E Enjte, 04.18.2024, 09:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
"Vatra" kërkon nga votuesit shqiptarë të respektojnë me rigorizitet standartet demokratike të zgjedhjeve
E Premte, 06.26.2009, 07:04am
Voal-online - U bëjmë thirrje vëllazërore gjithë shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje dhe me dinjitet e ndjenjë të lartë qytetarie të mbështesin ecjen e sigurt të Shqipërisë drejt përparimit dhe integrimit të plotë të vendit", thuhet në deklaratën e Vatrës. Ky proces, vijohet më tej në deklaratë, është i pari për Shqipërinë si një anëtare e NATO-s, dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që Aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë.Federata Panshqiptare vlerëson se në katër vitet e shkuara, Shqipëria ka njohur arritje historike - arritje që janë rezultat i qeverisjes me vizion kombëtar e përkushtim të kryeministrit Berisha.

Kombi shqiptar, Europa dhe Zvicra

Nga Alfred Papuçiu


E Premte, 06.19.2009, 10:32am
Letra që më ka dërguar ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline- Calmy Rey, lidhur me angazhimin e Zvicrës për pavarësinë dhe ecurinë e demokracisë në Kosovë, më ka vënë në mendime. Prandaj mendova që t’ja paraqes një pjesë të saj edhe lexuesve të ”Voice of Albanians”. Ndër të tjera, ajo më shkruan: ”Lidhur me politikën e Zvicrës ndaj Kosovës, unë isha e ndjeshme ndaj dashamirësisë të fjalëve tuaja. Për Zvicrën, pavarësia e Kosovës është një faktor i rëndësishëm për garancitë institucionale të mbrojtjes së minoriteteve dhe të të drejtave humane, që përbëjnë një nga preokupimet e saj të mëdha... Si nesër, ashtu edhe sot, respektimi i standarteve është me një rëndësi themelore në një Kosovë të pavarur, ”standartet byond status”, duke qënë parimi që duhet të jenë kryesore. Gjithashtu, është e domosdoshme një prani e fortë ndërkombëtare në Kosovë  dhe ajo do të qëndrojë akoma për shumë kohë”. Në fund, ministrja e jashtme zvicerane thekson: ”Ju falenderoj për interesin që tregoni ndaj politikës së jashtme të Zvicrës. Pranoni sigurimin e konsideratës sime më të lartë”.
Gjimnazistët e Prizrenit sërish të suksesshëm në provimin e diplomës gjermane
E Mërkurë, 06.17.2009, 12:49pm

Nxënësit dhe nxënëset e Gjimnazit "Loyola" në Prizren morën pjesë për herë të parë në këtë vit në provimin e diplomës së gjuhës gjermane, i cili mbahet nën përkujdesjen e Konferencës Gjermane së Ministrave të Kulturës. Bëhet fjalë për një provim, i cili është përpiluar në Gjermani, rezultatet e të cilit shqyrtohen po atje.

 

Këtij provimi i nënshtrohen çdo vit rreth 17 mijë nxënës nga e mbarë bota. Kalimi me sukses i këtij provimi, nga aspekti gjuhësor është kusht, që pas përfundimit të shkollimit të mesëm nxënësit dhe nxënëset e huaj/a të mund të fillojnë studimet në universitete të ndryshme në Gjermani. 21 nxënësit dhe nxënëset e Gjimnazit "Loyola", të cilët e kanë kaluar provimin këtë vit, kanë arritur suksese të shkëlqyeshme.

Gordon: Në 16 muaj pavarësi Kosova suksese të jashtëzakonshme
E Mërkurë, 06.17.2009, 12:34pm
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Filip Gordon, tha se suksesi i Kosovës si një vend i pavarur mbetet një faktor me rëndësi kritike për stabilitetin e Ballkanit. Gordon, i cili foli para nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres, tha se vendi i ri ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në 16 muajt që kur shpalli pavarësinë dhe theksoi se kjo pavarësi është e pakthyeshme. "Udhëheqësit e Kosovës po i përmbushin angazhimet për të ndërtuar një demokraci shumëetnike, me masa mbrojtëse të gjera për serbët e Kosovës dhe pakicat e tjera. Qeveria ka treguar se Kosova ka vullnetin dhe aftësitë për të luajtur një rol konstruktiv si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar. Sigurisht që shumë punë mbetet për t'u bërë. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Kosovën ndërsa ajo dyfishon përpjekjet për të ndërtuar aftësitë qeverisëse, për të zhvilluar një ekonomi të fortë dhe krijuar ambjentit e përshtatshëm për investimet, si edhe të vazhdojë me ritme energjike krijimin e një demokracie të konsoliduar dhe shumetnike".

Intervistë me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi


E Martë, 06.16.2009, 09:03pm

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, tha sot se fushata e zgjedhjeve parlamentare po zhvillohet normalisht dhe se konkurentët po arrijnë të shpalosin pikpamjet e tyre. Në një bisedë me korrespondentin e Zërit të Amerkës, Ilirian Agolli, zoti Topi u tërhoqi vemendjen partive politike se gjatë kësaj fushate ata nuk po japin deklarata të qarta për reformën në drejtësi. Ajo çka presin të gjithë është që kjo fushatë të konkludojë në mënyrën më të mirë të mundshme, në parametra mjaft civilë në standarte demokratikë dhe kjo në radhë të parë ka të bëjë me partitë politike që janë në fushatë. Ajo që është më e rëndësishmja është që data 28 qershor të jetë dita e kurorëzimit të fryteve të demokracisë në Shqipëri. Padyshim që kjo fushatë është një arritje e konsiderueshme krahasuar me fushata të tjera zgjedhore. Po zhvillohet përgjithësisht në një klimë të qetë. Njerëzit janë të pranishëm. Kandidatët, me sa kam parë, nuk kanë kontestime të dukshme lidhur me hapësirat e tyre.

