VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A MUND TË JEMI VËLLEZËR DHE NJËKOHËSISHT KUNDËRSHTARË POLITIKE NE SHQIPTARËT!!!???Nga FADIL DEMAKU

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

A MUND TË JEMI VËLLEZËR DHE NJËKOHËSISHT KUNDËRSHTARË POLITIKE NE SHQIPTARËT!!!???

Nga FADIL DEMAKU


E Martë, 11.02.2010, 09:18am (GMT+1)

A THUA JEMI POPULLI MË I POLITIZUAR QË MË SË PAKUT NJEH POLITIKËN

Trajtimi si armik i popullit i kundërshtarëve politikë dhe urrejtja për vdekje e tyre janë pasojat më tragjike të trashëguara nga e kaluara jonë komuniste, andej dhe këndej kufirit. Nuk u kursyen as jetë njerëzish në këtë drejtim, madje edhe nga radhët e aktivistëve të shquar të çështjes sonë kombëtare. Njerëzit u vranë për karriga - askush nuk dha llogari për këtë qëllim. Ende Kosova ka plotë asi që vrasin për vrasësit dhe betohen në emrin e tyre. A thua jemi ndër popujt më të politizuar dhe që më së pakut e njohim politikën!!!????

Nga qëndrimet e mia të shfaqura këtu publikishtë, deri më tani arrijta të humb shumë miq dhe njerëz të afërm, ashtu siq përfitova edhe shumë tjerë të rinjë. Vërtetë nuk është lehtë një pushtetari të sotëm t'ia sulmosh prijësin,ngase në bazë të duartrokitjeve për të ka arritur edhe atë që as në ëndërr nuk do të ketë mundur ta shoh ndonjëherë - prej rrugës dhe shkopit e drejt në parlament, apo ministritë e Republikës sonë.Politikat e egra staliniste të "miqëve" dhe "armiqëve" kombëtar futën hundët edhe mes miqësh dhe të farefisit, sa të krijojnë mosbesim edhe ndaj antarëve të të njejtës familje. Ato ringjallën po të njejtën ndjenjë edhe te opozita e tyre .

Pse unë u dashka të mendoj si Jakup Krasniqi apo si Hashim Thaqi, vetëm pse janë të regjionit tim?

Pse unë u dashka të mendoj si vëllau i im Iliri që është në PDK , derisa unë kam bindjet e mia që nuk i ndryshoj dot?Pse unë u dashka të mendoj si njerzit me të cilët punuam dhjetë vite para lufte në Lëvizjen Demokratike të Dr. Ibrahim Rugovës, ndërsa pas lufte ja kaluan edhe vet Hashim Thaqit , duke propaguar me mish e shpirtë shpifje e fyerje ndaj saj.

Bashkarishtë organizuam qindra aksione me vlera të larta kombëtare, ndërsa tani do të më ngjet edhe njollat e veta pse nuk ja bëj qejfin pronarit të trurit të tij të shitur?!

Të gjitha këto i përjetova gjatë këtyre shkrimeve të mia dhe atë nga largësia. Dikush shkoi aq larg sa më tha se qenkam verbuar nga lakmia për pushtet, prandaj nuk po njoh askend !!!

Askujt nuk i ra ndër mend se unë kam një mendim personal, të cilin nuk e gjunjëzoj as për hirë e as pahirë të askujt edhe nëse ai është vëllau i im, apo edhe jeta ime varet prej tij. Askujt nuk i ra ndër mend se është e drejtë e imja demokratike të gjykojë për problemet shoqërore në vendlindjenj time dhe për njerëzit e mi. Askush nuk qajti kokën se edhepse jam shtetas amerikan, unë e ruaj me xhelozi prefiksin "shqiptaro" para shtetësisë sime të re. Edhe ne në SHBA jemi një pjesë e atdheut tonë, që në rrethana të caktuara historike, nuk qëndruam duarkryq përballë Pavarësisë së Kosovës dhe problemeve tjera shqiptare në Ballkan.

