E Premte, 03.29.2024, 12:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Gjashtë të vdekur dhe rreth 50 të plagosur shqiptarë nga tërmeti në Itali
E Premte, 04.10.2009, 09:07am
RTK - Nga tërmeti që goditi Italinë kanë humbur jetën gjashtë shqiptarë nga Maqedonia dhe rreth 50 të tjerë nga ky vend janë lënduar. Ekipi i RTK-së ka qëndruar sot në këto familje, të cilat u tronditën nga pasojat tragjike të këtij tërmeti. Ndërkohë, në ndihmë të tyre ka dalë sot edhe Qeveria e Maqedonisë. Gjatë ditës së nesërme pritet që në Maqedoni të sillen kufomat dhe të bëhet varrimi i viktimave.  Tmerrin e tërmetit që goditi Italinë e kanë përjetuar edhe shumë familje shqiptare nga Maqedonia, të cilat jetojnë dhe punojnë atje. Një prej gjashtë viktimave nga Maqedonia është edhe Valbona Osmani nga Negotina e Gostivarit. Ajo nesër duhej të mbushte 13 vjet. Familjarët e saj thonë se një ditë para tërmetit, Valbona iu kishte thënë përmes telefonit se i ka marr leje profesorit, që me 10 prill ditëlindjen të vij ta festoj në vendlindje.
Në vetën e parë Mikele Placido: reportazh për një histori shqiptare në Akuila
E Enjte, 04.09.2009, 12:11pm
Para se të pyes për të, ma tregojnë ata. Osman Mediu është 42 vjeç, murator. Gërvishtjet ia përshkojnë trupin, duart e këmbët e mbështjella me fasho sytë i ka me lotë. Ka në fizik regbisti. Janë njëmbëdhjetë ata që duhet t’i falënderojnë duart e tij dhe shpatullat e tij. Ka guxuar atë që askush prej nesh nuk do të përfytyronte se është e mundur.
Nis të flasë ngadalë e qetë: “Shtëpia ime ishte një grumbull rrënojash, kishte marrë fund. E gjithë familja ime ishte varrosur poshtë saj.
Vikatte gruaja ime.
Por para së gjithash i kam hequr pllakat e çimentos dhe e kam dërguar vajzën time të madhe drejt rrugës. Pastaj kam rendur drejt gruas. Jam dëmtuar, m’i shikoni duart? M’i shikon këmbët? Kur kam mbaruar kam rendur tek Valbona, vajza ime e vogël. Kam gërmuar e kam gërmuar, por nuk mund të bëja asgjë, Valbona nuk lëvizte dhe unë nuk mund ta ndihmoja.“
Valbona kishte vdekur dhe Osmani në vend që ta qajë dhe të mallkojë tokën e qiellin, Italinë dhe punën, të mallkuarën punë që në Tetovë – qytetin e tij – nuk gjendet, ka guxuar deri atje ku askujt nuk mund t’i shkojë mendja.
Toka dridhet në Itali
E Enjte, 04.09.2009, 08:14am

Nga Lavdrim Lita

DIKUSH trokiti mbi tokë dhe natyra hapi gojën dhe ulëriti. Unë u gjenda aty por dëshiroja të isha në Shqipëri. Iu them se pa dashje toka ulëriti në thellësinë e saj të errët. Se dija që  toka ulëritka kaq frikshëm e madje të paralajmëronte një pjellje të kobshme të  djalit të saj apokalips të quajtur shkurt si termet. Kjo tokë Italie, nxori një termet fatzi të shkallës 6 ballë richter mbi tokën e shkretë të qytetit të Abruzzos, në Itali, nga ora 3.32, d.m.th. një tronditje ritmike, shkundëse, lemeritëse që bën gjëmën mbi popullatën e pambrojtur. E kësaj here Italia mori një plagë të pashërueshme në qytetin italian të Aquila-s me 69 mijë banorë, që ishte edhe epiqendra e hiper-tërmetit.

E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq
E Mërkurë, 04.08.2009, 08:39am

Nga Fatos Lubonja, perpjekja.blogspot.com

 

Para disa muajsh në shtypin tonë u botua një dokument i kohës së Luftës, i veçantë për nga makabriteti i vet. Ishte një letër që Nexhmije Hoxha i dërgonte, nga Tirana, Enver Hoxhës në Shtabin e Pergjithshëm. Pjesa më tronditëse e atij dokumenti ishte përdorimi nga Enver Hoxha me shokë i fjalës “dekorim” për ata që ai urdhëronte të pushkatoheshin apo vriteshin pa gjyq. Nga letra në fjalë kuptohet se Enver Hoxha i ka pas dhënë udhëzimin Tiranës që Anastas Plasari, një komunist i grupit të Zjarrit, “të dekorohet”.

Berisha ngre flamurin në selinë e Aleancës
E Martë, 04.07.2009, 08:02am

Bruksel, flamuri shqiptar, i pari në rreshtin e flamujve të NATO-s

Flamuri shqiptar do të ngrihet sot në selinë e NATO-s në Bruksel përkrah flamujve të 27 vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e Aleancës do të jetë kryeministri Berisha, i cili u nis dje në krye të delegacionit shqiptar për në Bruksel. Në këtë ceremoni, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do të jenë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë, të kryesuar nga kryeministri Berisha dhe kryeministri kroat Sanader.

