E Premte, 03.29.2024, 01:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Kadare: Çdo takim me studentët e Prishtinës kapërcente gëzimet që i jep shkrimtarit një takim
E Mërkurë, 05.27.2009, 03:21pm

“Jam shumë i gëzuar që ju takoj juve që jeni vazhdim i atyre studentëve që kam njohur para 30 vitesh në Prishtinë. Kështu iu tha sot shkrimtari i njohur, Ismail Kadare studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, në një ligjëratë që mbajti para tyre. “Ju jeni me fat që jetoni në Kosovën, ku qindra vjet u ëndërrua liria, tha Kadare. Ai porositi ata që të jenë të ndërgjegjshëm për kohën në të cilën jetojnë sepse, siç tha ai, kjo është koha e juaj, ju jeni arketipi më i bukur i botës.

Duke veçuar takimet e tij me studentët e Prishtinës në vitin 1972 dhe 1981 , shkrimtari i madh Ismail Kadare, kujtoi dëshirën dhe sakrificën e studentëve të asaj kohe për lirinë e Kosovës.

Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët
E Mërkurë, 05.27.2009, 01:59pm

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, u ka përçuar porosinë shqiptarëve gjithandej, se koha është duke punuar për ta. Për të ardhur deri te këto momente, Kadare ka lënë të kuptohet se nuk ka qenë e lehtë, meqë, siç thotë ai, jo gjithmonë është lehtë të mbrohet e drejta. Ai i ka bërë këto komente në Prishtinë, pas takimit që pati me presidentin Fatmir Sejdiu. “Është kënaqësi që të shikoj se si këtu ka njerëz që punojnë për Kosovën, për interesat e saj, i mbrojnë ato interesa, ndonëse nuk është e lehtë që gjithnjë të mbrohen interesat e një populli. Ka një paragjykim, se të mbrosh të drejtën, është e lehtë. Të mbrosh të drejtën është disa herë tepër e vështirë, ashtu sikurse është e lehtë për shtete të tjera që mbrojnë të shtrembrën, mbrojnë mashtrimin. Për fat të keq, kjo ndodh, ne nuk mund të ndryshojmë zakonet e njerëzimit”, tha Kadare.

Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën
E Martë, 05.26.2009, 08:15am
Ndonëse, në Rezolutë nuk bëhet thirrje qartazi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Kosovë e kanë quajtur të rëndësishëm miratimin e saj. Kryeministri i vendit Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thanë se kjo rezolutë do t’i ndihmojë Kosovës në shtimin e numrit të njohjeve nga shumë vende të konferencës islamike.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Beogradi nuk ka arritur të bllokojë Rezolutën e cila sipas tij është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një sukses i jashtëzakonshëm për diplomacinë e Shqipërisë.
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën
E Hënë, 05.25.2009, 04:35pm
57 vende anëtare të Konferencës Islamike miratuan sot në mënyrë unanime rezolutën për Kosovën, e cila është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Ministri i jashtëm Lulëzim Basha, i cili po qëndron në Damask të Sirisë, ku zhvilloi sesioni i 36-të i Konferencës Islamike tha se pas miratimit të kësaj rezolute shumë shpejt pritet një BUM i njohjeve të reja. Angazhimin e diplomacisë serbe për të penguar kalimin e kësaj rezolute Basha e cilësoi si një përpjekje të Serbisë për ta penguar vetveten. Në intervistën me gazetaren Hyrë Tejeci, shefi i diplomacisë shqiptare fillimisht flet për përmbajtjen e rezolutës, ndërsa miratimin e saj e cilëson si lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën.
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare
E Shtunë, 05.23.2009, 08:49pm

- Intervistë me Behar Malen, president i SIFE Albania -

SIFE (Students In Free Enterprise - Studentë në Sipërmarrje të Lirë), ku bënë pjesë dhe Shqipëria, është një rrjet ndërkombëtar studentësh, një organizatë jo-fitimprurëse që angazhohet për krijimin e një bote më të mirë me liderë më të mirë. Duke punuar në bashkëpunim me biznesin dhe institucionet e arsimit të lartë, SIFE angazhon anembanë botës studentë universitarë t'i përdorin dijet që fitojnë në shkollë në projekte konkrete në ndihmë të botës së biznesit dhe komuniteteve ku jetojnë.

