VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - QEVERIA E KOSOVËS - QEVERI NË DORËHEQJE

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
QEVERIA E KOSOVËS - QEVERI NË DORËHEQJE
E Martë, 11.02.2010, 06:09pm (GMT+1)

Kuvendi e miratoi mocionin e votëbesimit dhe lirimin e qeverisë. Shumica e grupeve parlamenare në parlament qenë shprehur se do të votojnë pro mocionit të mosbesimit të qeverisë Thaçi.

Me 66 vota për një kundër dhe dy abstenme, Kuvendi i Kosovës votoi pro mocionit të mosbesmit për qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Që nga ky moment qeveria e Kosovës cilësohet një qeveri në dorëheqje, mirëpo ajo do ta vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme.

AKR, partia opozitare, që inicoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Thaçi, tha se ka kërkuar mosbesimin ndaj qeverisë për faktin se ajo konsideron se vendi është në krizë institucionale që nga prishja e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Me këtë kjo parti dëshiron që ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale, thotë kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Ibrahim Makolli.

"Kjo krizë e ka bazën në keqqeverisjen e vendit nga ana e dy tashmë ish partnerëve të koalicionit, PDK-LDK, të cilët mbi interesin e vendit e kanë vënë interesin partiak. Për qytetarët e Kosovës kjo qeveri do të mbahet mend për të keq, ndërsa dëmet, që i janë shkaktuar vendit, do të kenë pasoja afatgjata", thotë Ibrahim Makolli.

PDK vendosi ta votojë mocionin e mosbesimit

Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq me qeverinë vendosi ta votojë mocionin e mobesimit të qeverisë Thaçi. Arsyetimi ishte se kjo parti nuk e solli krizën institucionale, por sipas tyre ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me vendimin që të dalë nga koalicioni qeverisës, ajo që shkaktoi krizën institucionaledhe dhe për këtë arsye PDK nuk dëshiron që në vend të ketë krizë. Kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën e tij para deputetëve, lavdëron punën e qeverisë, angazhim ky, që sipas tij, iu ndërpre pa dëshirën e tij.

"Sot besoj se do të votoni drejt duke i vënë fund krizës institucionale e politike e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre. Duke e bërë një veprim të tillë, i cili është plotësisht në përputhje me kushtetutën tonë, ju i hapni rrugë krijimit të institucioneve të reja më të fuqishme të shtetit tonë me një legjitimmitet të ri", tha kryeministri Thaçi. LDK, e cila u fajësua se me daljen e nga koalicioni shkaktoi krizë institucionale, nuk e pranon arsyetimin dhe përmbajtjen e mocionit dhe kjo parti vendosi të mos merr pjesë në votim.

Kritika ndaj qeverisë Thaçi nga partitë opozitare

Në votim nuk merr pjesë as AAK. Sipas kësaj partie mocioni i mosbesimit të qeverisë nuk është kërkuar për ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale, mirëpo me të vetmin qëllim që ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ardian Gjini, shef i grupit parlamenar të kësaj partie, thotë se qeveria Thaçi është dashur të bjerë nga pushteti shumë më herët.

"Kjo qeveri duhet të shkojë, sepse sot Kosova cilësohet si vendi më i korruptuar në rajon, e cila krahasohet me vendet më të prapambetura diktatoriale të Afrikës. Kjo qeveri duhet të shkojë, sepse e ka cënuar lirinë e mediave. Vendi ynë sot e jep pamjen e Ballkanit të viteve 90-ta", thotë Adrian Gjini. Kritika për qeverinë Thaçi u bënë edhe nga partitë tjera opozitare.

Pas kësaj është në duar të ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që ta shpërndajë parlamentin dhe ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat në bazë të kushtetutës duhet të mbahën jo më larg se 45 ditë që nga shpërndarja e parlamentit. Vetë presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, tashmë ka paralajmëruar se datat më të favorshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë 5, ose 12 dhjetori i këtij viti. (http://www.dwelle.de)

 

ww.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"New Europe": SHQIPËRIA, NJË HISTORI SUKSESI NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (11.02.2010)
A MUND TË JEMI VËLLEZËR DHE NJËKOHËSISHT KUNDËRSHTARË POLITIKE NE SHQIPTARËT!!!???Nga FADIL DEMAKU (11.02.2010)
MARK SHLLAKU, MARTIR I NDËRGJEGJES DHE FJALËS SË LIRËNga HALIL RAMA (10.31.2010)
ADEMI DHE HAMZAPoemë nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (10.30.2010)
AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)Nga Prof. ABAS ERMENJI (1913-2003) (10.29.2010)
RRËFIMI I ALIDA HISKUT: UNË, KËNGËTARJA E AKUZUAR SI PJESËTARE E GRUPIT ARMIQËSOR TË FIQIRETE SHEHUT (10.28.2010)
TEFTA TASHKO KOÇO/NJËQIND VJET QË IA DËSHIROJMË AQ SHUMËNga AGRON SEJAMINI (10.28.2010)
LETËRKËMBIMI I STUDIUESVE TË KOSOVËS ME PROFESOR ÇABEJNNga BEGZAD BALLIU, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit (10.25.2010)
PIRAMIDA PARLAMENTNga MUJË BUÇPAPAJ (10.24.2010)
NDIHMESA E SELMAN RIZËS NË ZBULIMIN E SHENJAVE LETRARE TË LETËRSISË SË HERSHME SHQIPENga BEHAR GJOKA (10.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]