VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IU DHA DJE LAMTUMIRA E FUNDIT MR. JETISH CUFË KADISHANIT
E Shtunë, 10.23.2010, 05:41pm (GMT1)

Voal-online -Pardje, më 21 tetor 2010, në moshën 62-vjeçare pa pritmas ndërroi jetë në Tiranë Mr. Jetish Cufë Kadishani.

I ndjeri ishte punonjës shumëvjeçar bibliotekar, një mandat kryetar i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, Përfaqësues për Kosovë i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim me seli në Nju Jork (SHBA) nga viti 2000, punoi si gazetar në mjetë të informimit në Kosovë për mbi 35 vite. Ishte drejtor i Shtëpisë Botuese "Drenusha".

Së fundmi ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të ndryshme.

Varrimi i të ndjerit u bë dje, më 22.10.2010, në Prishtinë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.