Askujt nuk i shkoi ndër mend se Liga Qytetare Shqiptaro-amerikane, ishte ajo që pati dorë në vurjen e gurthemeleve të pavarësisë së Kosovës.

Millosheviqi në Hagë kishte deklaruar se LQSHA e Xhozef DioGuardit kishte shkatërruar Serbinë e tij e unë jam nkrenar që i takoj asaj.

Unë, gjithmonë në shkrimet e mia jam përpjekur të paraqes opinionet e mia politike, të gërshetuara me elemente reale të përjetuara gjatë kontakteve me persona të caktuar në skenën e sotme politike kosovare, në periusha të caktuara kohore, duke filluar nga njohja ime me Hashim Thaqin në Universitetin e Prishtinës, pastaj Fatmir Sejdiun, Jakup Krasniqin...

Nuk kam patur për qëllim asnjëherë të fyej e demaskojë dikend me metoda të njejta siq është përpjekur nga disa të veprohet për të mbrojtur "liderët" e vet dhe trajtuar si armiq gjithë tjerë, por të prijë në çlirimin nga prangat të fjalës së lirë në Kosovë.

Tash në Kosovë kemi shumë dëshmorë edhe të fjalës së lirë. Ata janë viktima të po këtyre rrymave politike kosovare, që para lirisë kishin vënë pushtetin. Shoqatat e gazetarëve kosovarë do të duhej të shpallnin hero të fjalës së lirë krijuesit dhe gazetarët e vrarë.

Fjala e lirë - kushti themelor i demokracisë !

Shqiptarët më shumë se kurrë janë të përqarë. Politikat regjionale kanë shkatrruar gjithëçka që ishte tradicionale dhe unike kombëtare. Hasmimet e tilla të popullatës deri në shikimin e armikut te tjetri që mendon ndryshe, apo i takon një regjioni tjetër, bijnë edhe më poshtë se vet sistemet komuniste, të cilat nga një aspekt kanë ruajtur më shumë një unitet në tërë territorin.

A thua deri kur do të lejojmë ta fusim vetveten në radhën e popujve më primitiv!?

A do të mësohemi ndonjëherë të jemi vëllazër dhe të mendojmë ndryshe?

Të ulemi së bashku në një tavolinë dhe të ngrisim nga një gotë, sepse kemi 90% të problemeve tjera që na lidhin, ndërsa një 10% i pikëpamjeve tona mund të na ndajnë.

Ka ardhur koha të mësohemi të jetojmë fillimishtë si njerëz, pastaj si shqiptarë dhe dikund në fund edhe si njerëz të politizuar.

A thua a jemi populli më i politizuar pa vetdije të formuar politike???!!!

FADIL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARK SHLLAKU, MARTIR I NDËRGJEGJES DHE FJALËS SË LIRËNga HALIL RAMA (10.31.2010)
ADEMI DHE HAMZAPoemë nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (10.30.2010)
AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)Nga Prof. ABAS ERMENJI (1913-2003) (10.29.2010)
RRËFIMI I ALIDA HISKUT: UNË, KËNGËTARJA E AKUZUAR SI PJESËTARE E GRUPIT ARMIQËSOR TË FIQIRETE SHEHUT (10.28.2010)
TEFTA TASHKO KOÇO/NJËQIND VJET QË IA DËSHIROJMË AQ SHUMËNga AGRON SEJAMINI (10.28.2010)
LETËRKËMBIMI I STUDIUESVE TË KOSOVËS ME PROFESOR ÇABEJNNga BEGZAD BALLIU, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit (10.25.2010)
PIRAMIDA PARLAMENTNga MUJË BUÇPAPAJ (10.24.2010)
NDIHMESA E SELMAN RIZËS NË ZBULIMIN E SHENJAVE LETRARE TË LETËRSISË SË HERSHME SHQIPENga BEHAR GJOKA (10.24.2010)
IU DHA DJE LAMTUMIRA E FUNDIT MR. JETISH CUFË KADISHANIT (10.23.2010)
U HAP EDHE GALERIA VERIORE E KALIMASHIT (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]