E Premte, 03.29.2024, 01:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Gjermania i bën thirrje opozitës që të bashkëpunojë me qeverinë
E Shtunë, 08.08.2009, 08:54am

Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Bochard në një intervistë ekskluzive për DW i konsideron zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit një hap përpara, ndonëse konstaton mangësi në procesin e votimit dhe të numërimit.

 

DW: Me shpalljen nga KQZ, të rezultateve zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, përfundoi edhe procesi elektoral. Si e vlerësoni këtë proces? A i plotësuan këto zgjedhje standartet ndërkombëtare?

Ambasadori Bochardt: Më 28 Qershor 2009 shumica e qytetarëve të Shqipërisë ushtruan në një mënyrë  dinjitoze të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur një qeveri të re.

Nëntoka e Kukës ka 14 milionë tonë rezerva të kromit

Nga Riza Hoxha


E Premte, 08.07.2009, 07:18am

Nëntoka e verilindjes së Shqipërisë, tërë gur e shkëmbinj, fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone. Dikur, sikurse tregon 76-vjeçari Gazmend Syla, ish-minator në minierën e Gjegjanit, nëntoka nxirrte flori. Them flori, pasi bakri që nxirrnim ne përpunohej në uzinën e Rexhepajt e më pas në Rubik, ku i nxirrej floriri, vijon i moshuari, teksa tregon se ka dëgjuar se firma të huaja kanë nisur përsëri të interesohen për nëntokën tonë. "Se nëntoka jonë është flori dhe është gjynah të jemi të varfër", përsërit ai. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët.

Kryeministri Berisha priti sot Menduh Thaçin
E Mërkurë, 08.05.2009, 03:58pm

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Thaçi e përgëzoi Kryeminstrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kryeministri u shpreh se fitorja e një mandati tjetër është një avantazh i madh për vazhdimin e projekteve që synojnë të shkëputin Shqipërinë dhe shqiptarët nga prapambetja shekullore. “Në këtë kontekst, katër vitet e ardhshme do të jenë një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomiko-social. Ky zhvillim do të përqendrohet në disa drejtime, ku më kryesoret do të jenë ndërtimi dhe zhvillimi i infrastrukturës, ku përfshihen mes të tjerave tre akse të rëndësishme si: Rruga e Arbrit, Boshti i Jugut dhe aksi Fierzë-Koman. Po ashtu, një prioritet të madh do të ketë edhe infrastruktura dixhitale si një komponent tepër i rëndësishëm i zhvillimit të vendit” tha Berisha gjatë takimit me Thaçin.

NATO merr bazën detare ushtarake në Durrës
E Mërkurë, 08.05.2009, 02:54pm
Bazës detare ushtarake të Bishtit të Pallës në Durrës pritet që shumë shpejt t'i rikthehet lavdia e dikurshme, duke u bërë bazë me të njëjtin funksion, tashëm në funksion të misionit të NATO-s, organizëm në të cilin prej muajsh është anëtare me të drejta të plota dhe ushtria shqiptare. Anije luftarake moderne në një bazë të sigurt detare. Ka qenë ky konkluzioni i ekspertëve ushtarakë amerikanë për bazën detare të Bishtit të Pallës në Durrës. Burime zyrtare për "Gazeta Shqiptare" pohojnë se një ekip ushtarakësh, pjesëtarë të Komandës së Forcave të NATO-s në Europë, kanë vizituar pak ditë më parë bazën ushtarake të Bishtit të Pallës dhe kanë deklaruar se ajo do të fuqizohet së shpejti me mjete lundruese e teknologji ushtarake detare bashkëkohore. Në këtë mënyrë kanë rënë poshtë zërat se baza do të shndërrohej në një zonë civile për të zhvilluar turizmin. Por që nga dita që vendi ynë është pjesë e NATO-s, asnjë repart ushtarak sado i parëndësishëm që mund të duket, nuk mund të lëvizë apo të ndryshojë destinacion pa marrë më parë miratimin e komandës së paktit ushtarak, ku kemi aderuar me të drejta të plota.
Kërkohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni
E Mërkurë, 08.05.2009, 10:37am

Nëse nuk pranohet kjo kërkesë, PDSH thotë se do të tërhiqet nga Kuvendi i Maqedonisë

Partitë politikë shqiptare në Maqedoni kërkojnë zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Kryetari i PDSH, Menduh Thaci ka kërkuar nga Kuvendi i Maqedonisë të miratojë shumë shpejt ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku gjuha shqipe do të bëhej gjuhë zyrtare.

 

Nëse nuk pranohet kjo kërkesë, PDSH thotë se do të tërhiqet nga Kuvendi i Maqedonisë.

Verifikohet kufiri Maqedoni-Kosovë
E Mërkurë, 08.05.2009, 09:14am

Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, beri te ditur sot zedhenesi i Ministrisë së Jashtme maqedonase , Petar Çulev.“Demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedonaso-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisarit” njoftoi Çulev

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonise ka përgënjeshtruar pohimet e një mediumi nga Kosova , i cili kanë thënë se Maqedonia do të kërkoj ndihmën e Gjykatës ndërkombëtare, për të zgjidhur çështjen e kufirit me Kosovën.

