VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"New Europe": SHQIPËRIA, NJË HISTORI SUKSESI NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
E Martë, 11.02.2010, 03:07pm (GMT1)

Ngjitja e Shqipërisë me tetë vende në indeksin e Transparency International për perceptimin publik të korrupsionit nuk është një rastësi, por vjen si rezultat se Shqipëria është duke ndërmarrë hapa pozitivë drejt fatit të saj Europian. Shqipëria ka qenë një nga të ardhurit e vonë në familjen demokratike europiane. Regjimi komunist, që qeveriste vendin deri në fillim të viteve '90, e kishte izoluar komplet vendin nga pjesa tjetër e botës për më shumë se 40 vjet. Diktatura ishte aq larg nga njerëzit sa pas rënies së saj nuk kishte mbetuar pothuajse asgjë në aparatin shtetëror për të drejtuar vendin në një kalim të qetë drejt demokracisë. Zgjedhjet e vitit 1992 i dhanë fund regjimit komunist 47-vjeçar dhe gjysma e dytë e kësaj dekade u shënua nga një qarkullim i Presidentëve dhe Kryeministrave. Shumë shqiptarë lanë vendin në kërkim të punës. Paratë që ata dërgonin në shtëpi mbetën një burim i rëndësishëm i të ardhurave për vite me radhë. Sot, Partia Demokratike e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga ish-Presidenti, Sali Berisha është në qeveri, pasi ai u rizgjodh në zgjedhjet e fundit Parlamentare të 2009-ës, duke mundur kundërshtarët kryesorë socialistët. Megjithatë, mungesa e një makine të besueshme shteti, pas rënies së komunizmit, e çoi shoqërinë në një situatë paligjshmërie, me raste të përhapura ekstreme të korrupsionit. Në një mjedis të tillë, Berisha formoi Partinë Demokratike në fillim të viteve '90 dhe në vitin 1992 u bë Presidenti i parë i Shqipërisë postkomuniste që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si Kryeministër, Berisha, premtoi të zhdukë korrupsionin, të ulë taksimin, të tërheqë investimet e huaja më të mëdha dhe të zhvillojë infrastrukturën. Duke e gjykuar atë nga këto fakte, mund të arrihet në përfundimin se ai po ia del mbanë. Megjithatë le të shikojmë faktet. Në qershor 2010 Shqipërisë i'u dha çmimi i OKB-së për Shërbimet Publike. Ndërkohë që listohet si vendi i parë në botë që ka zbatuar 100% Prokurimin Publik Elektronik. Disa ditë më parë, më 26 tetor 2010, në renditjen botërore vjetore të perceptimit publik të korrupsionit nga Transparency International, Shqipëria lëvizi 8 pozicione më lart në krahasim me 2009, duke u renditur e 87-ta nga 178 vendeve. Vetëm në vitin 2005, renditja e Shqipërisë nga e njëjta organizatë ishte në vendin e 126, nga një listë prej 158 vende. Nëntorin e shkuar, programi i qeverisë amerikane "Sfida e Mijëvjeçarit", për vitin fiskal 2009, e renditi Shqipërinë mbi mesataren në luftën kundër korrupsionit. Raporti i Bankës Botërore "Doing Business 2010", e renditi Shqipërinë në vendin e 82-të me 3 reforma të reja, krahasuar me vendin e 89-të në 2009. Raportet e 2010 të Bankës Botërore, IFC dhe MIGA, Investing Across Borders Report e rendisin Shqipërinë sipër mesatares Europiane dhe të OECD-së për:

*Investimin ndërsektorial: Rezultati për Shqipërinë është 95%, mesatarja e vendeve të OECD është 90% dhe mesatarja europiane 93%.

*Nisja e një biznesi të huaj: Rezultati për Shqipërinë është 98%, mesatarja e vendeve të OECD është 71% dhe mesatarja europiane 71%. Në krye të kësaj, një numër organizatash prestigjoze globale si OBT-ja së bashku me mediat e besueshme si "News week", "Wall Street Journal" dhe "Euromoney" po njohin përmirësimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ky vend ka arritur të dyfishojë të ardhurat kombëtare gjatë pesë viteve të fundit, një hap bujar përpara në luftën për të frenuar korrupsionit.

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.