E Enjte, 03.28.2024, 11:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Ndërroi jetë atdhetari i shquar Smajl Haradinaj
E Enjte, 05.07.2009, 11:03am

INA - Të martën, më 5 maj 2009, në Suedi, pas një sëmundje të gjatë, si pasojë e torturave të përjetuara në burgjet jugosllave, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari i palodhshëm, atdhetari i përmasave gjithëkombëtare, mësuesi dhe ish-i burgosuri politik SMAJL (XHEMAJL) HARADINAJ (1943), nga Gllogjani i Deçanit. Smajl Haradinaj është njëri prej ideologëve dhe organizatorëve të shquar të Lëvizjes sonë kombëtare të viteve ’70-’80-të, bashkëveprimtar i Metush Krasniqit, Adem Demaçit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës etj., kryetar i Komitetit të Vendit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën ish-Jugosllavi (LNÇKVSHJ) në Deçan dhe për një periudhë edhe kryetar i të gjitha Komiteteve të Rretheve të LNÇKVSHJ-së që vepronin brenda në Kosovë. I dënuar në gusht të vitit 1981 me 14 vjet burgim për veprimtari atdhetare. Është njëri prej të burgosurve politikë më të torturuar e më të keqtrajtuar në burgjet jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore, por njëherësh është edhe njëri ndër të burgosurit politikë më të pathyeshëm, i cili kurrë nuk u nënshtrua para dhunës serbo-jugosllave. Është i burgosuri i fundit që është liruar pas amnistisë në vitin 1991.

VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ
E Mërkurë, 05.06.2009, 08:38pm
Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, Shoqata “Tropoja”, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” e Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës, përkujtoi me një veprimtari jubilare 60 vjetori i lindjes i poetit, dramaturgut e publiçistit Selim Aliaj, që 10 vjet më parë humbi jetën në mënyrë aksidentale. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm  krijues e interpretues të penës e skenës, deputëtë e diplomatë, përfaqësues të shoqatave nga Tropoja, Labëria, Kosova, Devolli, Struga, Libohova, Ulqini, Golloborda, Përmeti, Kukësi, etj., miq e të afërm të poetit, etj. Fjalën kryesore për jetën e veprimtarinë e tij krijuese e mbajti shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj, njëherazi edhe botues i vëllimit poetik “Muzat e dhimbjes” (2001) të Selim Aliajt.
Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani
E Martë, 05.05.2009, 02:04pm

RTK - Sot në Prishtinë, në 10-vjetorin e vrasjes së atdhetarit dhe politikanit të mirënjohur, Fehmi Agani, nën përkjudesjen e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, është mmbajtur një akademi përkujtimore kushtuar kësaj figure të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ku kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë vendit tonë dhe personalitete tjera nga jeta politike e akademike. “Në atë kohë kur Serbia po tentonte të shëndërronte vendin tonë në një tokë të djegur u shua edhe jeta e profesorit të nderuar, politikanit dhe atëdhetarit të madh të Kosovës, akademik Fehmi Aganit”, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu në akademinë përkujtimore në dhjetëvjetorin e vrasjes së profesor Fehmi Aganit. Ai ka shtuar se kontributi i profesor Aganit është trashëgimi për punën e mëtejme për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshironte profesor Agani. Dhjetë vjetë më parë kur Kosova po kalonte tragjedinë më të madhe në historinë e saj, në pranverën e vitit 1999 e përballur me sulmet ajrore të NATO-s dhe e bindur tashmë se shekullit të sundimit të egër të saj në Kosovë po i vinte fundi, Serbia kreu masakra të papara në shoqërinë civile anekënd Kosovës, tha Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu.

Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik
E Hënë, 05.04.2009, 09:07am
RTK - Sistemi energjetik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë brenda dy vjetësh do të bashkohen në një sistem të përbashkët me mundësi me të mëdha bashkëpunimi sikurse dhe projektet e përbashkëta të investimit në energjetikë. Zyrtarë të Korporatës Elektroenergjetike te Kosovës kanë marrë pjese në panairin ndërkombëtarë të Tiranës mbi teknologjitë dhe cilësinë. Ky panair u shfrytëzua maksimalisht për promovimin e KEK-ut përpara një auditori të rëndësishëm ndërkombëtarë. Drejtori menaxhues i KEK-ut ka thënë se në këtë panair kishte të pranishme shumë kompani prestigjioze evropiane të cilat ishin shumë të interesuara për zhvillimet në të cilat ka hyrë korporata. Ndër-komunikimi mes Fierzës dhe Prizrenit prej 220 kilovatësh brenda 2 vjetësh do të dyfishohet duke i lidhur përfundimisht sistemet energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë
E Shtunë, 05.02.2009, 04:50pm
ATSH/-Kryeministri Berisha përshëndeti sot hapjen e sezonit turistik në vend dhe uroi qytetarët e Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë për një sezon turistik edhe më të suksesshëm. “Së bashku, ne çelim sezonin turistik të Sarandës dhe mbarë Shqipërisë. Sezon, në të cilin Saranda, bregu, Vlora, Durrësi, Velipoja, Shëngjini, Ksamili, i tërë bregdeti shqiptar përgatitet të presë miliona qytetarë dhe qytetare nga vende të ndryshme nga mbarë bota, t’u ofrojë atyre mikpritjen e shkëlqyer shqiptare, t’u ofrojë atyre pasuritë e mëdha kulturore, shpirtërore, fetare dhe të gjithanshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, t’u ofrojë ujërat më të kthjellëta më të pastra, t’u ofrojë shërbimet më të mira,” u shpreh Kryeministri, drejtuar qytetarëve të Sarandës. Kryeministri tha se falë mikpritjes shqiptare dhe mbështetjes që qeveria i ka dhënë zhvillimit të gjithanshëm të vendit, veçanërisht turizmit, vitin e kaluar, në Shqipëri, kanë hyrë 2.7 milion vizitorë, kundrejt 300 mijë gjithsej gjatë gjithë vitit 2004 dhe vetëm Saranda, në verën e kaluar, ia doli të presë 300 mijë turistë, aq sa kishin hyrë në Shqipëri, gjatë vitit 2004.
Të hënën artistët tanë në Moskë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë
E Premte, 05.01.2009, 11:03am
 Zëri shqiptar ka filluar të trondisë Moskën...

Nga Agron SEJAMINI

Po! Po! Ka filluar të tronditet nga zëri i shqiptares, Kejsi Tola, salla e Kremlinit, ku do të organizohet Festivali Europian. Janë 145 mijë shikues që kanë parë deri më sot këngën tonë në internet. Asnjë këngë tjetër pjesëmarrëse në këtë festival, nuk është klikuar më shumë se kaq.

Sa do të rrinë forcat te Kroi i Vitakut?
E Enjte, 04.30.2009, 06:13pm
Evropa e Lirë - Autoritetet janë të vendosura që të sigurojnë rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. Por, ende nuk ka ndonjë plan veprimi, nëse kjo prani e policisë do mbetet atje edhe gjatë procesit të kthimit të banorëve shqiptarë. Në mesin e muajit maj planifikohet të përfundojë rindërtimi i shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. Që nga fillimi, ky rindërtim është përcjellë me incidente, për shkak të kundërshtimit që i bëjnë këtij procesi banorët lokalë serbë. Rindërtimi po vazhdon nën praninë e shtuar të autoriteteve të rendit. Nuk dihet ende nëse këto forca do t’i ruajnë banorët shqiptarë, kur të vendosen në shtëpitë e reja. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se nuk ka ndonjë plan për të ofruar siguri gjatë procesit të kthimit.
Mbi 30 milionë shqiptarë në 83 shtete të botës
E Martë, 04.28.2009, 08:19am

Nga Ramiz LUSHAJ

 

1. Në të gjithë globin tokësor, në të 6 kontinentet e banuar, numri i përgjithshëm i shqiptarëve, në vitin 2007 arrinte në mbi 30 milionë banorë, të cilët janë vendës etnikë në Ballkan, (Ilirikun e dikushëm) dhe të shpërngulur, me dëshirë apo me forcë, në 83 shtete të botës e kohës së sotme.

