VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"IMPERIALIS" IA JEP ZHANI CIKOS ÇMIMIN "YLLI I ARTË AKADEMIK"
E Mërkurë, 10.20.2010, 11:26am (GMT1)

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, është nderuar nga Akademia Ndërkombëtare "Imperialis" me çmimin "Ylli i Artë Akademik". Kjo Akademi organizoi një Sesion manifestimesh me rastin e 700-vjetorit të Francaville Fontana, ku është selia e Akademisë Ndërkombëtare "Imperiali". Me këtë rast iu dorëzua "Ylli i Artë Akademik" Mjeshtrit Zhani Ciko, i cili ishte ftuar të marrë pjesë si anëtar i saj. Në ditët e para u zhvillua seanca plenare akademike, kushtuar referimeve në fushën e studimeve mjekësore në specialitetet e Fisiopatologjisë dhe riprodhimit njerëzor, Pneumatologjisë, Criobioligjisë, Gjinekologjisë, etj.

Personalitete nga Universitetet e Romës, Milanos, Padovës, etj., ndërhynë me temat e tyre. Seancat u drejtuan nga Senatorja Prof. Rita Levi Montolçini, fituese e çmimit Nobel për Mjekësinë.

Në datën 17 Tetor në Teatrin Italia, Prof. R.L Montalçini dhe presidenti i Akademisë Dr. Prof. Francesco Imperiali, përshëndetën në prani të anëtarëve të Akademisë Ndërkombëtare si dhe personaliteteve të larta si Av. Luigi Vitali - president i delegacionit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Prof. Nichi Vendola - president i rajonit të Pulias, kryebashkiaku i Francavilla Fontana, Rektorëve të Universiteteteve të Barit, Leçes.

Gjatë veprimtarive iu dorëzua "Ylli i Artë Akademik" "Për Merita" disa personaliteteve nga fusha e jurisprudencës, kërkimit të riprodhimit njerëzor, studimeve universitare, botimeve ndër ta dhe mjeshtrit Zhani Ciko nga fusha e Arteve.

Veprimtari të tjera kulturore historike dhe turistike shoqëruan këtë takim akademik, në kuadrin e festimeve për 700-vjetorin e provincës së Francavilla Fontanës.

Z. Zhani Ciko është zgjedhur para disa muajve nga Këshilli i lartë Akademik si Anëtar dhe mbajtës i titullit "Akademik i madh Imperialis". Z. Ciko është i pari shqiptar që gëzon këtë titull. Akademia Ndërkombëtare Imperialis është një nga Akademitë më të vjetra evropiane, e themeluar në 1705. Zhani Ciko, drejtori i TKOB që në vitin 2005, është dekoruar gjithashtu nga Presidenti i Shqipërisë me titullin "Mjeshtër i Madh"/Halil RAMA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.