VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zëdhënësi i Partisë Demokratike shprehet për njëjvetorin e Gërdecit
E Djelë, 03.15.2009, 04:15pm (GMT1)

Voal-online Zëdhënësi i Partisë Demokratike (PD) Gerti Bogdani ka dalë sot pasdite para mediave, ku është shprehur: "Banorët e Gërdecit nuk iu përgjigjën ftesës së Edi Ramës për një miting mortor. Në njëvjetorin e aksidentit tragjik të Gërdecit iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Ne ndajmë me ta pikëllimin dhe dhimbjen dhe i siguron se qeveria shqiptare sikundër deri më sot, do të punojë me ta bashkërisht për mbylljen e plagëve nga ky aksident tragjik. Partia Demokratike vlerëson qëndrimin e qytetëruar të banorëve të Gërdecit, refuzimin që ata i bënë manipulimit me shpirtrat e njerëzve dhe bashkëqytetarëve të tyre nga Edi Rama, i cili ka zgjedhur këtë ditë për të hapur me një miting mortor, duke dhunuar Kodin e të Vdekurve, fushatën e tij elektorale. Partia Demokratike e konsideron këtë si përpjekje të radhës në alternativën e Edi Ramës dhe të mediave që ai kontrollon me motot: "Rroftë vdekja, poshtë qeveria", "Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria", me të cilat ai përpiqet në mënyrë donkishoteske të errësojë suksesin historik të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve, anëtarësimin e plotë në NATO në samitin e ardhshëm. Edi Rama ndjen çdo orë dhe çdo ditë se alternativa e tij "Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria", po gropos njëherë e përgjithmonë karrierën e tij politike. Njeriu që për një vit rresht nga tmerri dhe sherri nuk shqipëroi dhe një herë të vetme emrin e Delijorgjit me të cilin ka jo një por disa sipërmarrje të përbashkëta, njeriu që ka tmerr nga videot dhe fotot e vakancave të zgjatura me Delijorgjin në Evropë dhe në botë dhe leje të shumta ndërtimi të ndara me të bashkë me Shalësin e tij zëdhënësin e 15 %, mund të derdhin vetëm lot krokodili për viktimat e Gërdecit."


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.