VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRMENDORET E SHQIPTARËVE ME KONKURS
E Enjte, 11.04.2010, 01:59pm (GMT1)

Në Maqedoni u hap të mërkurën zyrtarisht konkursi për tre përmendore të personaliteteve shqiptare që do të vendosën në qendër të qytetit, si pjesë e projektit Shkupi 2014.

Vendimi vjen pas reagimeve të mëdha se projekti fillestar ishte monoetnik, por njëkohësisht tejet i kushtueshëm për Maqedoninë, e cila po kalon vështirësi ekonomike.

Si pjesë e projektit të diskutueshëm "Shkupi 2014", do të jenë Pjetër Bogdani rilindasi shqiptar, prifti katolik i cili disa vjet të jetës së tij shërbeu në Shkup, Josif Bagerri, gjithashtu rilindas publicist dhe gazetar si dhe Nexhat Agolli, ministri i parë shqiptar i qeverisë së Maqedonisë të vitit 1945.

Komuna Qendër, që është një nga nëntë njësitë që përbëjnë qytetin e Shkupit, shpalli zyrtarisht konkursin.

Ky veprim vjen pas një reagimi të madh ndaj projektit "Shkupi 2014", i cili në fillim parashikonte ndërtimin e godinave dhe përmendoreve që nderojnë vetëm maqedonasit.

Projekti u kritikua edhe për shkak se është tejet i kushtueshëm dhe po ndërmerret në një periudhë kur Maqedonia po kalon vështirësi ekonomike.

Kohë më parë u bë e ditur se qeveria do të financojë edhe "Sheshin Skënderbe", projekt I cili u konsiderua si një kundërpërgjigje e "Shkupit 2014".

Qeveria mohon se përmendoret e figurave shqiptare apo dhe e "Sheshi Skënderbe" do të zbatohen për shkak të reagimeve se ajo kishte mbështetur nisma monoetnike.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.