VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARK SHLLAKU, MARTIR I NDËRGJEGJES DHE FJALËS SË LIRËNga HALIL RAMA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

MARK SHLLAKU, MARTIR I NDËRGJEGJES DHE FJALËS SË LIRË

Nga HALIL RAMA


E Djelë, 10.31.2010, 09:07am (GMT+1)

Pesëdhjetenjë vjet më parë, më 31 Tetor 1949, shteti dikatorial ekzekutoi një nga intelektualët e shquar shkodranë, me akuzën absurde si "drejtues i Grupimit social-demokrat të Shkodrës. Mark Sllaku, ky martir i ndërgjegjes dhe fjalës së lirë, pas një gjyqi farsë u dënua me vdekje me pushkatim për fajin e vetëm pse tentoi të kërkonte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Kush ishte Mark Shllaku?

Mark Gjergj Shllaku u lind më 15 gusht 1918 në fshatin Shllak të Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Shkodrës. Më pas u emërua mësues në fshatin Kabash të Pukës. Punoi disa vjet në këtë fshat dhe më pas u transferua në Vrakë të Shkodrës. Në këtë kohë, sëmuret rëndë nga ulçera dhe transferohet në magazinat e arsimit në Shkodër. Ishte njeri i arsimuar, idealist dhe demokrat që luftonte për një botë të re pa komunistë. Me datë 9 gusht 1948 arrestohet me akuzën kryesore të formimit të organizatës social-demokrate.

Aktakuza

Në proces verbalin e Prokurorisë Ushtarake të Tiranës, Nr.205 të datës 23.07.1949, thuhet se kjo prokurori ndërton këtë akuzë në bazë të të dhënave nga seksioni i Sigurimit të Shtetit për të pandehurit Mark Shllaku, Kolec Pikolini, Ndue Gjon Marku, Isa Beqiri, Mark Preng Lleshi dhe Luigj Ndreu.

Pra, Marku ishte në krye të grupit organizator për krijimin e Partisë Social-demokrate në Shkodër, organizatë që komunistët e quanin organizatë terroriste fashiste. Për këtë, Marku dhe shokët e tij kishin bashkëpunuar edhe me të arratisurit nga vendi ynë si: Ndoc Miraka, Mark Jak Bajraktari etj. Grupi i drejtuar nga Mark Shllaku sipas Prokurorisë dhe Sigurimit të Shtetit ka organizuar agjitacion dhe propogandë kundër Pushtetit Popullor, ka punuar për zgjerimin e grupit, ka siguruar ndihma dhe material për kriminelët dhe të arratisurit, ka bërë përpjekje për t'u lidhur me qeverinë e Beogradit, me synim final rrëzimin e pushtetit popullor dhe zëvendësimin e tij me një qeveri fashiste.

Vetëm një ditë iu mjaftua Prokurorisë për të kaluar në gjyq dhe me datë 24.07.1949, trupi gjykues i kryesuar nga kapiten i parë V.Kocani filloi gjyqin, ku avokatët mbrojtës Q.Shehu, Z.Tedeskini etj., thuajse ishin formalë dhe të pafuqishëm për të argumentuar kundërakuzën.

Me gjithë mbrojtjen e avokatit Qemal Shehu për Mark Shllakun, 31 vjeç, të birin e Gjergj dhe të Dilës, lindur në Shllak dhe banues në Shkodër, i padënuar më parë, i martuar me tre fëmijë, bir i një shtrese të varfër qytetare, vendimi thuajse ishte i paravendosur, dënim me vdekje, me ekzekutim me pushkatim.

Tregojnë bashkëkohësit:

Bashkëkohësi i tij, Kolec Pikolini, i cili u dënua edhe ai me vdekje, por që më vonë dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie, arratisur jashtë vendit, pas daljes nga burgu, në librin e tij me kujtime për periudhën e regjimit komunist me titull "Regjimi i hijenave", shkruan se këtë libër ua kushton pikërisht shokëve të tij që u vranë dhe u persekutuan nga regjimi komunist si: Mark Shllaku, Mark Caca, Martin Shyti, Martin Camaj, Bardhosh Dani, Brahim Dërguti, Sandër Gjonmarkaj, Ndoc Miraka etj.

Në kujtimet e tij ai shkruan: "Kur erdhi trupi gjykues në sallë, munda të dalloj vetëm prokurorin, që ishte anëtar i të gjitha gjyqeve politike dhe që e kisha parë që në kinemanë "Rozafat". Menjëherë sapo salla ra në qetësi, prokurori filloi të lexojë me zë të lartë aktakuzën, duke përshkruar në formulimin e tij se ne kemi organizuar organizatën terroriste social-demokrate, në bashkëpunim me kriminelët e arratisur si: Ndoc Miraka, Mark Jak Bajraktari etj., dhe se kemi organizuar grupe për hakmarrje kundër njerëzve të pushtetit. Ata, vijoi prokurori, kanë aktivizuar të gjithë elementin e prekur nga drejtësia e pushtetit, kanë grumbulluar të gjithë studentët për të aderuar në këtë organizatë terroriste. Menjëherë, trupi gjykues filloi me të burgosurin Mark Shllaku, duke ia lexuar të gjithë faqen e mbushur plot me akuza, ku atij iu shtuan edhe të tjera, se ishte vëllai i Hilë Shllakut, i cili ishte arratisur kohë më parë. Zhvillimi i këtij procesi ishte shumë i gjatë dhe i lodhshëm. Ai ishte përqendruar më tepër tek bashkëpunimi ynë me të arratisurit e Gjakovës në Kosovë, ku grumbullimi i këtyre forcave ishte bërë në qytetin e Shkodrës, nën kryesinë e Ndoc Mirakës gjatë shtatorit të vitit 1948.