Në  cilësimin e shqiptarëve në emigrim, në këtë hulumtim studimor, që e ka në proces Akademia Monarkiste Shqiptare, kam parasysh tri kategorizime:

SHBA: Promovohet libri i Balliut "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha"
E Hënë, 04.27.2009, 09:17am
Shkrimtari dhe gazetari shqiptar Fahri Balliu promovoi në Uashington botimin në anglisht të librit të tij “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”,  ku përfshihen disa nga historitë më të fshehta të kësaj gruaje që sipas librit ishte “shpesh ideatorja dhe drejtuesja e vrasjeve dhe persekutimeve të shumë intelektualëve shqiptarë gjatë kohës së komunizmit”. Pushteti i kësaj zonje të zezë, thotë autori i libri, ndihet ende sot, që ajo vazhdon të ushtrojë, në mënyrë indirekte, ndikimin e saj në politikën shqiptare. Gjatë prezantimit të librit në Klubin Kombëtar të Shtypit, autori Fahri Balliu e cilësoi bashkëshorten e ish-diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha jo vetëm si pjesë e makinerisë vrasëse të asaj kohe, por edhe si ideatore të saj. “Në themel të kësaj beteje gjaku ishte zonja Hoxha.” - tha zoti Balliu.
Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve
E Djelë, 04.26.2009, 02:15pm
RTK - Kryetari i ri i Komunës së Gostvarit Rufi Osmani kërkon që mes shqiptarëve dhe maqedonasve të bëhet një marrëveshje të re , e cila për bazë do të kishte ndryshimin e kushtetutës aktuale dhe ridefinimin e Maqedonisë, si një shtet që do të përbëhej nga dy etnitetet më të mëdha që jetojnë në këtë vend. Sipas Osmanit realizimi i kësaj kërkese në do të mbronte bashkësitë etnike nga majorizimi. “Kjo marrëveshje do të nënkuptonte një autonomi të gjerë , jo vetëm të pushtetit politik , por mbi të gjitha të pushtetit financiar, ekonomik fiskal dhe do të nënkuptonte një ndërtim kushtetutar të asaj natyre nëpërmjet të cilës shteti do të funksiononte por njëkohësisht kombet në pakicë nuk do të majorizoheshin nga kombi në shumicë”, theksoi Osmani. Ai thotë se kërkesa për marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase është si pasojë e mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit edhe 8 vite nga miratimi i saj. Këtë kërkesë ai do të synojë ta jetësojë përmes subjektit të ri politik që paralajmëron se së shpejti do ta formojë.
  » Hashim Thaçi: Batalioni Atlantiku imazhi perëndimor i UÇKsë
  » Berisha: Turistët kosovarë këtë verë vijnë në Shqipëri nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës
  » Osman Mula: Pse e dua më shumë Shkodrën se Tiranën
  » I madhi Karl Gega nuk ishte aq i vogël sa të vriste veten
  » Ardian Fullani: Shqipëria duhet medoemos të përfitojë nga fondi që 20 vendet më të fuqishme akorduan për FMN
  » Pavarësia dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
  » Kosovë: Vazhdojnë reagimet ndaj akuzave për krime lufte të UÇKsë
  » Ja 6 letrat e Mjedës dërguar albanologut danez
  » Mbreti Leka Zogu i Parë nis vizitën katërditore në Kosovë
  » BalkanWeb: Shqiptarët iu druhen tërmeteve



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]