Seminar kulturor për 100 vjetorin e gazetës "Dielli"
E Martë, 06.16.2009, 07:47am

Më 13 qershor në një nga mjediset e kolegjit Monroe në Nju Jork u zhvillua seminari mbi 100 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarë shqiptare të Amerikësë, Vatra. Në seminar morën pjese edhe një grup studiues e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA e Kanada, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare.

Ka rreth 20 vjet që Gazeta Dielli ka dalë rrallë e më rralë ndërsa që prej vitit 2006 nuk e ka parë dritën e botimit. Mendimi i përgjithshëm është se Vatër pa Diell nuk mund të ketë.Zoti Agim Karagjozi është kryetar i federatës mbarë shqiptare Vatra. Ai thotë se kjo shoqatë tashmë ka dalë nga vështirësitë financiare që pengonin edhe botimin e gazetës

Xhejms Belushi hollivudian që mishëron përkryer temperamentin dhe shpirtin shqiptar
E Djelë, 06.14.2009, 02:54pm

James Adam "Jim" Belushi është një aktor, komedian dhe muzikan amerikan. Xhejms Belushi (ose Xhim Belushi, siç thërritet nga të gjithë) lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor i kinematografisë, teatrit dhe televizionit në SHBA me prejardhje shqiptare. Fëmijërinë e rininë e kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen, fshatin Qytezë, në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte Xhon Belushi (John Belushi), vdekur më 1982, aktor gjenial i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA. Xhimi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri. Nga viti 1977 deri më 1980, Xhimi, ashtu si Xhoni, punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si debutues në televizion më 1978, në :Who's Watching the Kids po ashtu kishte një rol të vogël në serinë The Fury të regjisorit Brian De Palma.

Dëshmori i Atdheut Azem Ali Meshi

Nga Ramiz LUSHAJ


E Enjte, 06.11.2009, 08:06am

Njeriu që na mblodhi edhe në këtë përvjetor përjetësimi, që na nderon në të gjitha ditët, stinët e vitet me veprën e tij, polici i shtetit,  Azem Ali Meshi, i lindur në Kosturr të Hasit, më 20 qershor 1968 dhe i rënë me lavdi në krye të detyrës më 3 qershor 1999 për ruajtjen e rendit e të sigurisë, sot është 41 vjeçar, sepse ka moshën e kujtesës historike: Moshën e Dëshmorit të Atdheut.  Akti i tij i sakrificës më të lartë njerëzore në emër të interesave të shtetit, për shkak të cilësive të veçanta të detyrës, akti i tij i 3 qershorit 1999 i përballjes misionare e sublime me bandën e zezë të krimit në Yzberisht të Tiranës, tregon se shteti kërkon ligjin, të drejtën, të vërtetën, se mbrojtësit me uniformë të shtetit ligjor janë në lartësinë e kohës, detyrës e vetëmohimit.

Jakup Krasniqi: Apostulli Shën Pali dëshmitar dhe ungjillëzues i paraardhësve tanë
E Mërkurë, 06.10.2009, 04:05pm

Me rastin e dy mijë vjetorit të lindjes së Shën Palit, sot në Prishtinë u organizua një simpozium shkencor me temë: “Shën Pali, apostulli i popujve dhe ungjillëzuesi ynë”. Në rrugëtimin e tij nëpër vise të ndryshme, ai zgjodhi edhe Ilirinë, që dëshmon lashtësinë, traditën dhe kulturën tonë si popull Biblik, u tha në këtë simpoziumin e organizuar nga Kisha Katolike, Universiteti Mbretëror “Iliria” dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. Studiues në simpoziumin shkencor vlerësuan se misioni i Shën Palit, ishte përhapja e mirësisë, dashurisë, paqes dhe tolerancës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nën përkujdesjen e të cilit u organizua simpoziumi, tha se Shën Pali zgjodhi edhe paraardhësit e shqiptarëve, duke i bërë ata pjesë të filozofisë së re për një drejtësi e solidaritet njerëzor.

Shteti i ri një vit më pas

Nga Hashim Thaçi

Kryeministër i Republikës së Kosovës


E Mërkurë, 06.10.2009, 07:56am
Është nder dhe kënaqësi për mua të jem këtu. Po ashtu jam i kënaqur të jem në Paris, një qytet që shërben si epiqendër e rëndësishme e historisë, kulturës dhe vlerave madhore të Evropës. Meqë jemi në Paris dhe në Evropë; më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve në cilësinë e kryeministrit të shtetit më të ri në Evropë – Republikës së Kosovës. 
  » Presidenti Sejdiu dekreton miratimin e Stemave të Njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës
  » Dhjetë vjet pas çlirimit intervistë me Jakup Krasniqin
  » KFOR mund të reduktohet
  » Pritet pranimi zyrtarisht i Kosovës në Bankën Botërore
  » Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë
  » Cetinje: Presidenti Topi i del zot Kosovës
  » Ilir Kerni në Zagreb fizikisht, në Tiranë shpirtërisht
  » Marrëveshja për të mos u marrë vesh
  » Lojëra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!Nga Abas Fejzullahi
  » Tronditet Greqia, 37 vjeçari helen detyron të riun shqiptar të kryejë vrasje



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]