Bashkëkohësi tjetër dhe shoku i ideve tona ishte Martin Camaj, ai që do të arratisej në Jugosllavi dhe që do të bëhej i famshëm me shkrimet dhe studimet e tij në Gjermani.

Bashkëkohësi, Ahmet Bushati, në librin e tij me kujtime, tregon se gjatë viteve të para të Pasluftës në gjimnazin e Shkodrës u krijuan disa grupe antikomuniste si organizata "Përpjekja shqiptare" që e kryesonte Bardhosh Dani, grupimi social-demokrat që kryesohej nga Mark Shllaku, organizata këto që kryen edhe aksione konkrete. Në janarin e vitit 1948, me ndërmjetësinë e Viktor Lukës, organizata "Përpjekja Shqiptare" u lidh ngushtë me grupimin socialdemokrat që kishte kryetar Mark Shllakun. Të diktuar dhe të suvejuar nga Sigurimi i Shtetit, Bardhosh Dani, me dy shokët e tij, Brahim Dërguti dhe Mark Caca, vendosën të arratisen, por u rrethuan në kufi nga forcat e ndjekjes dhe mbetën të vrarë.

Si u krijua grupi social-demokrat i Shkodrës dhe kush ishin organizatorët?

Organizatorët e grupit ishin: Mark Shllaku, Martin Shyti, Martin Camaj dhe Kolec Pikolini. Ideja e krijimit të këtij grupi lindi pas kontakteve me të arratisurit jashtë vendit. Ata kërkonin dhe mendonin se ishin pjekur kushtet për aksione dhe veprime politike e konkrete. Ndoc Miraka dhe Mark jak Bajraktari kishin influencë në veri. Ndoci ishte në kontakt me të arratisurit e Kosovës, të cilët kishin dëshirë të grumbulloheshin në Shqipëri, ku Tirana ishte e izoluar dhe nuk kishte ushtri ruse.

Grupi përbëhej prej shtatë vetësh si fillim, të cilët ishin edhe organizatorët e parë dhe pikërisht Mark Shllaku, Martin Camaj, Martin Shyti, Mark Shllaku, Kolec Pikolini, Ndue Gjon Marku, Isa Beqiri, Mark Preng Lleshi dhe Luigj Ndreu.

Në atë kohë, flitej për krijimin e dy partive si në Amerikë, një të Enver Hoxhës dhe një të Koci Xoxes. Grupi organizator mendoi që të mos përsëriteshin emrat e partive të mëparshme, por vendosën emrin e grupit social-demokrat.

Ekzekutimi me pushkatim

Gjykata Ushtarake e Tiranës, në muajin korrik 1949 e dënoi me vdekje, dënim që u ekzekutua më 31 tetor 1949. Ai la pas gruan 30-vjeçare dhe tre vajza, ku më e vogla vdiq tre muaj pas pushkatimit të të atit.

Dekorimi

Në dhjetor të vitit 1994, ish-Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, e dekoroi Mark Shllakun pas vdekjes me titullin "Mësues i Popullit". Vajza e tij, Domenika Dukagjini (Shllaku) punoi për 30 vjet si mësuese në Malësinë e Shkodrës, ndërsa vajza tjetër Ema, punoi gjatë gjithë jetës së saj si punëtore krahu.

Mark Shllaku, simbol i luftëtarit për demokraci

Jeta e këtij martiri shkodran nuk mund të përmblidhet në një artikull të shkurtër. Ajo meriton vëmendje dhe përkushtim nga studiuesit. M.Shllaku ishte një intelektual demokrat reformator që së bashku me grupin e shokëve me të cilin punoi dhe bashkëpunoi, luftoi herë hapur dhe herë në ilegalitet për një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike, pa komunistë në drejtim. Ai luftoi, duke mos kursyer edhe jetën, të cilën e kishte të kërcënuar në çdo çast për idealet e tij demokratike dhe sociale, për social-demokracinë europiane të asaj kohe, që të gjente vendin e saj edhe në Shqipëri. Njerëz të tillë janë të jashtëzakonshëm.

HALIL RAMA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADEMI DHE HAMZAPoemë nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (10.30.2010)
AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)Nga Prof. ABAS ERMENJI (1913-2003) (10.29.2010)
RRËFIMI I ALIDA HISKUT: UNË, KËNGËTARJA E AKUZUAR SI PJESËTARE E GRUPIT ARMIQËSOR TË FIQIRETE SHEHUT (10.28.2010)
TEFTA TASHKO KOÇO/NJËQIND VJET QË IA DËSHIROJMË AQ SHUMËNga AGRON SEJAMINI (10.28.2010)
LETËRKËMBIMI I STUDIUESVE TË KOSOVËS ME PROFESOR ÇABEJNNga BEGZAD BALLIU, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit (10.25.2010)
PIRAMIDA PARLAMENTNga MUJË BUÇPAPAJ (10.24.2010)
NDIHMESA E SELMAN RIZËS NË ZBULIMIN E SHENJAVE LETRARE TË LETËRSISË SË HERSHME SHQIPENga BEHAR GJOKA (10.24.2010)
IU DHA DJE LAMTUMIRA E FUNDIT MR. JETISH CUFË KADISHANIT (10.23.2010)
U HAP EDHE GALERIA VERIORE E KALIMASHIT (10.22.2010)
Nënë Tereza, një shembull unikal i qytetërimit-Të varfërit janë dhurata më e çmuar për ne;prania e fshehtë e Jezusit. Nënë TerezaNga Petrit Nika (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]