Kryeministri Anëtarësimi në Aleancë mburoja e lirive për të ardhmen e çdo shqiptari
E Hënë, 04.06.2009, 09:34am

150 mijë në shesh për NATO tani me Berishën drejt BE

 

Anëtarësimi në NATO është mburoja e lirive që shqiptarët do të kenë për ndërtimin e të ardhmes së tyre, duke nisur kështu një kapitull të ri jetik. Ky ka qenë mesazhi që u përcolli dje, kryeministri Berisha, qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, por që ishte një mesazh drejtuar çdo shqiptari. "Sot, ne festojmë sëbashku në këtë shesh, 4 Prillin, ditën e parë të anëtarësisë sonë në NATO. Ditën e parë, ditën më të madhe për ne, për Shqipërinë, prej pavarësisë së saj. Gëzuar ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO"

Mohimi - si afirmim negativ i opozitës     Nga Arbër Ahmetaj


E Enjte, 03.26.2009, 09:28pm

Që nga viti 1991, përpjekjet për të vlerësuar dhe analizuar të shkuarën kanë kaluar nëpër një proces të vështirë. Duke lënë anash problemet e shtypit të lirë, pengesat që u bëheshin gazetarëve për të mbërritur tek burimi i informacionit, dhuna që ushtrohej ndaj tyre etj, do të theksoj një vështirësi tjetër: shoqëria shqiptare, nuk ishte e përgatitur, nuk dëshironte të mohohej gjithçka në bllok. Fillimisht kjo u përdor si mjet i sofistikuar nga komunistët për të penguar diagnostikimin real të gjendjes, por me kalimin e kohës, u vlerësua si një përmasë e natyrshme e analizës.

Nderohet post mortem aktorja Adriana Abdullahu
E Mërkurë, 03.25.2009, 07:31pm
QIK - Me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së aktores së re dhe të talentuar, Adriana Abdullahu nga policia serbe, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, e ka nderuar post mortem me një Mirënjohje të veçantë. Në motivacionin e kësaj Mirënjohjeje thuhet: "Në shenjë përkujtimi dhe nderimi të emrit, talentit, artit, sakrificës dhe gjakut të saj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i jep këtë Mirënjohje post mortem aktores Adriana Abdullahu me cilësimin -Engjëll Mbrojtës i Teatrit". Kjo Mirënjohje iu dorëzua mbrëmë, në një mbrëmje përkujtimore në teatrin "Dodona" në Prishtinë, nënës së aktores Adriana Abdullahu, zonjës Jalldëze Abdullahu, nga këshilltari politik i Ministrit Valton Beqiri, regjisori Bekim Lumi. Voal-online.
Dhjetë vjet nga bombardimet e NATOs
E Mërkurë, 03.25.2009, 08:06am

BBC - Edhe dhjetë vjet pas, fillimi i fushatës ajrore të NATO-s ndaj objektivave serbe vazhdon të mbetet ngjarje kundërthënëse mes shqiptarëve dhe serbëve. Shqiptarët e Kosovës e kanë cilësuar atë si ngjarjen më të madhe historike, kurse për serbët, fushata ajrore ishte gabimi më i madh historik. Pas një varg përpjekjesh për të arritur një marrëveshje të negociuar mes Prishtinës e Beogradit dhe dy konferencave të dështuara në Rambuille dhe Paris, Aleanca Veriatlantike vendosi të nisë një fushatë ajrore kundër objektivave serbe. Pikërisht në ditën e sotme, dhjetë vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, avionët e NATO-s, pak para orës 20 qëlluan një numër objektivash të ushtrisë e policisë serbe në disa nga qytetet e mëdha në Serbi, Kosovë e Mal të Zi. Dy ditë më herët, misioni verifikues, që vepronte nën ombrellën e OSBE-së, lëshoi Kosovën, dhe ofensiva serbe kundër, siç u tha, forcave të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshiu gjithë territorin kosovar.

Tinguj pranverorë mbi varrin e Tish Dajisë
E Enjte, 03.19.2009, 10:47am
Nga Flori Slatina


Ai ishte aq energjik, i palodhur dhe mjaft dashamirës.
Ata që e njihnin e adhuronin, jo vetëm për kulturën e gjerë, për atësinë e tij, por edhe për atmosferën që dinte të krijonte në bisedat e përbashkëta. Në atë varr të thjeshtë të Sharrës, me mijëra e mijërave të tjerëve, pranë të panjohurve por edhe ish-kolegëve të tij, pranë dëgjuesve e spektatorëve që e duartrokitën gjatë Daija prehet i qetë, se jetoi vrullshëm, krijoi vepra që i kanë rezistuar kohës dhe la pas emrin e tij, atë emër që gdhendet në mermerin e bardhë të varrit, mbi barin jeshil në fund të të cilit një selvi e vogël ka mbirë, si për të treguar se  jeta vazhdon, se ai fidani që ai mbolli në jetën e vet rritet, ka hedhur shtat.

  » 508 metra që të dyja anët e tunelit të bashkohen
  » 60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi
  » 95 vjet më parë zbarkonte në Durrës Princi i Shqipërisë Vilhelm Vid
  » Zëdhënësi i Partisë Demokratike shprehet për njëjvetorin e Gërdecit
  » Komuniteti shqiptaroamerikan në Nju Jork nderon Petrit Kupin
  » Ramadan Sokoli figurë e ndritur e kulturës kombëtare
  » Kompania çeke fitoi tenderin për kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë
  » GJERGJ KASTRIOTI, HEROI NË KËNDVËSHTRIMIN E SHKRIMTARËVE TË HUAJ
  » Me "Natën e Zjarreve" mbrëmë u përmbyll manifestimi Epopeja e UÇKsë
  » Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të orientuara drejt objektivave integruese



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]