VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRUGA ME TUNEL ELBASAN-TIRANË DO TË KETË NDIKIM NË ZHVILLIMIN E ZONËS
E Premte, 11.05.2010, 05:27pm (GMT1)

 

Rruga do të përshkojë trajektoren më të shkurtër, Tiranë-Lundër-Mullet, me një gjatësi prej 31 kilometra

Lajmi për nisjen e procedurave të tenderit kombëtar për ndërtimin e autostradës Elbasan-Tiranë, është pritur me entuziazëm në Elbasan. Gjatë një prononcimi prefekti i Qarkut, Shefqet Deliallisi thotë se, "kjo rrugë do të jetë gati për 18 muaj dhe vetëm për 18 minuta qytetarët elbasanas do të arrijnë të shkojnë në Tiranë". "Tashmë ëndrra e çdo banori të Qarkut të Elbasanit, por edhe më gjerë, do të bëhet realitet", tha prefekti Deliallisi. Sipas tij, "ndërtimi i kësaj rruge do të ketë impakt për zhvillimin e qytetit të Elbasanit dhe më gjerë". Rruga e re do të përshkojë trajektoren më të shkurtër, Tiranë-Lundër-Mullet, me një gjatësi prej 31 kilometra dhe do të jetë rrugë e shkurtër dhe e drejtë, me katër korsi, 7 mbikalime, 4 nënkalime dhe tre kryqëzime në disnivel. Rruga përshkon luginën e Lumit Erzen, futet në Krrabë, më pas luginën e Lumit të Kushës, duke përfunduar në rrethrrotullimin e zonës së Bradasheshit. Deliallisi deklaroi se, "nga të dhënat e specialistëve rezulton se hapja e tunelit do të zbulojë burime të bollshme uji që do të jetë një e mirë tjetër për qytetin dhe rrethinat e tij".

Ky projekt jo vetëm shkurton me tunelin e tij në mënyrë të ndjeshme distancën Elbasan-Tiranë, por shkurton ndjeshëm edhe distancën Korçë-iranë, Berat-Tiranë dhe Tepelenë-Tiranë". Ky konsiderohet një nga projektet më madhore të qeverisë gjatë këtyre katër viteve./Miranda Sadiku

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.