VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nderohet post mortem aktorja Adriana Abdullahu
E Mërkurë, 03.25.2009, 07:31pm (GMT1)

QIK - Me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së aktores së re dhe të talentuar, Adriana Abdullahu nga policia serbe, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, e ka nderuar post mortem me një Mirënjohje të veçantë. Në motivacionin e kësaj Mirënjohjeje thuhet: "Në shenjë përkujtimi dhe nderimi të emrit, talentit, artit, sakrificës dhe gjakut të saj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i jep këtë Mirënjohje post mortem aktores Adriana Abdullahu me cilësimin -Engjëll Mbrojtës i Teatrit". Kjo Mirënjohje iu dorëzua mbrëmë, në një mbrëmje përkujtimore në teatrin "Dodona" në Prishtinë, nënës së aktores Adriana Abdullahu, zonjës Jalldëze Abdullahu, nga këshilltari politik i Ministrit Valton Beqiri, regjisori Bekim Lumi. Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.