7 "V" të personalitetit Sali Berisha
E Premte, 05.22.2009, 08:00am

Nga Ramiz LUSHAJ

 Viti 1990, me fillimin e pluralizmit politik, në të gjithë ecurinë e Demokracisë Shqiptare të dy dekadave të fundit, deri në vitin 2009, në qytete e fshatra të Shqipërisë, në Kosovën Dardane e deri në Lojrat Olimpike Botërore në Pekin, Lideri historik, Prof. Sali Berisha, në madhështinë e tij epokale, shfaqet i portretizuar edhe me dorën përshëndetëse e frymëzuese të ngritur lart simbolikisht me gishtat në formë “V”-je, (Vittitoria - Victoria), përndryshe: Fitore, Fitimtar.

Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë
E Enjte, 05.21.2009, 08:10pm
- Kryeministri kroat deklaron në takimin me Presidentin Topi -

 "Kroacia do të liberalizojë shumë shpejt regjimin e vizave me Shqipërinë", garantoi sot Kryeministri kroat, Ivo Sanader, në takimin që pati me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u prit sot dhe pati një drekë punë me Kryeministrin kroat, Ivo Sanader. Kryeministri Sanader, vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, të cilat tashmë janë aleate dhe partnere strategjike në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe shprehu vullnetin politik të qeverisë që ai drejton për shtimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve më të larta politike.
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë
E Enjte, 05.21.2009, 10:38am

 - "Urdhri i Madh i Mbretit Tomislav me Brez dhe Ylli i Madh i Agimit" iu dorëzua z. Topi nga Presidenti Mesiç, gjatë një ceremonie në Zagreb -

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nderua në Zagreb me “Urdhrin e Madh të Mbretit Tomislav me Brez dhe Yllin e Madh të Agimit”, urdhri më i lartë shtetëror i Republikës së Kroacisë.  Zyra e shtypit pranë Presidentit bëri të ditur se urdhri i akorduar nga Presidenti kroat Stipe Mesië iu dorëzua z. Topi dje në mbrëmje, në një ceremoni zyrtare në Zagreb.  Z.Mesiç vlerësoi kontributin e Presidentit Topi në zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe dy popujve tanë.

Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë
E Mërkurë, 05.20.2009, 07:38pm
Pas anëtarësimit në NATO, Kroacia dhe Shqipëria duhet që ta zhvillojnë tani bashkëpunimin jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në atë të ekonomisë dhe në shumë fusha të tjera, vlerësuan sot presidenti kroat, Stipe Mesiç dhe homologu i tij shqiptar, Bamir Topi, pas bisedimeve në Zagreb.  "Marrëdhëniet tona janë të mira në të gjitha nivelet ndërkohë që tani duhet të përqëndrohemi më shumë në fushën ekonomike", deklaroi Topi. Dy presidentët ranë dakord edhe për faktin se Kroacia dhe Shqipëria e kanë përqëndruar vëmendjen e tyre në përpjekjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mesiç theksoi se pranimi i dy vendeve në NATO përfaqësonte një element të ri në marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Tiranës dhe se ky pranim duhej të shërbente si nxitje për zgjerimin e bashkëpunimit.
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore
E Mërkurë, 05.20.2009, 07:19am

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, vizitën e nënpresidentit amerikan Joe Biden e ka cilësuar si një mesazh të qartë të mbështetjes dhe thellimit të miqësisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës së djeshme në komunën e Vitisë, ku ka inspektuar projektet në realizim dhe ka premtuar ndërtimin edhe të dy shkollave të reja si dhe të palestrës sportive.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit dje në komunën e Vitisë, duke komentuar vizitën e nënpresidentit të SHBA-ve Joe Biden në Kosovë, u shpreh se kjo vizitë është historike dhe mikpritja do të jetë e një protokolli shtetëror, ngase konfirmon mbështetjen dhe thellimin e miqësisë së Kosovës dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

  » Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor
  » Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë
  » Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes
  » U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj
  » Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë
  » Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë
  » Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it
  » Eliot Engel: SHBA po punojnë për njohjen e mëtejshme të Kosovës
  » Reagime për anëtarësimin në FMN
  » Shqipëria u përpoq ta shpëtonte Norbert Joklin nga kthetrat e nazizmit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]