Permes nje kumtese , Qeveria e Maqedonise ka njoftuar se janë vendosur simbolet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës neper shtyllat kufitare , me cka kane perfundojuar edhe pergaditjet teknike per regjistrimin me aeroplan te vijes kufitare .
Prishtina mohon përsëri akuzat për trafikim organesh
E Mërkurë, 08.05.2009, 08:02am
Autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë me këdo që është i interesuar të kryejë hetime të paanshme për zhvillimet gjatë luftës në Kosovë, ndërsa hodhën poshtë edhe njëherë pretendimet se pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare ishin përfshirë në trafik organesh të personave të zhdukur gjatë luftës.

Komentet e tyre u bënë në fillim të vizitës në rajon të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty i cili do të hetojë akuzat e ngritura nga Beogradi, sipas të cilit kryengritësit shqiptarë kanë rrëmbyer pjesëtarë të komunitetit serb gjatë luftës dhe më pastaj kanë trafikuar organet e tyre.

Senatori zviceran, Dick Marty ndodhet në Beograd, ndërsa nesër pritet të shkojë në Shqipëri për të hetuar pohimet sipas të cilave veprimet e tilla janë kryer në një shtëpi në Burrel. I dërguari i Këshillit të Evropës Dick Marty pritet të lëshojë një raport në fund të vizitës së tij faktmbledhëse
Prishtina pritet të vendosë marrëdhënie diplomatike me Shkupin e Podgoricën
E Martë, 08.04.2009, 07:26am

Në fillim të vjeshtës

Autoritetet në Prishtinë thonë se shumë shpejt do të vendosen marrëdhënie diplomatike nga me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Ndërsa nga autoritetet në Maqedoni nuk mund të thuhet data se kur do të vendosen marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Mendohet se Shkupi do të zyrtarizojë marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën në fund të këtij muaji apo në fillim të shtatorit.

 

Ndërkaq në Mal të Zi ka deklarata kontradiktore lidhur me kohën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Megjithatë, autoritetet ne Mal të Zi thonë se ne fillim të vjeshtës pritet vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Podgoricës e Prishtinës.

Mukja kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëve

Nga Adriatik Alimadhi


E Hënë, 08.03.2009, 07:57am
Jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët të mos harrojnë tradhtinë e komunizmit, të dënojmë tradhtarët e kësaj marrëveshje prej sllavo-komunistëve, por nga ana tjetër duhet ta festojmë këtë ditë të madhe të bashkimit të shqiptarëve, këtë kuvend të madh të patriotëve shqiptarë. Kjo është ditë e bekuar e bashkimit për të gjithë shqiptarët.
Është një kënaqësi e veçantë të shkruash në emër të atyre burrave që i falën atdheut gjithçka që kishin më të shenjtë si: Mid’hat Frashëri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenjit, Hasan Dosti, Safet Butka, Skënder Muço, Tëfik Sfiri, Jup Kazazi, Zef Pali e dhjetëra nacionalistëve të tjerë, të cilët vunë në themelet e kombit tonë jo vetëm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre për bashkimin dhe vëllazërimin kombëtar.

Ligji i ri për gjuhën shqipe në Maqedoni

Nga Qeriman Bekteshi


E Djelë, 08.02.2009, 08:11am
Faktori politik shqiptar në Maqedoni kërkon zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror. Ligji i miratuar një vit më parë për përdorimin e gjuhës shqipe po konsiderohet i cunguar. Tabelat dygjuhëshe në Manastir dhe Gjevgjeli, si dhe në hyrjet e territorit të Maqedonisë, gjuhë shqipe në Qeveri, dhe udhëheqja e mbledhjeve kuvendore në gjuhën shqipe, janë të gjitha këto pjesë të ambicieve për përdorimin paralel të gjuhës shqipe krahas asaj në maqedonisht në Maqedoni. Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është i cunguar dhe është më se e nevojshme që nëpërmjet rregullave parlamentare të mundësohet një ligj i ri me të cilin do të mund të rregullohet përdorimi paralel i gjuhës shqipe me atë maqedonase në mbarë territorin e Maqedonisë. "Kjo nënkupton se ende duhet punuar në këtë drejtim. Pse e votuam ligjin e tillë? Pasi që nuk ekzistonte fare ky ligj. Pasi që i tërë opinioni ishte i bundur se nuk mund të miratohej një ligj i tillë", është shprehur Ermira Mehmeti nga rradhët e BDI-së, duke shtuar se kristalizimi i çështjes për implementimin e ligjit të gjuhëve është më se i domosdoshëm.
  » Parlamenti i ri: mbi gjysma deputetë për herë të parë
  » Në Prishtinë u mbajt konferenca "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet"
  » Prurje të mëdha pushuesish nga Kosova e Mali i Zi
  » Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009Nga Abas FEJZULLAHI
  » Në Valbonë turizëm sipas traditës dhe biznes fitimprurësNga Riza Hoxha
  » Sul Demollari kapiten i futbollit shqiptarNga Agron SEJAMINI
  » Kosove: Nxirren 11 trupa nga varri masiv - mes tyre edhe 4 femije
  » Letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha: E gezofshi fitore
  » Bisedë me zemër "të hapur"Nga Rozi Theohari - Boston
  » Përurohet restaurimi i Teqesë së Dervishit të Luzhës, monument kulture, vepër e Azem Hajdarit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]