaj më parë i tenderin per privatizimin e 76% te aksioneve të OSSH. Pas nënshkrimit të kontratës, në një konferencë për shtyp, Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli garantoi se cmimi i energjise do te mbetet i pandryshuar per qytetarët. Në ceremoni ka qënë e pranishme edhe perfaquesja e Bankës Botërore, Camila Naumah. Në emër të BB, Naumah tha se duhet të permiresohet performanca e OSSH pasi shperndarja e energjise ka qene problem ne shume vite. BB shprehet se per OSSH mbetet sfide e se ardhmes rritja e te ardhurave dhe ulja e humbjeve. Kontrata për shitjen e OSSH u firmos nga Ministri Ruli dhe përfaqësuesi i kompanise ceke, "CEZ" z. Shmort. Ky i fundit deklaroi se cekët jane gati të nisin punën në OSSH dhe do të operojnë kryesisht ne Europën Juglindore. Shmort tha se ceket do të sjellin eksperiencen e tyre per të rritur performancën e OSSH.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.